Projekti amerikan i gazit, ja si përgjigjet Albulena Haxhiu

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk e ka parë thirrjen e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.

Duke folur për media, Haxhiu u përgjigj shkurtimisht kur u pyet për këtë çështje, duke thënë se nuk është në dijeni të thirrjes.

“Nuk e kam parë, nuk e kam parë”, deklaroi shkurtimisht ajo.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka përsëritur thirrjen që Kosova t’i bashkohet projektit të gazit amerikan.

Pushimet kthehen në tragjedi: Vdes 3-vjeçari pasi ra në pishinë

Një djalë trevjeçar nga Britania e Madhe ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një pishinë gjatë pushimeve me familjen në afërsi të Costa del Sol, në Spanjë.

Alarmi u dha rreth orës 08:30 të mëngjesit në një shtëpi pushimi rurale në fshatin Periana, i cili ndodhet në rajonin La Axarquaa, rreth 50 kilometra në verilindje të Malaga. Fëmija po qëndronte aty së bashku me prindërit e tij, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore, ndërsa u angazhua edhe një helikopter për të ndihmuar operacionin e shpëtimit.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës, jeta e vogëlushit nuk mundi të shpëtohej dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Civil Guard ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, por burime pranë hetimit kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë tregues që sugjeron përfshirje kriminale.

“Hetuesit janë ende në pritje të rezultateve të autopsisë, por gjithçka tregon se bëhet fjalë për një aksident tragjik”, tha një burim.

Sipas mediave lokale, djali ishte fëmija i vetëm i çiftit britanik, i cili është shkatërruar emocionalisht nga kjo humbje e rëndë. Raportohet se familja kishte mbërritur në fermën ku po pushonte vetëm një ditë më parë.

Artan Behrami kërkon nga Prokuoria hetim për dyshimet mbi votat e diasporës

Deputeti i zgjedhur Artan Behrami ka kërkuar nga Prokuroria që të zhvillojë një hetim të plotë lidhur me pretendimet për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave të diasporës.

Behrami ka deklaruar se gjatë gjithë procesit ka pranuar ankesa nga numëruesit për zarfa të hapur, zarfa të dyshimtë dhe dyshime për mundësi manipulimi të votave.

Ai ka ftuar të gjithë personat që kanë parë, verifikuar apo posedojnë informacione për parregullsi të mundshme që t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente.

Sipas tij, integriteti i procesit zgjedhor duhet të mbrohet dhe çdo dyshim duhet të sqarohet përmes një hetimi transparent.

Pakënaqësitë në LDK, lajmërohet Paris Guri- Godet disa nga bashkëpartiakët e tij

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka goditur disa nga bashkëpartiakët e tij të cilët po kërkojnë reforma të brendshme në këtë subjekt politik.

Guri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ata që po kërkojnë reforma në LDK, siç u shpreh ai, i dëgjon nëpër qoshe duke folur me pesimizëm për partinë, shkruan Insajderi.

“Interesante se si, për tri palë zgjedhje radhazi, sapo përfundon procesi zgjedhor, më të zëshmit bëhen pikërisht ata që nuk i sheh askund gjatë fushatës. Nuk i sheh në terren, nuk i sheh në organizim, nuk i sheh në asnjë betejë politike. Përkundrazi, i dëgjoje nëpër qoshe duke folur me më shumë pesimizëm për LDK-në sesa vetë kundërshtarët tanë”, ka thënë ai.

Guri thotë se LDK’ja u rrit “kur shumë të tjerë kishin zgjedhur vetëm të komentonin dhe të prisnin fundin e procesit për t’i bërë publike po ato komente”.

Bashkëpartiaku i Gurit, Arben Gashi, ka kërkuar reforma të brendshme në LDK pas procesit zgjedhor.

