Pas publikimeve, përhapen video të reja të vajzave ďhunuese

Ndërsa ngjarja e rëndë në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik, një tjetër fenomen po aq shqetësues po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Në rrjet kanë filluar të qarkullojnë video të tjera nga momenti i ngjarjes, ku shfaqet qartë fytyra e viktimës 17-vjeçare, duke i shtuar asaj një traumë të re dhe duke i zgjatur vuajtjen.

Mënyra se si po qarkullojnë këto pamje krijohet përshtypja se ato po ripublikohen me qëllim të vetëm për të vazhduar poshtërimin publik të të miturës. Kushdo që zgjedh t’i shpërndajë këto materiale, sidomos duke mos ia mbuluar fytyrën viktimës, bëhet pjesë e të njëjtit zinxhir dëmi dhe mban përgjegjësi direkte morale për përhapjen e këtij bullizmi kibernetik.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, bëhet thirrje urgjente që qytetarët të mos i shpërndajnë këto video nëse i ndeshin në rrjetet sociale, por t’i raportojnë menjëherë. Viktima ka nevojë për mbështetje institucionale dhe solidaritet shoqëror, dhe jo që dhuna e poshtërimi ndaj saj të ushqehen më tej përmes klikimeve dhe shpërndarjeve.

 

Dy ditë pasi u publikua video që tronditi opinionin publik, ku një 17-vjeçare dhunohej nga bashkëmoshataret e saj në Fier, ka folur për herë të parë nëna e së miturës. Mes lotësh, ajo rrëfen se familja vazhdon të jetojë me pasojat e rënda psikologjike të asaj ngjarjeje, duke treguar se prej një muaji nuk arrin të flejë, ndërsa vajza e saj vazhdon të përjetojë traumën e asaj që ndodhi.

Ajo tregon se sa herë shtrihet në krevat, i dalin para syve videot e dhunës, ndërsa dëgjon vajzën e saj që i thërret “o ma” dhe e sheh duke kërkuar ndihmë, duke e cilësuar këtë si një dhimbje që nuk përshkruhet.

Menjëherë pasi kishte mësuar ngjarjen, ajo i ishte drejtuar Komisariatit të Policisë Fier për të bërë kallëzimin dhe për të kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve, duke bashkëpunuar që në orët e para dhe duke shoqëruar efektivët në banesën ku ndodhi ngjarja.

Megjithatë, pas premtimeve fillestare se rasti do të ndiqej, familja mbeti pa informacion për ecurinë e procedurave. Gjatë këtyre ditëve të pritjes, gjendja e vajzës u rëndua edhe më shumë psikologjikisht; ajo nuk hante, flinte gjithë ditën, qante dhe çdo zhurmë e trembte duke e bërë të shikonte vazhdimisht nga dritarja me frikë. Kjo e detyroi nënën të rikthehej disa herë në komisariat për të kërkuar informacion mbi fazën e dosjes dhe për të dorëzuar materialet që kishte në telefon.

Në fund, nëna u ndal edhe te reagimi publik i nënës së njërës prej vajzave të përfshira, e cila kishte kërkuar falje dhe kishte deklaruar se e bija vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht kësaj, nëna e 17-vjeçares u shpreh e prerë se nuk mund t’i falë dhunueset për atë që i bënë të bijës, pasi plagët fizike mund të kalojnë, por pasojat psikologjike të dhunës vazhdojnë të rëndojnë mbi vajzën dhe gjithë familjen e tyre. /Prive By Liberta Spahiu

 

 

A ka vaj palme në qumështin “Vita”? Deklarohet Muja

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai është pyetur se a ka vaj palme në Qumështin “Vita, ndërkaq Muja fillimisht hezitonte të përgjigjej.

“Ato janë mostrat, jo vetëm për Vita. Kemi marrë mbi 400 mostra nga gjithë operatorët për ushqim”.

“Unë nuk kam marrë asnjëherë një raport të kompletuar që po e pres dhe mbi bazën e saj do të merren vendime”.

 

 

Muja tregon arsyen e inspektimeve në qumështoren ‘VITA’

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, i ftuar në Pressing në T7, u pyet lidhur me inspektimet që u bënë javën e kaluar në qumështoren VITA.

Mbi këtë temë, Muja në Pressing tha:

“Që nga fundit i vitit 2023 në Kosovë është dhjetëfishuar importi i qumështit pluhur, pra tri vite të importit rekord të qumështit pluhur. E dyta, shoqatat na kanë referuar, përdorimi masiv i vajit të palmës që nga viti 2024 dhe 2025, është trefishuar nga vitet paraprake”.

