div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-29 category-paged-29 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rinumërohen mbi 99% e kutive, Kurti në mesin e katër kandidatëve të VV-së me humbjen më të madhe të votave

Rinumërimi i votave po shkon drejt përfundimit. Deri më tani janë rinumëruar 99.18 për qind e vendvotimeve, ndërsa procesi pritet të përmbyllet gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas rezultateve të përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është në mesin e katër kandidatëve të kësaj partie me diferencën më të madhe të votave pas rinumërimit.

Kurti nga ky proces ka rezultuar me 498 vota më pak.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë mbi 25 kandidatë që kanë diferencë negative mbi 100 vota pas rinumërimit.

Me humbjen më të madhe të votave prin Taulant Kelmendi me 921 vota më pak, i ndjekur nga Arbër Rexhaj me 623, Rea Krasniqi me 537, Albin Kurti me 498 dhe Dafina Alishani me 437 vota më pak.

Më poshtë është lista e disa kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë mbi 100 vota minus pas rinumërimit:

Taulant Kelmendi – 921 vota

Arbër Rexhaj – 623  vota

Rea Krasniqi – 536 vota

Albin Kurti – 498 vota

Dafina Alishani – 437 vota

Valon Hoti – 422 vota

Skender Thaqi – 414 vota

Vendenis Lahu – 387 vota

Ali Dula – 361 vota

Filiz Mustafa – 348 vota

Valon Ramadani – 341 vota

Gazmend Krasniqi – 335 vota

Arsim Berisha – 310 vota

Gramos Agusholli – 297 vota

Mytaher Haskuka – 259 vota

Artan Abrashi – 248 vota

Avni Dehari – 241 vota

Gani Krasniqi – 222 vota

Adelina Stublla – 212 vota

Agon Batusha – 209 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të bëhet nesër, duke filluar nga ora 10:00.

Policia tenton ta arrestojë një qytetarë – ushtrohet dhunë

Tre policë kanë tentuar ta arrestojnë sot pasdite një person në afërsi të shkollës profesionale në Shtime.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga redaksia e Klankosova.tv, tregojnë se si gjatë tentimit për ta prangosur, u përdor edhe forca nga zyrtarët policorë.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me policinë lidhur me këtë rast, mirëpo ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

VIDEO:

Përleshje fizike mes dy mësimdhënësve

Policia Rajonale e Ferizajt ka konfirmuar se ka ndodhur një përleshje fizike mes dy mësimdhënësve në një shkollë të mesme të qytetit.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Kanun Veseli, incidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:25 në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, transmeton Zeri.info.

“Më datë 29.01.2026, rreth orës 11:15, Policia ka pranuar informacionin për këtë rast. Dy profesorë janë përfshirë në një përleshje fizike, ndërsa situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës. Të dyja palët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve”, ka deklaruar Veseli.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore. /Zëri

Rinumërimi i votave, ky deputet e humb mandatin

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

Nga këto vota të prekura, afërsisht 40 mijë u takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike, rreth 15 mijë Vetëvendosjes, rreth 11 mijë Lidhjes Demokratike dhe rreth 4 mijë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, me gjithë vjedhjet brenda partiake, mandatet e deputetëve brenda partive, janë të njëjta. Dallaveret që dolën në pah përmes vjedhjes së votave të kandidatëve brenda partive, deri tash nxorën nga parlamenti i Kosovës vetëm deputetin turk, Fikrim Damkën, vendin e të cilit e ka zënë bashkëpartiaku i tij, Ergul Mazrek.

Faton Peci del me reagim pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

Ish Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit të tij në Prokurorinë Speciale.

Peci ka thënë se është intervistuar për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e tij në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja përmes ish-deputetit të saj Paris Guri.

“Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallximit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës.

Sepse ai permes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, që çuan deri te një kallëzim i rrejshëm penal kundër meje si minister”, thuhet në reagim.

 

Intervistimi i Faton Pecit – Prokuroria Speciale jep detaje

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje lidhur me intervistimin e Ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Insajderi.

Në përgjigjen e tyre për Insajderin thuhet se Peci është intrevistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Sipas informacioneve të siguruara, ky intervistim nuk ka të bëjë me procese administrative, por Peci po dëshmon në cilësinë e të dyshuarit. Burimet bëjnë me dije se hetimet ndaj ish-ministrit janë përqendruar te mënyra e ndarjes së fondeve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë gjatë mandatit të tij.

Dyshimet e organit të akuzës lidhen me parregullsi të mundshme në shpërndarjen e këtyre mjeteve financiare, të cilat kapin vlera të larta të buxhetit të shtetit.

Siç mëson Insajderi, Peci është duke u hetuar nga Prokurori Admir Shala.

