div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-412 category-paged-412 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Përparim Rama i thotë gazetares loçkë, reagon AGK’ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën dhe sjelljen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ndaj gazetares së Reporterit, Leonora Kolukaj.

AGK-ja tha se e cilëson të papranueshme sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Rama në drejtim të gazetares së “Reporterit”.

“Gazetarja ka provuar t’i bëjë pyetje zotit Rama para një konference shtypi, dhe ka hasur në sjellje të papërshtatshme të tij dhe stafit. Rama dëgjohet duke e quajtur “loçkë”, gazetaren, një gjuhë e përsëritur e tij me tone seksiste ndaj gazetareve gra. Ndërkohë, gjithashtu gazetarja shtyhet fizikisht nga ekipi i tij”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje, AGK-ja tha se e dënon fuqishëm këtë qasje të Ramës dhe stafit të tij, teksa e ka ftuar që të përgjigjet në pyetjet e interesit publik dhe t’i trajtojë gazetarët dhe mediet në mënyrë profesionale.

Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

Një incident i rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 18:10, në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Fillimisht, viktimat janë paraqitur në QKMF-në e Dragashit dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku lëndimet e tyre janë klasifikuar si të lehta trupore

Raportohet se i dyshuari për këtë sulm është Safet Kuši, 61-vjeç, banor i fshatit Zlipotok.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Motivi i sulmit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po e trajtojnë rastin me ndjeshmëri të lartë për shkak të përfshirjes së një zyrtari të lartë shtetëror.

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

Një incident i rëndë ka ndodhur më 1 gusht në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë përfshirë në një përleshje fizike me një person të dyshuar, S.K., 61 vjeç.

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë fillimisht në QKMF-në e Dragashit dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.

Policia ka nisur hetimet menjëherë dhe ka ndaluar të dyshuarin për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, raporton Sinjali, transmeton Insajderi.

Shkuan për t’i arrestuar por përfunduan në spital, dy policë rrahen nga tre persona

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, gjatë një përpjekjeje për të arrestuar tre persona të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur kur të dyshuarit kanë kundërshtuar me forcë arrestimin, duke iu shkaktuar lëndime trupore policëve, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, dy nga tre të dyshuarit janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa njëri prej tyre ndodhet ende në arrati.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë – zyrtarë policorë, kanë hasur në rezistencë gjatë tentim-arrestimit të tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa i treti gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Arrestohet mërgimtari i cili shkaktoi aksidentin ku vdiq një motoçiklist

Është arrestuar një burrë shqiptar me shtetësi gjermane, i cili shkaktoi aksidentin me vdekje të premten në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, mbeti i vdekur një i ri motoçiklist.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari shqiptar-shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare Almir Zenuni, djali i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Zenuni nga Krusha e Madhe.

Sipas faqes zyrtare te Krushës së Madhe, Almirit i ishin paraqitur probleme shëndetësore vetëm dy javë më parë, por përkundër përpjekjeve mjekësore, ai nuk ia doli të fitojë betejën me sëmundjen.

Dhimbja është edhe më e madhe për faktin se ai u martua vetëm të dielën e kaluar, me mbesën e dëshmorit Nesim Elshani nga Nagavci.

Jetën e tij e kishte ndarë mes Kosovës, Sllovenisë dhe Belgjikës, ku punoi për një të ardhme më të mirë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e shtunë, më 2 gusht 2025, në orën 12:00, në varrezat e fshatit Krushë e Madhe.

Goditje e madhe për VV-në, kandidati për kryetar kalon në LDK

Një lëvizje interesante politike ka ndodhur në komunën e Junikut.

Nënkryetari i Komunës, Besart Tofaj, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik, raporton IndeksOnline.

Lajmi u bë i ditur nga kandidati i LDK-së për kryetar komune, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në Facebook.

“Nënkryetari Besart Tofaj ka dëshmuar përkushtim, integritet dhe profesionalizëm të lartë gjatë katër viteve të bashkëqeverisjes. Aderimi i tij në LDK është dëshmi e përputhjes së vlerave dhe vizionit tonë për një Junik më të zhvilluar dhe më të drejtë”, thuhet në njoftim.

Sipas Shehut, Tofaj përfaqëson një prurje të fuqishme për partinë.

“Besarti është një prurje e fuqishme dhe me shumë potencial për LDK-në, dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme në ndërtimin e politikave zhvillimore dhe qeverisëse në Komunën tonë”, thuhet në njoftim.

Kjo lëvizje shihet si një goditje e rëndë për Vetëvendosjen në Junik, e cila tashmë humb një nga figurat e saj kryesore në nivel lokal.

Postimi i plotë:

Ky është ish-komandanti i UÇK-së, që vdiq sot në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se sot në QKUK ka vdekur punëtori 57 vjeçar i cili me datën 19 korrik derisa ishte duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë kur kishte rënë nga kulmi.

IndeksOnline merr vesh se bëhet fjalë për ish-komandantin e UÇK-së, Selman Kajtazi i njohur si  Komandant “Lika”.

Rreth vdekjes së tij është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, policia ka bërë të ditur se viktima vdiq disa ditë pasi ka rënë nga kulmi ku ishte duke punuar te disa familjarë në nj fshat të Vushtrrisë.

Tutje, policia ka iniciuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”.

“Me datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës”.

“Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën. Me urdhër të prokuronit, rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Polici rrah kolegun brenda stacionit të policisë në Prishtinë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë (ish “Victoria”), ku dy zyrtarë policor janë përfshirë në një përleshje fizike brenda ambientit të punës.

Sipas burimeve të Insajderit, njëri nga zyrtarët dyshohet se e ka sulmuar kolegun e tij pa ndonjë provokim të mëparshëm.

Ky është polici që grushtoi policin brenda stacionit

Pas incidentit, rasti është raportuar dhe në vendngjarje ka dalë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ky është polici që grushtoi policin brenda stacionit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot brenda ambientit të Policisë në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë detyrës. Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se personi që dyshohet për këtë sulm është Leogzim Klinaku, zyrtar në Stacionin Policor “Jugu” në kuadër të DPK – DRP Prishtinë.

Sipas informatave të para, incidenti ka ndodhur në oborrin e stacionit, në momentin kur viktima ishte duke nxjerrë një veturë jashtë rrethojës. Në atë çast, Klinaku, i cili ndodhej në portë, i është afruar kolegut të tij dhe, sipas dëshmive, e ka grushtuar disa herë, duke e lënë të lënduar.

Lidhur me këtë rast, ai do të hetohet për veprën “Sulmi” sipas nenit 184 të Kodit Penal. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndaj tij është marrë masa e suspendimit apo arrestimit.

Prokuroria dhe Inspektorati Policor pritet të vendosin mbi masat e mëtejshme ndaj zyrtarit Klinaku, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar shqetësim brenda radhëve të Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.