Cila shoqatë ju ka alarmu, u pyet Muja në Pressing.

“Shoqata e prodhuesve të qumështit”, tha Muja.

 

“Sikur të isha unë 6 muaj në pushtet, Albini për 600 vjet nuk do të vinte në pushtet”, Zeka

Milaim Zeka ka bërë deklarata të ”ashpra” ndaj Albin Kurtit, duke kritikuar veprimet e tij politike dhe duke shprehur qëndrimin e tij për mënyrën se si është qeverisur vendi.

Zeka deklaroi se, nëse do të kishte qenë në pushtet për një periudhë të shkurtër, Kurti nuk do të kishte arritur të vinte në krye të institucioneve.

“Sikur unë të isha vetëm 6 muaj në pushtet, 600 vjet Albin Kurti nuk do të kishte ardhur në pushtet, sepse do ta kisha arrestuar dhe dënuar si terrorist”, tha Zeka në ”Click”

Ai akuzoi Kurtin për veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar institucionet dhe ka përmendur edhe përplasjet me policinë gjatë protestave dhe zhvillimeve të ndryshme.

“Ky ka bërë vetëm akte. Sa policë janë lënduar prej gurëve prej Albin Kurtit”, u shpreh Zeka.

Dħuna ndaj aďoleshentes në Fier/ “Hajde sqarohemi”, fqinja tregon si ndodhi sħerri: E ndaluan në rrugë, vajza…

Hajde se do sqarohemi”, kështu ka nisur sherri mes adoleshenteve në Fier, ku një 17 vjeçare është dhunuar nga tre bashkëmoshatare.

Gjyqi i vajzës të dhunuar është shprehur se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen dhe e ka mësuar nga TV.

“Unë dje e kam marrë vesh. Nuk më thotë gjë njeri. Vajza e ka lënë shkollën, e çojnë në kurs për parukiere. Nuk di kur ka ndodhur ngjarja. Kush tregon?! Jam tronditur. E mora vesh nga TV. Nuk di nëse e kanë denoncuar. Vajza është në Fier me të ëmën.”, dëshmoi gjyshi.

Ndërsa fqinja e 17-vjeçares ka rrëfyer detaje mbi ngjarjes. Ajo tregon për korrespodentin Neritan Trifoni se pas dhunës vajza ka rënë në depresion dhe trembet shpejt sapo dëgjon zhurma.

“Ajo vajti në kurs për parukeri. Në kthim i kishin dalë vajzat para dhe i kishin thënë “hajde se kemi një sqarim”. “Hajde sqarohemi këtu”, u ka thënë vajza. E kanë marrë dhe e kanë çuar në një shtëpi. Erdhi në shtëpi çupa, nuk tregoi. E ëma i tha ‘pse je bërë kështu?” Vajza kishte thënë që ishte sëmurë dhe bëri serum. Më pas tregoi, shkuan prindërit bënë denoncim në polici. Kanë shkuar 2-3 herë. Policia ka thënë që çështjen e ka Prokuroria. Pret kjo për 1 muaj, ka ndodhur që më datë 8, data 8 është nesër.

See also  Vila luksoze në Palasë është e Mirlinda Karçanajt/ Ish-zyrtarja në SPAK: Vilat jo të miat, vetëm kam pushuar!

U trondita shumë nga ngjarja. Ta kisha unë fëmijë…. nuk e di.

Çupa ka marrë tmerr. Një javë ka qenë në spital në psikiatri. Nga dhuna ka kaluar në depresion”, u shpreh fqinja e vajës së dhunuar.

Fermerët e qumështit i reagojnë ashpër Adriana Matoshit: Tërhiqe fjalën “langareca”

Fermerët kosovarë të qumështit kanë reaguar ndaj deklaratës së deputetes së Adriana Matoshi, duke i kërkuar asaj të tërheqë fjalën “langareca”, me të cilën ajo i ka etiketuar fermerët që protestuan një ditë më parë.

Në reagimin e publikuar, fermerët thonë se deri më tani kanë zgjedhur të mos u përgjigjen akuzave që janë bërë ndaj tyre, por theksojnë se nuk mund të heshtin përballë deklaratës së deputetes.

“Ne si fermerë kemi vendosur që të mos i përgjigjemi askujt në lidhje me akuzat që po na bëhen, mirëpo nuk mund të rrimë duarkryq përballë akuzave të deputetes Adriana Matoshi, e cila po i quan ‘langareca’ ata fermerë që protestuan dje”, thuhet në reagim.

