Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreshteri i PK-së, Gëzim Millaku, është kthyer në punë.

Ai ishte suspenduar sepse në Polici, si dëshmitar i vendit të ngjarjes, kishte thënë se vetura e Kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk e ka rrezikuar eskortën e Kryeministrit Albin Kurti, siç pretendonte ky i fundit.

Përfundimi i masës së suspendimit, sipas Policisë, ka përfunduar para disa dite.

“Lidhur me kërkesën tuaj u njoftojmë se sipas procedurave zyrtarit në fjalë i është ndërprerë masa e suspendimit me datën 02.07.2026 dhe ka filluar punën në PK”, kanë thënë nga Policia për Lajmi.net.

Abazi me akuza të forta ndaj Kurtit: Është në mision për shpërbërjen e Republikës së Kosovës

Ish-deputeti Haki Abazi ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai është në një mision për shpërbërjen e Republikës së Kosovës.

I ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, Abazi tha se këtë pretendim e mbështet, sipas tij, edhe fakti që Kurti viziton Greqinë, një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kurti është në misionin e tij të shpërbërjes së Republikës së Kosovës, kjo po vërtetohet realisht. Arsyeja që shkon në Greqi është se Greqia nuk e njeh Kosovën, kjo është fakt që Kurti nuk e njeh Republikën e Kosovës, Kurti është brenda Republikës për të shpërbërë Republikën. Për tri vite në mënyrë graduale është duke hequr copë-copë atribute të shtetit”, tha Abazi.

Ai pretendoi gjithashtu se mungesa e funksionalitetit të Kuvendit për një periudhë të gjatë është një tjetër dëshmi e asaj që ai e cilëson si shpërbërje të shtetit.

“Për tre vite shtet parlamentar pa Kuvend, tregon që realisht është në shpërbërje të Republikës. Sulmi mbi sistemin e drejtësisë, sulmi mbi Gjykatën Kushtetuese, është atak mbi Kushtetutshmërinë e Republikës. Të gjithë ata që besojnë në Republikën e Kosovës, të gjithë ata që është baza e mendimit të krijimit të Republikës së Kosovës, prej presidentit Rugova dhe partisë që ai ka lënë prapa dhe mendimtarët që mendojnë që Republika e Kosovës është rruga drejt avancimit të interesave të shqiptarëve në Kosovë, janë armiq të Albin Kurtit. Për 6 vite as edhe një angazhim të vetëm për njohjen e Republikës së Kosovës”, deklaroi ish-deputeti Haki Abazi.

Mjeku ďënohet me bur’gim të përjetshëm për vr’asjen e 15 pacientëve

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve të tij.

Një gjykatë në Berlin e shpalli 41-vjeçarin, të identifikuar vetëm si Johannes M. në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, fajtor për vrasjen e 12 grave dhe 3 burrave midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024, shkruan BBC.

Autoritetet besojnë se këto vrasje mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Prokurorët aktualisht po hetojnë dhjetëra incidente të tjera që përfshijnë mjekun.

Viktimat e tij ishin midis moshës 25 dhe 94 vjeç. Gjykata dëgjoi se të gjithë ishin në gjendje kritike, por se vdekja e tyre nuk ishte e afërt.

Haxhiu tregon se kur do të thirret seanca konstituive

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, është deklaruar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Haxhiu tha se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën tonë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se vota e qytetarëve, tashmë ka marrë formën përfundimtare institucionale.

“Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale”, është shprehur ajo.

Haxhiu ka falënderuar institucionet zgjedhore dhe të gjithë akterët që kanë kontribuar në organizimin dhe përmbylljen e procesit zgjedhor, duke vlerësuar punën e tyre si të rëndësishme për funksionimin demokratik të vendit.

“Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për hapat e ardhshëm, ushtruesja e detyrës së presidentes ka theksuar se formimi i institucioneve të reja duhet të bazohet në përgjegjësi dhe respektim të vullnetit qytetar.

“Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, ka thënë Haxhiu.

Pas certifikimit të rezultateve, pritet që institucionet e reja të ndjekin procedurat kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe më pas për krijimin e strukturave të reja qeverisëse.

KQZ certifikoi rezultatet, ja se kush janë 120 deputetët e rinj të zgjedhur

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare, duke vulosur përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me 53 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me shtatë mandate. Pjesa tjetër e ulëseve u takojnë partive të komuniteteve joshumicë.

