Lajmi i Fundit
Të shtëna në Gjermani, pesë të vr’arë

Policia dhe shërbimet e shpëtimit po zhvillojnë aktualisht një operacion të madh pas të shtënave me armë zjarri në qytetin gjerman Stade.

Policia gjermane ka konfirmuar se pesë persona kanë vdekur, raporton Bild.

Sipas raportimeve të para të policisë, të shtënat janë kryer në zonën e Dankersstraße në Stade, në landin e Saksonisë së Ulët. Policia ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas mediave gjermane, të shtënat kanë ndodhur në një qendër për punë sociale.

“Ju lutemi shmangni zonën!”, ka njoftuar Policia në platformën X.

Mblidhet LDK-ja, ja çfarë pritet të diskutohet në parti

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë takim sot nga ora 15-00.

Në një ditë të nxehtë, ky takim vjen në një kohë kur edhe tensionet partiake ditëve të fundit në LDK kanë qenë të nxehta.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mbledhjen e sotme me kryetarët e degëve do të diskutohen disa pika.

Një nga temat kryesore është analiza e rezultatit zgjedhor. Poashtu do të diskutohen hapat e ardhshëm brenda partisë, koalicionet e mundshme dhe “pakënaqësitë” që kanë dalur edhe në publik./Indeksonline/

Nga 1 korriku ndryshon itinerari i një linje të “Trafikut Urban”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar ndryshime në qarkullimin e linjës së autobusëve 7C, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e mërkura, 1 korrik.

Sipas vendimit të komunës, linja 7C do të rikthehet në itinerarin e mëparshëm të funksionimit, duke përfunduar qarkullimin e saj te rrethi i FSK, ashtu siç ka qenë edhe më herët.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se ky ndryshim ka për qëllim përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të linjës dhe respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, me synimin për të ofruar një shërbim më të qëndrueshëm për udhëtarët.

Komuna thekson se riorganizimi i linjës është bërë në kuadër të përmirësimeve të vazhdueshme në sistemin e transportit publik në kryeqytet.

Shtyhet certifikimi i rezultateve: Kryeziu dhe Haxhiu ankohen në PZAP, kërkohet rinumërimi i votave

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit pritet të shtyhet për disa ditë.

Kjo pasi dy kandidat për deputetë të PDK-së do të paraqesin ankesë ndaj rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë paralajmëruar konferencë për media sot, pasi të dorëzojnë ankesa e tyre në PZAP.

Kandidati Qëndrim Kryeziu është shprehur i bindur se ka të drjetë në ankesën e tij.

Sot, në 11:00 në PZAP përsëri paraqes ankesën për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Jam i bindur se kishte hajni në zgjedhje. Rezultati përfundimtar nuk e pasqyron vullnetin real të votuesve. Ky është cenim i demokracisë. Do të angazhohem deri në fund për mbrojtjen e saj”, ka shkruar Kryezi në profilin e tij në Facebook.

Ata pritet të kërkojnë rinumërim të plotë ët votave të PDK-së.

Një gjë të tillë e kishin bërë edhe pas numërimit, por ankesat e tyre ishin refuzuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme.

Dy të ditë me parë, Gjykata Supreme e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet të PDK-së, Qëndrim Kryeziu.

Në arsyetimin e aktgjykimit është thënë se vendimi i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa ka qenë i drejtë.

Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pabazuar”, është thënë në aktgjykimin e Supremes.

Duke pasur parasysh afatet që marrin shqyrtimin e ankesave të kandidatëve nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme, certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit mund të shtyhet deri javën e ardhshme.

E rëndë: Ky është 32-vjeçari që u v’ra mbrëmë në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale për rastin e vrasjes në Ferizaj të dielën në mbrëmje.

Hetimet për rastin ku u privua nga jeta 32-vjeçari Florim Haxhidema ndodhen në fazën fillestare.

Prokuroria tha se është duke punuar “për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin” e krimit.

Nga “vrasje e rëndë”, siç u cilësua fillimisht rasti bazuar në një njoftim të Policisë së Kosovës mëngjesin e të hënës, Prokuroria e ka kualifikuar çështjen si “vrasje” më vonë gjatë ditës.

Në një komunikatë për media, Prokuroria tha se e dyshuara për vrasjen është 24-vjeçarja A.R., vajza e Muhamet Begishollit, pronarit të banesës ku ndodhi vrasja.

“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Prokuroria në njoftim, raporton Paparaci.

