div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-28 category-paged-28 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti: Jemi takuar me Osmanin, ta shohim a do të mund të hapim një kapitull të ri raportesh me opozitën

Pa dyshim që jemi në komunikim dhe jemi takuar por ta keni parasysh që ai do të jetë hapi i katërt- tha kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm dhe ka interesim për një bashkëpunim me opozitën por që a është kjo reciproke, thotë se mbetet të shihet në muajin shkurt, por thekson se duhet të shihet në Kuvend nëse ka atmosferë për një raport të ri qeveri- opozitë.

“Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita. Jam kryeministër në detyrë dhe nuk jam ende në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tani duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet edhe në paqen në vendet e botës”, tha ai.

“Ndërkaq, sa i përket takimit me presidenten, jemi në komunikim dhe jemi takuar, por ta keni parasysh se ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha aneksave të mundshme, kemi nevojë për tre hapa paraprakë. I pari, konstituimi i Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e kryetares apo kryetarit dhe pesë nënkryetarëve; pastaj formimi i qeverisë; dhe pastaj na duhet që menjëherë të fillojmë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare. Kemi tri marrëveshje me Bankën Botërore dhe kemi planin e rritjes së BE-së, i cili është në shumën e gjithmbarëshme prej 882.6 milionë euro, ku rreth 30 për qind janë grante, ndërkaq 70 për qind janë kredi”, theksoi ai.

“Unë besoj që në raport me opozitën, te marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe te konstituimi i Kuvendit, do të shohim se a po ia fillojmë një kapitull të ri që dallon nga ai i vitit 2025 që sapo e kaluam. Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita”, tha ndër tjerash Kurti.

Pecit “i del punë” me Sami Lushtakun: Jo, nuk do ta lejojmë…

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka lëshuar një paralajmërim të shtunën për Komunën e Skenderajt, e cila drejtohet nga kandidati i PDK-së, Sami Lushtaku.

Përpos Komunës së Skenderajt, Peci i ka reaguar edhe asaj të Vushtrrisë.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë që Komuna e Skenderajt me 10% të aksioneve në ndërmarrje të zgjedhë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv që do të kujdeset për Mitrovicën.

Akuzë të njejtë Peci ka pasur edhe për Komunën e Vushtrrisë, duke thënë se po dëshirojnë t’ia caktojnë Kryeshefin e ndërmarrjes për Mitrovicë.

“JO, NUK DO TA LEJOJMË.Do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore dhe administrative që një gjë e tillë të pamundësohet”, ka shkruar Peci.

“Nuk lejojmë që Komuna e Skenderajt, me vetëm 10% të aksioneve në ndërmarrjen rajonale të pastrimit KRM “Uniteti” të na zgjedhë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv që do të përkujdeset për Mitrovicën. Nuk mundet dhe është e turpshme përpjekja e Komunës së Vushtrrisë, e cila ka hequr dorë nga kjo ndërmarrje dhe ka krijuar kompaninë e re të saj komunale, të vendosë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv në ndërmarrjen komunale të Mitrovicës. Nuk i kanë besuar shërbimin, por dëshirojnë të na zgjedhin Kryeshefin”, ka thënë në reagimin e tij Peci.

Ish-ministri i Bujqësisë ka folur edhe për gjendjen financiare të kësaj ndërmarrje, duke e përshkruar atë si të mjerueshme.

“Gjatë javëve/muajit që lamë pas, kemi adresuar çështjen e pastërtisë në qytet duke subvencionuar ndërmarrjen rajonale KRM “Uniteti”, për një qytet më të pastër. Kjo ndërmarrje është në gjendje të mjerueshme financiare dhe menaxheriale dhe këtij mjerimi po i vjen fundi. Ndërsa përpjekja e bordit të vjetër është të mbajë gjallë këtë mjerim përmes imponimit ndaj aksionarit kryesor, që është Komuna e Mitrovicës me 61.4% të vlerës së aksioneve të ndërmarrjes, për zgjedhjen e një kryeshefi të ri. JO, NUK DO TA LEJOJMË.Do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore dhe administrative që një gjë e tillë të pamundësohet”, thuhet në reagimin e Pecit.

100% të rinumëruara, këta janë deputetët e LDK-së

Ka përfunduar rinumërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proces i cili kishte nisur më 13 janar pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Në uebfaqen ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përditëson rezultatet, shihet se janë numëruar të gjitha 2,557 vendvotimet.

Më poshtë deputetët e LDK-së:

100% të rinumëruara, këta janë deputetët e VV-së

Ka përfunduar rinumërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proces i cili kishte nisur më 13 janar pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Në uebfaqen ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përditëson rezultatet, shihet se janë numëruar të gjitha 2,557 vendvotimet.

Më poshtë 57 deputetët e VV-së:

100% të rinumëruara, këta janë deputetët e PDK-së

Ka përfunduar rinumërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proces i cili kishte nisur më 13 janar pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Në uebfaqen ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përditëson rezultatet, shihet se janë numëruar të gjitha 2,557 vendvotimet.

Më poshtë deputetët e PDK-së:

Rezultatet përfundimtare nga KQZ: kjo është ndarja e ulëseve në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke përfshirë të gjitha partitë që morën pjesë.