Lëvizja Vetëvendosje – 53 mandate

Albin Kurti
Glauk Konjufca
Albulena Haxhiu
Hekuran Murati
Donika Gërvalla-Schwarz
Xhelal Sveçla
Avni Dehari
Ejup Maqedonci
Hajrulla Çeku
Mimoza Kusari-Lila
Shqipe Mehmeti Selimi
Andin Hoti
Ilir Kërçeli
Arben Vitia
Saranda Bogujevci
Osman Musliu
Nezir Kraki
Alban Bajrami
Arton Konushevci
Edona Llalloshi
Mefail Bajqinovci
Ardian Gola
Armend Baloku
Armend Muja
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni
Arbër Rexhaj
Rufki Suma
Blerim Gashi
Fitore Pacolli-Dalipi
Artane Rizvanolli-Berisha
Adriana Matoshi
Agim Bahtiri
Arjeta Fejza
Taulant Kelmendi
Arbërie Nagavci
Krenare Çerkini
Dimal Basha
Liza Gashi
Labinotë Demi-Murtezi
Artan Abrashi
Adnan Rrustemi
Adelina Grainca
Valon Ramadani
Salih Zyba
Enver Haliti
Fatmire Kollçaku
Valon Hoti
Valon Peci
Drita Pajaziti
Sylejman Meholli
Jeton Raka
Vigan Qorrolli
Fjolla Ujkani

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 mandate

Bedri Hamza
Përparim Gruda
Arian Tahiri
Uran Ismaili
Vlora Çitaku
Sala Jashari
Ganimete Musliu
Enver Hoxhaj
Arben Mustafa
Rrahman Rama
Mërgim Lushtaku
Elmi Reçica
Besa Kabashi-Ramaj
Jakup Nura
Eman Rrahmani
Altin Krasniqi
Artan Behrami
Fadil Demaku
Blerta Deliu-Kodra
Rrustem Mustafa
Eliza Hoxha
Ariana Musliu-Shoshi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 mandate

Vjosa Osmani
Lumir Abdixhiku
Doarsa Kica-Xhelili
Hykmete Bajrami
Avdullah Hoti
Ukë Rugova
Kujtim Shala
Anton Quni
Lutfi Haziri
Armend Zemaj
Besian Mustafa
Janina Ymeri
Ermal Sadiku
Jehona Lushaku-Sadriu
Arben Gashi
Albena Reshitaj
Fadil Hadergjonaj
Paris Guri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 mandate

Ardian Gjini ka hequr dorë nga mandati dhe zëvendësohet nga Bekë Berisha.
Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati dhe zëvendësohet nga Burim Ramadani.

Ramush Haradinaj
Besnik Tahiri
Time Kadrijaj
Albana Bytyqi
Teuta Haxhiu
Bekë Berisha
Burim Ramadani

Lista Serbe – 9 mandate

Zlatan Elek
Igor Simiq
Sërgjan Popoviq
Slavko Simiq
Jovana Radosavljeviq
Liljana Stefanoviq
Milan Joksimoviq
Branislav Nikoliq
Tanja Vujoviq
Partitë e komuniteteve të tjera

Koalicioni Demokratik i Turqve të Kosovës (KDTP)
Fikrim Damka
Fatma Taçi

Za Slobodu, Pravdu i Opstanak (ZSPO)
Nenad Rashiq

Koalicija Vakat
Rasim Demiri

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
Elbert Krasniqi

Nova Demokratska Stranka (NDS)
Emilija Rexhepi

Socijaldemokratska Unija (SDU)
Duda Balje

Partia Ashkalinjve për Integrim (PSA)
Artan Asllani

Partia Liberale Egjiptiane (PLE)
Veton Berisha

Jedinstvena Goranska Partija (JGP)
Adem Hoxha

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK)
Albert Kinolli

Mbetet të shihet se kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të zgjedhur e popullit të japin betimin dhe të marrin zyrtarisht mandatin, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit më pas.

KQZ vulos rezultatet përfundimtare, ja sa ulëse i takojnë secilës parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Me këtë rast, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në mbledhjen e sotme bëri të ditur se sa ulëse kanë zënë secila parti.