Fermerët vlerësojnë se një gjuhë e tillë nuk i ka hije askujt, aq më pak një deputeteje që përfaqëson qytetarët në Kuvend.

Ata i bëjnë thirrje publike Matoshit që ta tërheqë këtë deklaratë, duke theksuar se me fjalët e saj po “luan me djersën e shumë familjeve”.

Flasin prindërit e njërës prej vajzave që rraħën 17-vjeçaren: Ajo ka nevojë për trajtim

Mes reagimeve që ka sjellë ngjarja e rëndë e rrahjes së një 17-vjeçareje në Fier, kanë folur edhe prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në këtë rast.

Ata tregojnë se ngjarjen e kanë mësuar fillimisht përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre.

Me lot në sy, nëna e 15-vjeçares i kërkon falje publike vajzës së rrahur dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur.

Prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre është diagnostikuar 3 muaj me pare me probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj.

Sipas tyre, ajo kishte shfaqur edhe më parë episode agresiviteti, por kërkesat për mbështetje nuk kanë marrë përgjigjen e nevojshme.

Përballë pamundësive ekonomike për të financuar trajtimin e specializuar, familja u bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik.

Prindërit theksojnë se nuk synojnë të justifikojnë veprimet e së bijës, por kërkojnë që, krahas përgjegjësisë ligjore për ngjarjen, të mos neglizhohet nevoja për trajtimin e problemeve të saj shëndetësore./A2Cnn

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon rëndësinë e shkuarjes atje!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka publikuar pamje nga Greqia.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur se ka marrë pjesë në Edicionin e 28-të sivjet i Simpoziumit SYMI në Greqi po mbahet me temën “Achilles’ Ërath and Cassandra’s Ëarning – Empoëering Democracy and Taming Poëer” (Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës – Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit).

May be an image of text

Diplomatë të shquar e aktivistë progresistë, zyrtarë shtetesh e akademikë intelektualë, drejtues të organizatave ndërkombëtare e studiues të instituteve kërkimore, diskutojnë së bashku sipas modelit Chatham House Rule për tema të ndryshme të aktualitetit (gjeo)politik global, nga paqja e siguria teksa forcohet mulipolariteti dhe dobësohet multilateralizmi te sulmet e shtuara mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nga krizat e shumëfishta e luftërat e reja pa përfunduar të vjetrat te pritjet dhe efektet e inteligjencës artificiale.

Unë mora pjesë në panelin “Frontline democracies – The Balkans, Ukraine and more: Ëhat complacent older democracies must learn from societies still fighting, every day, for democratic European space.” (Demokracitë në vijën e parë të frontit – Ballkani, Ukraina dhe më shumë: Çfarë duhet të mësojnë demokracitë e vjetra të vetëkënaqura nga shoqëritë që ende luftojnë, çdo ditë, për hapësirë ​​demokratike evropiane.) Përveç tjerash aty theksova që:

– Evropa fillon në shtëpi për secilin shtet dhe përfundon në vijat e frontit të luftës në Ukrainë, dhe se pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian dëshmon që periferia nuk është aty për t’u grabitur.

– Në zhvillimet botërore realisht nuk kemi përplasje të jashtme të civilizimeve por sot jetojmë në kohërat e përplasjeve të brendshme të ndërgjegjes me reaksionin.

– Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar dhe se tendencat paramoderne për monarki merkantiliste nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike

Bahtiri me deklaratë të fortë: SHBA-ja mund ta ľikuidojë edhe një president, e lëre më një kryeministër

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkaktuar reagime me një deklaratë të bërë në emisionin DTV, ku foli për raportet e kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë diskutimit, Bahtiri tha se, sipas tij, askush që është kundër interesave amerikane nuk mund të qëndrojë në pushtet, duke shtuar një pretendim të rëndë se SHBA-ja, kur e konsideron të nevojshme për interesat e saj, mund të eliminojë edhe një lider shtetëror.

“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan edhe Kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E le më një Kryeministër…”, u shpreh Bahtiri.

Deklarata e tij është bërë gjatë debatit mbi marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe pozitën e kryeministrit Kurti në raport me administratën amerikane.

Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb akuzohet për vra’sjen e 71 civilëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet R.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, R.D., ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), më 22 maj 1999 dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i pandehuri dyshohet gjithashtu se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, si dhe në kryerjen e veprave të tjera si trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.

Rasti është dërguar për shqyrtim të mëtejmë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri aktualisht ndodhet në masën e paraburgimit.