div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-150 category-paged-150 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Isa Mustafa: Kadri Veseli tha më mirë shkojë vet në Speciale, sesa me i qu shokët

Ish-kryeministri Isa Mustafa në një intervistë foli për procesin gjyqësor në Hagë, shkruan Demos.

Ai deklaroi se ish-kryetari i PDK-së i kishte thënë se “më mirë shkojë vet në Speciale, sesa me i qu shokët”.

Deklarata e plotë:

VIDEO

 

Vendos Surpremja: Kjo komunë në rinumërim

Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar ankesën e kandidatit të AAK-së për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi, dhe e ka kthyer çështjen në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave në rivendosje.

Supremja ka vlerësuar se rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të vërtetuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

“Në rivendosje, PZAP, udhëzohet që të shqyrtoj edhe njëherë udhëzimet e dhëna nga kjo gjykatë, pretendimet ankimore të ankuesit, provat e deponuara dhe të procedojë tutje në hetimin e këtyre pretendimeve përkatëse që të sigurojë që mos të cenohet integriteti i procesit zgjedhor dhe secila votë të shkojë në destinimin e synuar dhe mos të ketë devijim të vullnetit të qytetarëve. Nga theksimet si më lartë dhe në bazë të nenit 118 paragrafi 4, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi”, thuhet në vendimin e Supremes.

Gashi kishte kërkuar të rinumërohen votat në vendvotimet në shkollën fillore “Hysni Zajmi, 0606/03, 0606/04 dhe 0606/05, si dhe në shkollën “Trepça” në Banjë të Pejës, 0602/02, 0602/03, 0602/05, 0602/06, 0602/07, si dhe të rishikohen votat me postë në komunën e Istogut.

PZAP e kishte refuzuar këtë ankesë, por Supremja ka kthyer rastin në rivendosje.

Gashi ka marrë 194 vota në zgjedhjet për asamble dhe ishte i katërti nga më të votuarit nga radhët e AAK-së. AAK-ja i ka fituar dy ulëse.

Musliu për Osmanin: Sot e nxorre sheshit se je këmbë e kokë nën urdhrat e Dejonës

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vendimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani që zgjedhjet të mbahen me datën 28 dhjetor, duke i përmbushur kërkesën VV-së dhe Guxo-së.

Musliu në postimin e saj tha se Vjosa Osmani po vepron nën urdhëratë e zyrtares ë VV-së, Dejona Mihali, transmeton lajmi.net.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones.”, shkroi Musliu në postimin e saj në Facebook.

Latifi kritik pas caktimit të datës së zgjedhjeve: Bota feston, ne numërojmë vota, dëshmi se kemi dalë nga binarët
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila ka caktuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve.

Latifi u shpreh se, në një kohë kur e gjithë bota normale shkon në pushim për festat e fundvitit, Kosova do të shkojë në zgjedhje. Ai shtoi se nata e ndërrimit të motmoteve mund të na gjejë duke numëruar votat dhe, sipas tij, madje edhe duke manipuluar rezultatet.

“Kur e gjithë bota normale dhe e civilizuar shkon në pushim për festat e fundvitit, ne do të shkojmë në zgjedhje, dhe nata e ndërrimit të motmoteve do të na gjejë duke numëruar vota dhe, sipas mundësive, edhe duke manipuluar rezultate,” ka shkruar Latifi.

Ai theksoi se ky zhvillim është një tjetër shenjë se vendi ka dalë jashtë binarëve të normalitetit.

“Kjo është edhe një shenjë tjetër që tregon se kemi dalë jashtë binarëve të normalitetit, dhe derisa ta thyejmë kokën fort diku, nuk kemi për ta marrë vesh këtë”, shtoi ai.

 

Ankesa e PDK-së për rivotim në Mitrovicë, Surpremja merr vendimin

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim në Mitrovicë të Jugut.

PDK u ankua ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 14.11.2025, përmes së cilit u refuzua si e pabazuar ankesa me të cilën kjo parti kërkonte rivotim dhe pretendonte se kishte “tren bullgar” të vjedhjes së votave në Mitrovicë të Jugut.

 

 

“Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e PDK-së, kjo e fundit, ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, duke kërkuar të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që brenda afatit të caktuar ligjor të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse. Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes,  e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së”, thuhet në vendim.

Tutje thuhet se nuk ka prova që tregon se ka pasur shkelje që mund të cenojnë procesin zgjedhor.