Shpallja e rezultateve u zhvillua në dy faza. Në votimin e parë u përfshinë të gjitha partitë, ndërsa në të dytin u votua vetëm për shpalljen e rezultateve për Listën Serbe, e cila mori tre vota për dhe dy kundër.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se shpallja e rezultateve nuk përbën shkelje ligjore, pavarësisht se nuk ka përfunduar ende afati 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Radoniqi prezantoi rezultatet sipas subjekteve politike dhe numrin e ulëseve të fituara në Kuvend:

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 janë si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10%, Partia Demokratike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, Lista Serbe 4.49%, Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosova Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Inisitiativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%.”

Radoniqi shtoi gjithashtu se partitë dhe ulëset e fituara janë: “Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 ulëse.”

Ky njoftim vjen pas përfundimit të procesit të rinumërimit të të gjitha vendvotimeve, duke përmbyllur gjithsej 2,557 fletëvotime të rinumëruara në QNR.

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kjo është përqindja e VV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Pas vendimit për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, mbrëmë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi procesi i rinumërimit të 2,557 fletëvotimeve.

Sipas të dhënave të përditësuara dhe përfundimtare të KQZ-së:

Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.10% të votave, duke siguruar 487,077 vota dhe 57 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave, ose 192,434 vota, duke fituar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 13.24% të votave, ose 126,163 vota, që i japin 15 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, pra 52,423 vota, përkatësisht 6 ulëse.

Paralajmërohet protestë gjithëpopullore kundër shtrenjtimit të rrymës

Koci fton të gjithë në protestë për rrymën: Nëse bëhen 50 mijë reagime, nisemi menjëherë

Avokati Arianit Koci ka shprehur gatishmëri për organizimin e një proteste gjithëpopullore pas kërkesës së KESCO-s për shtrenjtim të rrymës.

Koci ka shkruar në Facebook seka pranuar shumë mesazhe për t’ju bashkëngjitur një proteste.

Ai tha se nëse bëhen 50 mijë reagime në postimin e tij, do të nisin me organizim dhe shpallje të kërkesave.

E plotë:

Protestë!

Shumë prej jush po më shkruajnë se janë të gatshëm me iu bashkangjitë një proteste gjithëpopullore që do ta organizoja unë.

Gjendja është bërë e padurueshme. Perspektivë nuk po shihet. Pozitë e opozitë po sillen njësoj, larg halleve të qytetarëve.

Në këtë varfëri, kulmi është shtrenjtimi i rrymës.

Kur të vijë momenti, do ta organizoj një PROTESTË me kërkesa të qarta, me afat të saktë dhe me përgjegjësi të përcaktuar.

Nëse kërkesat nuk përmbushen brenda afatit, reagimi qytetar do të vazhdojë i organizuar dhe brenda ligjit.

Tash radha është te ju.

Për me e ditë a jemi seriozisht gati, kërkoj prej jush 50.000 reagime. Nëse bëhen, nisemi menjëherë me organizim dhe shpallje të kërkesave. Nëse nuk bëhen, presim deri sa të krijohet mbështetje e mjaftueshme.

Rinumërimi ka përfunduar, këta janë 120 deputetët e Kuvendit të ri

Pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha votave, tashmë është e qartë kush e ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Rezultatet përfundimare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit shpallen nesër, mirëpo KQZ vetëm se i ka të publikuara ato të përmbledhura që përfshijnë edhe rinumërimin.

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin do të ketë 57 deputetë.

20 ulëse ka siguruar Partia Demokratike e Kosovës.

Kandidatët e kësaj partie që kanë siguruar ulëse janë:

Nga LDK, ulësen e deputetit e kanë siguruar 15 kandidatë. Paris Guri ka mbetur jashtë:

Tek AAK, deputetë do të jenë:

Nga Lista Serbe, deputetë do të jenë:

Nga KDTP, ulëse kanë siguruar Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi.

Nenad Rashiq nga Za Slobodu Pravdu i Opstanak.

Nga Koalicioni VAKAT, Rasim Demiri.

Emilja Rexhepi nga NDS’ja.

Elbert Krasniqi nga IRDK’ja.

Duda Balje nga SDU.

Veton Berisha nga PLE.

Artan Asllani nga PSA.

Adem Hoxha nga JGP.

Erxhan Galushi nga LPRK.

Manipulim me vota: Gjykata vendos për pesë të dyshuar në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji për pesë persona të dyshuar për manipulime me vota në këtë komunë gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të dyshuarit Art Shehu, Idel Berisha, Besnik Selimko dhe Hasan Paçarizi janë dërguar në paraburgim nën dyshimin se secili veç e veç ka kryer veprën penale “falsifikim i rezultatit”.

Ndërkaq, i dyshuari Nysret Bytyqi po hetohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, konkretisht për moskryerje me dashje të ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj.

Gjykata ka bërë të ditur se masa e paraburgimit për këta të dyshuar mund të zgjasë deri më 28 shkurt.

Për rastin e manipulimeve me vota në Prizren, aktualisht në paraburgim ndodhen edhe 23 persona të tjerë të dyshuar.