Ndërsa, Muhamet Begisholli, i cilësuar i dyshuar në komunikatën e mëhershme të Policisë, Prokuroria tha se vazhdon të mbetet i ndaluar “deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”.

Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt dhe një kandidati të VV-së

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Bensik Tahiri, ka thënë se situata politike në Kosovë do të zhbllokohej nëse do të kishte një garë për zgjedhjen e presidentit në mes të ish-kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, nëse do të mbështetej nga opozita, si dhe një kandidati të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Duke komentuar deklaratat e deputetes së zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila e hodhi poshtë mundësinë e mbështetjes së Haradinajt për president, Tahiri tha se Aleanca nuk ka kërkuar votë nga partia në pushtet.

”Gjuha e Vetëvendosjes është gjuha më e ulët politike në historinë parlamentare. Ata janë kampionë të gjuhës së tillë. Ramush Haradinaj asnjëherë s’ka lypë votë. Asnjëherë s’ka thënë ‘unë jam kandidat’. Ka thënë: ‘Për me u zhbllokuar Kosova, për mos me mbetur peng, në qoftë se opozita e mbështet kandidaturën e tij, atëherë do të ketë garë zgjedhore’. Pra, ky pozicion së paku do ta zhbllokonte Kosovën. Nuk dihet kush do të fitonte, mirëpo do të kishte një kandidat për president nga opozita dhe një kandidat prej tyre. Nuk ka të bëjë asgjë me çka ka thënë ajo, as s’kemi lypë votë. Ne kemi thënë që nuk mundemi me vazhdu me një pozicion ku një parti do t’i marrë tri pozicione, me i zaptu tri pozicionet, sepse atëherë do të thotë me e kthyer shtetin parlamentar në një shtet autoritar”, u shpreh Tahiri në një deklaratë për Ekonomia Online.

Ai tha se partia e tij ka paraqitur një platformë politike me gjashtë kërkesa, ndërsa theksoi se nuk do ta bllokojë procesin e zgjedhjes së presidentit. E gjithashtu Tahiri nuk e përjashtoi mundësinë e përsëritjes së bllokadës institucionale.

I pyetur nëse Aleanca, do të përkrahte një kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për president nëse plotësohen kërkesat e saj, Tahiri tha se partia nuk synon ta bllokojë procesin, por vendimi për votën do të varet nga kandidatura konkrete.

“Këto janë kushtet tona dhe ne nuk e bllokojmë procesin. Pra, ne shkojmë në kuorum. A e votojmë apo jo, varet prej njerëzve dhe se çfarë emrash nxjerrin ata. Ne duhet ta dimë emrin, mirëpo këto që përmenda janë kushtet tona”, tha Tahiri.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini në një konferencë për media të premten tha se Kosova po rrezikon të futet sërish në krizën e mungesës së institucioneve, gjë kjo e cila sipas tij nuk shkon as në favor të qytetarëve e as të zhvillimit strategjik të Kosovës.

Doli për të marrë ajër të pastër, detaje për vdekjen tragjike të policit nga Mleqani i Malishevës

Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku në vendin e tij të punës.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë ndarë edhe detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare në Morinë. Bazuar në informacionet e para, Gashi kishte dalë për të marrë ajër të pastër, kur u godit nga një veturë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Për rrethanat e aksidentit pritet të ketë më shumë detaje nga autoritetet kompetente, ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë në vijim.

Detaje të reja nga vr’asja në Ferizaj: Vajza e të dyshuarit u lëndua gjatë ngjarjes dhe u ndalua për 48 orë

Vajza e të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj ka pësuar lëndime trupore dhe sipas policisë, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se edhe ndaj vajzës është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo e njëjta vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor.

“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK”, njoftoi policia

Tragjike: Humb jetën një zyrtar i Policisë së Kosovës pasi u godit nga një veturë në Morinë

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare në Morinë, ku ka humbur jetën zyrtari i Policisë së Kosovës, Rexhep Zenel Gashi.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të para, Gashi ndodhej në vendin e punës dhe kishte dalë për pak çaste jashtë objektit, kur u godit nga një veturë.

I ndjeri ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftojnë në ditët në vijim.

Ndërkohë, rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente përmes hetimeve.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve

E rëndë: E reja nga Kosova dyshohet se humbi jetën në një aksident në Gjermani

Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit Damanek në Facebook.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Në njoftimin në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë./Klankosova.tv