VV me 53 ulëse

PDK me 22 ulëse

LDK me 18 ulëse

Lista Serbe me 9 ulëse

Aleanca me 7 ulëse

U prangos në Aeroportin e Prishtinës, ky është i dyshuari që kanosi Xhelal Sveçlën

Remzi Hajzeraj është personi i kërkuar nga organet e rendit që është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, menjëherë pas hyrjes në Kosovë, pasi dyshohet se kishte kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Remzi Hajzerajn, rreth 43-vjeçar u arrestua më 7 korrik, rreth orës 14:40, në bazë të një urdhër-kërkimi aktiv.

Sipas burimeve, ai kërkohej në kuadër të hetimeve për veprën penale “Kanosje”, lidhur me një rast të regjistruar më 9 nëntor 2025, ku dyshohet se përmes rrjetit social Facebook kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.

Pas arrestimit në aeroport, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndryshon renditja te Aleanca – këta janë dy deputetët e rinj

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini e anëtari i kryesisë së saj, Daut Haradinaj, kanë refuzuar mandatin e deputetit të fituar nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se Ardian Gjini e Daut Haradinaj kanë refuzuar mandatin e deputetit.

Në mbledhjen e KQZ-së u vendos që Gjini e Haradinaj të zëvendësohen me kandidatët tjerë në listën e Aleancës që kanë marrë më së shumti vota.

Kësisoj u vendos që mandati i Ardian Gjinit të zëvendësohet me Bekë Berishën, ndërsa në vend të Daut Haradinajt, Aleancën në Kuvend do të përfaqësojë Burim Ramadan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën bëri edhe certifikimin e rezultatit zgjedhor nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Rron Gjinovci: Nuk më intereson a je veteran apo komandant, nëse e dëmton vendin

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar ata që, sipas tij, fshihen pas statusit të veteranit apo luftës çlirimtare për të shmangur përgjegjësinë.

Në një postim në Facebook, Gjinovci ka deklaruar se nuk e intereson nëse dikush është veteran apo jo, nëse, sipas tij, u shërben oligarkëve, abuzon me pushtetin ose vepron kundër interesave të vendit.

“Une nuk gërrzhitna hiç a osht dikush veteran, a kulshedër, a çka të doni ju.

Me i shërby oligarkëve, ose si do komandanta me vjedh venin tond, a si do tjerë me i shërby Serbisë e masanej mu mshef mas flamurit, luftës çlirimtare e ku ta di une, me mu s’ju dhezë.

Tash bajuni”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Mirlind Behluli: AUV inspektoi disa qumështore, pse vetëm VITA u bë çështje politike?

Gazetari Mirlind Behluli ka ngritur disa pyetje lidhur me inspektimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në sektorin e qumështit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se, sipas një anëtari të Bordit të Shoqatës së Fermerëve, mostrat për analiza nuk janë marrë vetëm në qumështoren VITA, por edhe në disa qumështore të tjera.

“Një anëtar i Bordit të Shoqatës së Fermerëve paska thanë sot që mostrat për analizat nuk janë marrë veç nga qumështorja VITA, por edhe nga shumë qumështore të tjera”, ka shkruar Behluli.

Ai shtroi pyetjen pse, sipas tij, nuk ka pasur reagime nga qumështoret e tjera dhe pse vetëm rasti i VITA-s është shndërruar në debat politik.

“Pse s’ka asnjë reagim nga këto qumështore? Pse u bo kaq e madhe veç puna e VITA-s? Pse një inspektim krejt teknik – i kryer në disa qumështore – u shndërru në luftë politike nga disa media?”, shkroi ai.

Në fund të postimit, Behluli hodhi edhe një dyshim, duke pyetur nëse kjo mund të lidhet me financimin e disa mediave, por shtoi se nuk ka një përgjigje për këtë.

“Ndoshta lidhet me financimet e këtyre mediave nga Devolli? Ndoshta, nuk e di :P”, përfundoi ai.

Postimi i tij i plotë:

Nje anetar i Bordit te Shoqates se Fermereve paska thane sot qe mostrat per analizat nuk jane marre vec nga qumeshtorja VITA, por edhe nga shume qumeshtore te tjera. Pse s’ka asnje reagim nga keto qumeshtore? Pse u bo kaq e madhe vec puna e VITA-s? Pse nje inspektim krejt teknik – i kryer ne disa qumeshtore -, u shnderru ne lufte poltike nga disa media? Ndoshta lidhet me financimet e ketyre mediave nga Devolli? Ndoshta, nuk e di 😛