div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-307 category-paged-307 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Krasniqi: Kurti s’do të jetë më kryeministër – koha e qeverisjes së tij mori fund (VIDEO)

Pas dështimit të grumbullimit të votave të VV-së për krijimin e Qeverisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se koha e qeverisjes së Albin Kurtit, ka marrë fund.

Sipas tij, Kurti nuk do të jetë më kryeministër as në zgjedhjet e ardhshme.

“U vërtëtua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe nuk i ka numrat për Qeveri. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, as prej zgjedhjeve të 9 shkurtit e as prej atyre të ardhshme”.

“Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund”, u shpreh Krasniqi para mediave, njofton Klankosova.tv.

VV-ja nuk arriti t’i bënte numrat, s’ka Qeveri Kurti 3

Nuk arrin të formohet Qeveria e re e Republikës së Kosovë, shkruan Demos.

Pro votuan vetëm 56 deputet dhe kundër e 52 dhe 4 abstenuan.

Në këtë seancë morën pjesë 110 deputetë.

Ndryshe, VV doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Glauk Konjufca, Mimoza Kusari, Dimal Basha, Fitore Pacolli – Albin Kurti prezanton emrat e ministrave për “Qeverinë Kurti III”

I mandatauri për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar emrat për kabinetin e ri qeveritar:

Zv/kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca

Zv/kryeministre ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Fikrim Damka, zv/kryeministër i tretë

Ministër i Financave, Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe mirëqenie sociale, Andin Hoti.

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Brendshëm, Xhelal Svecla.

Ministër i Administratës Publike, Lulzon Haxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministër i Arsimit e Shkencës, Avni Zognia.

Ministër i Kulturës, Fatmir Spahiu

I Sportit, Blerim Gashani.

Rasim Demiri- i administrimit dhe pushtetit lokal

Ministre e Mjedisit, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës, Dimal Basha

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete e Kthim, Nenad Rashiq.

Kurti shpalos 5 vendimet që do të marrë javën e parë të qeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar pesë vendime që do t’i marrë menjëherë gjatë javës së parë nëse arrin ta formojë qeverinë ”Kurti 3”

Sipas tij, këto masa kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe fuqizimin e mirëqenies sociale në vend.

Vendimet e para që do të ndërmarrë qeveria Kurti janë:

• Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit të ardhshëm

• Rritja e pensionit minimal

• Rritja e shtesave për fëmijë

• Rritja e pagës minimale në 500 euro

• Miratimi i ndryshimeve ligjore që do të mundësojnë heqjen e kufizimit për punësimin në sektorin privat për veteranët e luftës

Kurti tha se këto vendime do të jenë hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve të dhëna gjatë fushatës dhe përmirësimit të standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Rritje të pagës minimale 500 euro, pensioneve e shtesave – Kurti tregon pesë vendimet që t’i marr nëse votohet sot Qeveria

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar pesë vendimet e para që do t’i marrin që në javën e parë, Qeveria e re.

Ai ka premtuar rritje të pensionit minimal në vlerë 150 euro, rritje të shtesave për 50 përqind, pagë minimale 500 euro dhe heqje të kufizimit për punësim për veteranët, shkruan Reporteri.met

“Pesë vendimet e para që do ti marrim si qeveri: Miratimi i Projektbuxhetit, vendimi për pension minimal 150 euro që prek 200 mijë pensionistë, rritje të shtesave 50 përqind mbi nivelin aktual, rritje të pagës minimale 500 euro dhe miratimi i ndryshimi të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët”, ka thënë Kurti.

Ai ka ftuar deputetët që të votojnë pro Qeverisë së re.

Ky është kushti i vetëm që Nisma e voton Qeverinë Kurti 3

Nisma Socialdemokrate e ka ndarë mendjen që të mos e votojë qeverinë e re ‘Kurti 3’.

Burime të IndeksOnline thonë se kushti i partisë së Fatmir Limajt për ta votuar qeverinë e e Albin Kurtit, është shkarkimi i Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Kushti i vetëm i Nismës për votimin e qeverisë është shkarkimi i Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ky burim për IndeksOnline.

Arrestohet polici nga Njësia Speciale në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor i Njësisë Speciale në Prishtinë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 24 tetor 2025 në Prishtinë, ndërsa polici special tashmë është ndaluar për 48 orë dhe është suspenduar, transmeton Klankosova.tv

“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rasti, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor (i angazhuar në kuadër të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës)  është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.”

Gruaja e të riut që vdiq në aksident në Bresje: Burri jem do të dua deri në fund të jetës

Erëza Restelica, gruaja e të riut Herolind Restelica, që humbi jetën pas një aksidenti trafiku të shtunën, ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e bashkëshortit të saj.

“Burri jem do të dua deri në fund të jetës”, ka shkruar ajo në një postim prekës në rrjetet sociale.

Herolind Restelica vdiq tragjikisht në një aksident që ndodhi të shtunën në Bresje.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi në rrjetet sociale. /Klankosova.tv

Pak para fillimit të seancës, ky deputet konfirmon takimin me Kurtin

Deputeti Veton Berisha ka thënë se nëse varet nga vota e tij, ai do të votojë pasi siç tha s’është i interesuar të bllokojë krijimin e institucioneve, shkruan Reporteri.net.

“Nëse varet prej votës time kam me e zhblloku, nuk jam i interesuar me e blloku, ndërsa se a do të jem pjesë e qeverisë mbetet për t’u vlerësuar”, tha ai.

Ai bëri të ditur se mbrëmë është takuar me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti por nuk dha detaje tjera rreth takimit.

“Kemi pasur mbrëmë kontakt, kemi takuar mbrëmë Kryeministrin. Ta shohim sot qysh po rrjedhë”, tha Berisha.

Zhvillime të reja nga Kuvendi – Kështu pritet të bëhet votimi për Qeverinë Kurti 3

Votimi për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës pritet të bëhet në mënyrë elektronike.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të qeverisë, është paraparë të nisë nga ora 10:00.

Deputetëve u shpërndahen manualet se si do të përdoret teknika me të cilën do të bëhet votimi elektronik, raporton Gazeta Imazhi.