 

 

“Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, sqaron tutje Gjykata Supreme.

Trafiku Urban ngreh alarmin: Rrezikohet pezullimi i transportit publik

“Trafiku Urban” njofton se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.

“Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët”.

“Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt. “Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe apelon për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë”.

Caktimi i zgjedhjeve me 28 dhjetor, reagon Kurti

Kreu i LVV-së, Albin Kurti,ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e 28 dhjetorit si datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kurti ka thënë se kjo datë është më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, tha ai.

Zgjedhjet më 28 dhjetor, reagojnë nga PDK-ja
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se vendimi i Presidentes në caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor është i njëanshëm, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se kjo datë “mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës”.

Reagimi:

Data e zgjedhjeve u përcaktua 28 Dhjetor. Le ta shndërrojmë këtë ditë në momentin e rikthimit të përgjegjësisë, maturisë dhe vizionit politik që i duhet Republikës sonë.

Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës.

Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë.

Diasporën tonë e mirëpresim me zemër të hapur.

Vota juaj nuk është vetëm numër është forcë, është përgjegjësi dhe është pjesë e pandashme e rrugës sonë politike.
Bashkë për Kosovën!

A po i shkon Osmani në linjë dëshirave të Kurtit? Kjo është përgjigjja e Presidentes

Në konferencë për media, ku dhe shpalli 28 dhjetorin si datë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Presidentja Vjosa Osmani ka folur edhe për akuzat e shumta në drejtim të saj se po i shkon në linjë dëshirave të Kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

Sipas Osmanit, diçka e tillë nuk qëndron, pasi ajo tha se në vitin 2021 kishte marrë si datë për zgjedhje lokale atë që kishte propozuar opozita atë kohë.

Ajo tha se edhe pse gjatë këtyre pesë viteve ka pasur qëndrime të kundërta me ato të qeverisë, siç tha Osmani sërish është akuzuar për diçka të tillë.

“Siç kanë thënë disa njerëz më të mençur se ne “nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në vitin 2021 kur partia në pushtet që kishte me shume se 50% të votave, kërkonin që unë ta shtyeja datën e zgjedhjeve lokale, dhe kishim opozitë më të vogël, une vendosa ne favor te opozitës, që mos te shtyhej data. Edhe pse e zgjodha datën e favorshme për opozitën u akuzova se po ia bëj qefin Kurtit. Ka dhjetëra raste përgjate këtyre pesë viteve, që përkundër faktit qe kam dalur me qëndrime të kundërta me ato të Qeverisë, përseri s’ju kam rënë taman, përsëri kanë akuzuar, përkundër këtyre akuzave që do të votojnë unë do të qendroj edhe shume gjatë duke mbrojtur interesin e qytetareve. ata qe akuzojne pa lexuar, pa analizuar dhe pa menduar gjate eshte mire te mendojne qe edhe pas zgjedhjeve do vine te une per te kerkuar mandatain. Është mire që gjuha qe perdoret të jetë brenda suazës së normales, opr detyrë është të sigurohem që kemi nje datë kur zgjedhjet mund te organizohen”, tha Osmani.

“Mos harroni që cilindo president do ta kishte zgjedhur një datë kur parashishet pjesëmarrje më e madhe, siç e kërkon demokracia. Nuk kerkon demokracia kur kemi pjesëmarrje me të vogël e kemi probleme për organizimin e tyre”, tha tutje Osmani.

“Një president i pëergjegjshëm zgjedh datën më të mirë pavaresisht dëshirave qe mund të shprehen, kështu që akuzat vazhdojnë”, tha Presidnetja Osmani në konferencë.

Osmani cakton datën e zgjedhjeve

Presidentja e vendit ka caktuar datën 28 dhjetor për zgjedhjet e përgjithshme.

“Thirrja ime për partitë është të bëni fushatë dinjitoze. Pas dekretit për shpërndarje i vjen rendi diskutimit për datën e zgjedhjeve. 21 dhe 28 dhjetor mund të bëhen zgjedhjet. Pas konsultimit me partitë dhe KQZ-në, data e vetme e mundshme është 28 dhjetor”, tha Osmani, përcjell Insajderi.

Osmani sot mbajti një takim me liderët partiakë për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit.

Më herët Presidenca njoftoi për shpërndarjen e Kuvendit.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”.