“Është koha që LDK-ja të hapë një proces të ri zgjedhor të brendshëm, demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës. Një proces që bashkon, jo që përjashton. Që prodhon besim, jo ndarje. Që nxjerr në pah vlerat dhe energjinë më të mirë të partisë sonë”, ka shkruar mbrëmë Gashi në Facebook. /Insajderi.org/

 

Vazhdon përplasja brenda LDK-së, nga krahu i Përparim Ramës kërkohet dorëheqja e Lumir Abdixhikut: Zgjedhje e lidership i ri

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, po vazhdon të sjellë pakënaqësi e përplasje përbrenda LDK-së. Së fundmi, nga krahu i Përparim Ramës kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë, Lumir Abdixhiku.

Është Bajram Gecaj ai i cili ka shkruar se LDK-ja ka nevojë për “dorëheqje përnime” dhe lidership të ri.

Gecaj tashmë disa herë publikisht ka dalë në përkrahje të punës së Përparim Ramës në nivelin lokal, duke shkruar se duhet të merret si shembull edhe për ndërtimin e strategjisë për rikthimin e LDK-së.

Gecaj  në postimin e fundit, ka thënë se Abdixhiku duhet të hapë rrugë për zgjedhjen e një lideri të ri të partisë.

“Unë i përkas atij eshaloni njerëzish që kanë besuar fuqishëm në lidershipin e Lumir Abdixhikut dhe që e kemi përkrahur me bindje të plotë, edhe atëherë kur shumë qendrestarë na thoshin se po gabonim. Sot ka ardhur momenti ta falënderojmë për mundin, përkushtimin dhe kontributin e tij, dhe në mënyrën më qytetare e më dinjitoze t’i kërkojmë të hapë rrugë për provën tonë të radhës, zgjedhjen e një lideri të ri”, ka shkruar Gecaj ndër të tjera.

Postimi i plotë:

DORËHEQJE PËRNIME …
… dhe fillim i procesit për zgjedhjen e lidershipit të ri. Në fakt, këto zgjedhje dëshmuan se ky proces është dashur të nisë që në Kuvendin e 31 janarit. Megjithatë, për procese të mira dhe të nevojshme asnjëherë nuk është vonë.
Unë i përkas atij eshaloni njerëzish që kanë besuar fuqishëm në lidershipin e Lumir Abdixhikut dhe që e kemi përkrahur me bindje të plotë, edhe atëherë kur shumë qendrestarë na thoshin se po gabonim. Sot ka ardhur momenti ta falënderojmë për mundin, përkushtimin dhe kontributin e tij, dhe në mënyrën më qytetare e më dinjitoze t’i kërkojmë të hapë rrugë për provën tonë të radhës, zgjedhjen e një lideri të ri.
Edhe unë personalisht e kam provuar dy herë garën parlamentare. Herën e parë isha shumë afër, ndërsa herën e dytë pak më larg. Megjithatë, reflektova dhe vendosa të mos hyj më në garë, ndonëse dega ime më kishte ofruar përsëri kandidimin dhe dëshira ime për t’u zgjedhur deputet ishte e madhe. Doja të përballesha fuqishëm me gjithë atë orkestër servilësh në Kuvendin e Kosovës. Por populli thotë se “nuk ka gjë më të mençur sesa t’ia dish takatin vetes.”

AAK-ja asnjëherë nuk ka kaluar në vendin e parë apo të dytë dhe si e tillë është pajtuar me pozitën e tretë apo të katërt. Por ne nuk mund të pajtohemi me këtë realitet, sepse ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës. Jemi partia e parë demokratike në Evropën Lindore dhe këtë duhet ta dëshmojmë vazhdimisht.

Koha dhe rrethanat kërkojnë nga ne të ndërtojmë një proces dinjitoz: ta përcjellim me respekt lidershipin e kaluar dhe ta zgjedhim me vizion, energji dhe besim lidershipin e ri. Vetëm kështu mund ta rikthejmë LDK-në aty ku e ka vendin, në ballë të besimit qytetar dhe të udhëheqjes së shtetit.