Prokuroria intesifikon hetimet për “Grantet”, intervistohet edhe deputetja e VV-së

Faton Peci sot është intervistuar si i dyshuar për mënyrën e ndarjes së fondeve – subvencioneve në Bujqësi.

Para tij, dje është intervistuar edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, dhe ajo është intervistuar si e dyshuar.

Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë me Fitore Pacollin, por e njëjta nuk i është përgjigjur thirrjes së redaksisë.

Në këtë rast, Faton Pecin është duke e hetuar Prokurori Admir Shala. Insajderi.org

Ky është rasti për të cilin Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale, si i dyshuar

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po intervistohet gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Insajderi.

Sipas informacioneve të siguruara, ky intervistim nuk ka të bëjë me procese administrative, por Peci po dëshmon në cilësinë e të dyshuarit. Burimet bëjnë me dije se hetimet ndaj ish-ministrit janë përqendruar te mënyra e ndarjes së fondeve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë gjatë mandatit të tij.

Dyshimet e organit të akuzës lidhen me parregullsi të mundshme në shpërndarjen e këtyre mjeteve financiare, të cilat kapin vlera të larta të buxhetit të shtetit.

Siç mëson Insajderi, Peci është duke u hetuar nga Prokurori Admir Shala.

Insajderi ka kontaktuar Prokurorinë Speciale për rastin, por të njëjtit deri tani nuk janë përgjigjur.

E konfirmuar: Edhe ky ministër i qeverisë Kurti u intervistua sot në Prokurorinë Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Intevistimin e ka konfirmuar vetë Vitia para mediave, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Shumë shpejtë besoj që do të sqarohet dhe nga Prokuroria Speciale dhe nga unë”, tha ai.

Siç u raportua në Prokurorinë Speciale është duke u intervistuar edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

Skandali seksual në Malin e Zi, flet zyrtarja pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Një skandal politik i madh ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një zyrtare të lartë dhe një këshilltar të martuar të Presidentit të Malit të Zi.

Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, janë detyruar të japin dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit në rrjetet sociale, duke shkaktuar një stuhi zemërimi në qeveri.

Pajković dhe Vukšić dhanë dorëheqjet brenda disa javësh nga njëri-tjetri, pas shpërndarjes së materialeve të papërshtatshme që supozohet të tregojnë Pajković duke kryer akt seksual me Vukšić, i cili është i martuar.

Në një deklaratë të saj, Pajković inkurajoi “çdo grua” të kundërshtojë idenë që ato duhet të heshtin për situata të tilla dhe akuzoi Vukšić për shantazh me videon, të cilën ajo tha se nuk e dinte deri në shpërndarjen e saj.

“Kur u ekspozova ndaj dhunës ekstreme që postova në rrjetet sociale, ku personi i parë pranë presidentit të vendit, ish-përfaqësuesi i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, me insistim dhe gjatë gjithë bisedës më tha që nuk do të kisha asnjë vend ku të fshihesha dhe asnjë vend ku të jetoja në Malin e Zi”, tha Pajković.

Ajo shtoi se largimi i saj ishte për arsye personale, por e akuzoi Vukšić për kërcënimin me videon, duke e detyruar atë të mbante gojën mbyllur. Sipas Pajković, Vukšić e kërcënoi me dëmshpërblim nëse ajo nuk pranon kërkesat e tij.

“Për shembull, kur dikush po ju shantazhon… Kur dikush më i fuqishëm kërkon një favor apo sjellje që nuk dëshironi, dhe nëse refuzoni, do të dorëzoheni tek dikush që është mishërimi i pushtetit më të lartë të shtetit,” tha ajo.

Të dy palët kanë mohuar akuzat dhe kanë paraqitur ankesa penale. Pajković ka bërë një ankesë për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve të papërshtatshme, duke përfshirë një foto të saj. Ajo gjithashtu ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga një linjë fikse brenda zyrës së presidentit.

Në një mesazh të regjistruar, një zë thuhet të ketë paralajmëruar që “i gjithë Mali i Zi do ta shohë” materialin që komprometon Pajković.

Pas shpërndarjes së materialeve, Vukšić dha dorëheqjen në fund të dhjetorit, gjithashtu duke përmendur arsye personale. Ai mohoi çdo përgjegjësi për shkeljen e privatësisë së Pajković dhe shpërndarjen e videove të diskutueshme, duke theksuar se ai e pa materialin për herë të parë vetëm kur ai filloi të qarkullonte në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale.

Vukšić gjithashtu e akuzoi Pajković për vjedhjen e telefonit që supozohet të kishte regjistruar kërcënimet e tij dhe për përpjekje për të shantazhuar atë që të tërhiqte kandidaturën e tij për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që ende mbetet e paqartë kush e publikoi videon seksuale, shpërndarja e pornografisë hakmarrëse është një krim i rëndë në Malin e Zi. Ata që dëshmohen fajtorë mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg.