div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-35 category-paged-35 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ekskluzive: Fatmir Limaj do të jetë në listën e PDK-së për deputet.

Burime të sigurta të Gazeta Imazhi bëjnë të ditur se Fatmir Limaj pritet të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas këtyre burimeve, negociatat dhe dakordimet politike mes palëve kanë avancuar ndjeshëm ditëve të fundit, duke çuar drejt një përfshirjeje të Limajt në listën zgjedhore të kësaj partie. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga PDK, sinjalet nga brenda strukturave partiake tregojnë se ky vendim konsiderohet pothuajse i finalizuar.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur subjektet politike janë në fazën përmbyllëse të hartimit të listave zgjedhore, ndërsa pritet që ditëve në vijim të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për deputet.

Përfshirja e mundshme e Limajt në listën e PDK-së shihet si një lëvizje me peshë politike, e cila mund të ndikojë në konfigurimin e garës zgjedhore dhe në mobilizimin e elektoratit në prag të 7 qershorit.

Gazeta Imazhi do të vazhdojë të përcjellë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo konfirmim zyrtar apo detaj shtesë rreth listave zgjedhore.

LDK-ja cakton kandidatin për kryeministër

Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai po ashtu e konfirmoi që ka propozuar të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

“Në këtë propozim timin, kam propozuar garim të përbashkët për President të Republikës dhe për Kryeministër të Republikës”, ka njoftuar Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore; dhe me mua, Kryetar të LDK-së, kandidat nga LDK për Kryeministër të Republikës”.

Abdixhiku pohoi se ky propozim është mbështetur dhe votuar në plotni nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Baraliu: Ulja e VV-së në 33-37 për qind do t’i shërbente më së miri Kosovës

Bleron Baraliu, analist, ka shkruar një shkrim, ku ka komentuar zhvillimet politike.

Në shkrimin e tij, Baraliu ka vlerësuar se ulja e VV-së do t’i shërbente më së miri Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për dashuri dhe jo urrejtje.

 

Kurti rrit pritshmëritë, zbulon përqindjen që synon në zgjedhjet e 7 qershorit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij synon të arrijë deri në 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë objektiv si të arritshëm me “punë, sinqeritet dhe përkushtim”.

Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë të shtunën, ku u nominua për kryeministër, Kurti tha se rritja e mbështetjes për Vetëvendosjen është e vazhdueshme dhe se, sipas tij, nëse trendi i rritjes vazhdon si në muajt e fundit, partia mund të afrohet me këtë rezultat.

“Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai.

Ai akuzoi opozitën për bllokim të proceseve institucionale, duke thënë se veprimet e saj nuk e kanë mundur popullin, por kanë synuar pengimin e shtetit. Sipas Kurtit, zgjedhjet e reja nuk ishin të domosdoshme, por shtoi se ato mund të jenë të tilla për disa faktorë politikë, por jo për popullin.

“Sa herë po na bllokojnë ne po rritemi. Ata po marrin përgjigje më të fortë nga populli. Nuk kishim nevojë për këto zgjedhje. Mbase dikush, ndonjë strateg që drejton nga hija veprimet opozitare, po mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Ndoshta janë për dikë, por jo për popullin e shtetin. Kjo po ndodh sepse kemi një opozitë e cila ka kuptuar se nuk mund ta mund popullin, por ka zgjedhur ta bllokojë shtetin. Vullnet i popullit nuk është nen kushtetues, është forcë e historisë që na shpie përpara”, deklaroi ai.

Në fjalimin e tij, Kurti theksoi gjithashtu se qeverisja e tij mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe luftës kundër korrupsionit, duke shtuar se integrimi evropian nuk është vetëm objektiv politik, por pjesë e identitetit dhe vlerave të shoqërisë.

“Evropa për Kosovën nuk është stacion i thjeshtë, por vlerë që e mbajmë brenda nesh”, deklaroi Kurti, duke shtuar se Qeveria po ndërton institucione të bazuara në drejtësi, dinjitet dhe luftë kundër krimit e korrupsionit.

Tutje, ai u shpreh i nderuar që u nominua për kryeministër sërish dhe premtoi se me mbështetjen e popullit do t’i kalojnë “sfidat absurde” që po u shfaqen përpara.

“Është nder dhe përgjegjësi e madhe. Është detyrim historik ky që kam ndaj jush. Është detyrim që e kemi ndaj kombit shqiptar dhe Republikës sonë. Këtë detyrë do ta përmbushim e s’do të na ndalë askush. Sytë i kemi te përparimi i kombit tonë. Pa mbështetjen e juaj masive, nuk do të mundeshim të kapërcenim vështirësitë shoqërore e historike që na janë paraqitur në të kaluarën. Me mbështetjen tuaj, do ta kalojmë çdo pengesë, përfshirë edhe këto sfida absurde që po na paraqiten tash. Jemi në një tjetër fushatë, në një tjetër ballafaqim me të kaluarën, që nuk do të vdesë kurrë pa u përpjekur edhe një herë të na e marrë frymë. Jemi këtu të pathyer, me duar të pastra e ballëhapur”, theksoi Kurti.

Kurti: Sa herë po na bllokojnë ne po rritemi, ata po marrin përgjigje më të fortë nga populli

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi u numinua për kryeministër ka thënë se është nder dhe përgjegjësi e madhe për të që të nominohet sërish.

Ai në fjalimin e tij ka thumbuar edhe ish-partitë opozitare, duke thënë se kanë zgjedhur ta bllokojnë shtetin.

“Do të tejkalojmë çdo pengesë e sfidë mbase nuk do të na mungojnë as në të ardhmen”

“Jemi në prag të fushatës, tjetër ballafaqim me të kaluarën përmbajtësisht që s’do të vdes kurrë siç dukte pa u përpjekur edhe një herë të na marrë frymën, por ne jemi të pathyer dhe më të fortë se kurrë, me duar të pastra dhe ballë të hapur”

“Sa herë po na bllokojnë, ne po rritemi dhe ata po marrin përgjigje më të fortë nga populli”, tha Kurti.

“Përballë kemi një opozitë që nuk mund ta popullin prandaj ka zgjedhur ta bllokojë shtetin”, tha Kurti.

VV e nominon Albin Kurtin kandidat për kryeministër

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ka nominuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit.

Nominimi i Kurtit ka marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve gjatë mbledhjes së së shtunës.

Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë parti, Albulena Haxhiu, ka pasur lëvdata për bashkëpartiakun teksa ka dhënë propozimin.

“E propozoj se e njoh nga afër. E them me bindje me plotë, ai nuk e ka kuptuar pozitën e kryeministrit as si rehati e as si privilegj. Për të, pozita ka qenë për t’i ndihmuar qytetarëve. Për Albin Kurtin, shteti matet aty ku prek jetën e qytetarit. Përtej qeverisjes më të suksesshme, me te shteti nuk është strehë për të fortët e as strehë për plaçkë. Është i pashantazueshëm në politikë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Deklarata e Pavarësisë në tokë, reagon Basha: Jemi në proces të bartjes në objekt të ri, zyrtarët do ta varin në mur

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka dalë me sqarim pas reagimeve për lënien në tokë të Deklaratës së Pavarësisë në këtë Ministri.

Reagimet erdhën pasi ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, publikoi një fotografi me Bashëm e ku në sfond shihet Deklarata e Pavarësisë e lënë në tokë pas kauçit.

Por, Basha tha se janë në proces të bartjes e sistemimit në objekt të ri të Ministrisë dhe se aktualisht po funksionojnë me kushte të përkohshme.

“Sa i përket lajmit për vendndodhjen e Deklaratës së Pavarësisë, dua ta sqaroj për opinionin publik se aktualisht jemi në proces të bartjes, sistemimit dhe inventarizimit të hapësirave të punës në objektin e ri të Ministrisë. Me procesin e bartjes dhe organizimit të inventarit nuk merret Ministri, por janë zyrtarët e Logjistikës, sepse këto janë çështje teknike dhe operative të organizimit. Deri tani, ky ambient funksionon në kushte të përkohshme, me orenditë e bartura nga objekti i vjetër dhe me organizim të improvizuar”.

Basha tha se u raportua “padrejtësisht dhe me tendencë”.

“Pjesë e inventarit dhe e materialeve të bartura është edhe Deklarata e Pavarësisë, e cila “nuk është hudh”, siç është raportuar”, por Basha shtoi se ajo është sjellë në zyrë nga objekti i vjetër dhe po pret derisa zyrtarët e logjistikës ta varin në mur.

Për këtë kishte reaguar OVL-UÇK që tha se fotografia e lënë mbrapa divanit është ‘’rrëfim politik’’ dhe se Deklarata e Pavarësisë u përdhos.

Tahiri: Fituesit e 7 qershorit, binomi Osmani–Abdixhiku

Xhafer Tahiri nga LDK-ja, ka deklaruar se subjekti i tij politik synon bashkimin e spektrit të djathtë politik dhe patriotëve në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas Tahirit, partia beson se ky bashkim do të sjellë fitore, duke theksuar se qytetarët do të shohin një alternativë të re politike të udhëhequr nga Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

Ai tha se ky binom, sipas tij, ofron një vizion më të qartë dhe më përbashkues për Kosovën, larg gjuhës së urrejtjes dhe ndasive politike.

Tahiri shtoi se bashkëpunimi politik që po ndërtohet nuk synon të jetë vetëm për zgjedhjet apo një mandat qeverisës, por, siç u shpreh ai, një projekt afatgjatë për të ardhmen politike të vendit.

“LDK-ja ka vendosur t’i bashkojmë të djathtët dhe patriotët. Më 7 qershor, ne shpresojmë që bashkimi i së djathtës do të sjellë fitore. Sepse, qytetarët e Kosovës do të shohin se binomi Vjosa Osmani – Lumir Abdixhiku, kanë një vizion më të mirë, më të qartë dhe kanë një vizion përbashkues për Kosovën, përtej gjuhës së urrejtjes. Ky bashkim do të zgjasë, jo vetëm në këtë cikël zgjedhor, jo vetëm në legjislaturën e re, por do të zgjasë përgjithmonë në Republikën e Kosovës”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Bie çmimi i naftës në Kosovë, nuk ndryshon i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për të shtunën.

Sipas njoftimit, nafta është liruar për katër centë krahasuar me dje. Do të kushtojë 1.63 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë – 1.51 euro për litër.

E gazi ka rënë për një cent. Një litër gazë është 0.80 euro.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror

Gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti

Të premten në Podujevë një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti e ka goditur me veturë.

Sipas Raportit të Policisë, viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës teksa i dyshuari ëshë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin tani janë të ndarë, është goditur qëllimshëm me veturë  nga mbrapa”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Palët janë intervistuar, viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24orësh të policisë.