 

Invalidi i luftës kritikon pushtetin: Ndihem i anashkaluar prej shtetit tim
Invalidi i luftës, Qerim Gjoci, në emisionin “Ora Shtatë” ka shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen sot liria dhe vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se ndihet i fyer, i diskriminuar dhe i anashkaluar nga shteti, jo vetëm si individ, por edhe në emër të ish-luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-ushtari thotë se s’ka gjë më të turpshme e më jonjerëzore fyerja e ofendimi ndaj vlerave më sublime të vendit.

Sinqerisht ndihem i fyer, ndihem i diskriminuar, ndihem i anashkaluar prej shtetit tim, jo vetëm si individ, jo si Qerim, por po e them edhe në emrin e të gjithë çlirimtarëve të tjerë në këtë drejtim, nuk ka diçka më të turpshme, më jonjerëzore, më jomorale që të luhet dhe të bëhet fyerje në drejtimin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jo vetëm ndaj atyre që kanë dhënë gjymtyrë të trupit dhe gjak, por edhe te ai ushtari më i thjeshti”, u shpreh Gjoci në Klan Kosova.

U rrokullis me traktor, vďes një person

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Ruboc të Kamenicës me datë 17.06.2026 rreth orës 18:35, ku një person është rrokullisur me traktor.

Policia njofton se viktima si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Këta janë 22 deputetët e PDK’së që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e PDK-së që pritet të përfaqësojnë këtë parti në legjislaturën e ardhshme janë:

Bedri Hamza

Përparim Gruda

Arian Tahiri

Uran Ismaili

Vlora Çitaku

Sala Jashari

Ganimete Musliu

Enver Hoxhaj

Arben Mustafa

Rrahman Rama

Mërgim Lushtaku

Elmi Reçica

Besa Kabashi Ramaj

Jakup Nura

Eman Rrahmani

Altin Krasniqi

Artan Behrami

Fadil Demaku

Blerta Deliu Kodra

Rrustem Mustafa

Eliza Hoxha

Ariana Musliu Shoshi

KQZ vendos të rinumërohen 185 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që brenda 10 ditësh të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Fletëvotimet e fundit që janë numëruar të mërkurën i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës dhe të votimit me kusht si dhe të personave me nevoja të veçanta. Po në këtë ditë, me qëllim të verifikimit të saktësisë, KQZ ka vendosur që të rinumërojë 185 vendvotime, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se nëse nuk do të ketë ankesa brenda 48 orëve për administrimin e numërimit nga dita e fundit, atëherë KQZ do të shpall këto rezultate.

Elezi ka treguar se gjatë ditës së mërkurë, KQZ ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka vendosur për të rinumëruar 185 vendvotimet e rregullta, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendra Komunale.

“Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”, tha Elezi.

53 deputetët e LVV që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme janë:

Albin Kurti
Glauk Konjufca
Albulena Haxhiu
Hekuran Murati
Donika Gërvalla Schwarz
Xhelal Sveçla
Ejup Maqedonci
Avni Dehari
Hajrulla Çeku
Mimoza Kusari Lila
Shqipe Mehmeti Selimi
Andin Hoti
Arben Vitia
Ilir Kërçeli
Saranda Bogujevci
Osman Musliu
Nezir Kraki
Alban Bajrami
Arton Konushevci
Edona Llalloshi
Mefail Bajqinovci
Ardian Gola
Armend Baloku
Armend Muja
Arbëreshë Kryeziu Hyseni
Arbër Rexhaj
Rufki Suma
Fitore Pacolli Dalipi
Blerim Gashi
Artane Rizvanolli Berisha
Adriana Matoshi
Agim Bahtiri
Arjeta Fejza
Taulant Kelmendi
Arbërie Nagavci
Krenare Çerkini
Dimal Basha
Liza Gashi
Labinotë Demi Murtezi
Artan Abrashi
Adnan Rrustemi
Adelina Grainca
Valon Ramadani
Salih Zyba
Enver Haliti
Fatmire Kollçaku
Valon Hoti
Valon Peci
Drita Pajaziti
Jeton Raka
Sylejman Meholli
Vigan Qorrolli
Fjolla Ujkani