div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-48 category-paged-48 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tragjike: i riu humb jetën pasi bie nga kati i tretë i një objekti në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vushtrri, ku një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti banesor që ishte në ndërtim e sipër, raporton Sinjali.

Lajmin e konfirmoi për Gazetën Sinjalizëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha Prekazi.

Sipas informacioneve, viktima fillimisht kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies nga lartësia, ndërsa është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, i njëjti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit.

Gjykata korrigjon aktvendimin ndaj Milaim Zekës

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të mërkurën ish-deputetin Milaim Zeka me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për shmangie nga tatimi.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Edita Çanta, Zeka në emër të kompensimit të dëmit, obligohej t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën prej 81 mijë euro, raporton Betimi për Drejtësi.

Por, përmes një aktvendimi të marrë po sot për korrigjim të aktgjykimit burimor, e të cilin e ka publikuar Zeka, bëhet e ditur se është bërë një lëshim teknik dhe se ky i fundit obligohet që në emër të kompensimit të dëmit të paguajë 67 mijë e 609 euro e 71 centë.

“Në aktgjykimin burimor të datë 20.05.2026 ndaj të pandehurit Milaim Zeka është bërë një lëshim teknik tek shuma e kompensimit të dëmit dhe atë: Në vend të shumës 81,000.00 euro duhet të jetë shuma prej 67,609.71 euro”, thuhet në aktvendim.

Ndërkaq, pjesa tjetër e aktgjykimit burimor mbetet e pandryshuar.

Në aktvendim thuhet se kundër këtij aktvendimi për korrigjimin e aktgjykimit burimor, nuk është e lejuar ankesë e posaçme.

“Me rastin e shpalljes së aktgjykimit burimor është bërë një gabim teknik te prezicizimi i kompensimit të dëmit i cili është i përcaktuar me rikualifikimin faktik të veprës penale Shmangia nga tatimi nga neni 313 par.3 lidhur me par.l të KPRK-së nga prokurori i shtetit dhe me ekspertizën financiare, gjegjësisht tek shuma e kompensimit të dëmit në vlerë prej 81,000.00 euro, e që në fakt numri duhet të jetë shuma prej 67,609.71 euro, ndërsa pjesa tjeter e aktgjykimit burimor mbetet e pandryshuar”, thuhet në aktvendim.

Andaj, Gjykata sipas detyrës zyrtare përmirësoi aktgjykimin burimor, dume ndryshuar shumën e kompensimit të dënimin

Gruaja rrah burrin, dërgohet në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në Skenderaj.

Sipas raportit ditor të PK’së, viktima mashkull pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

“Skenderaj 20.05.2026, 19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima m/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Njoftim i rëndësishëm nga Trusti

Shifra e mjeteve nën menaxhim të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka kaluar 4 miliardë euro gjatë muajit maj 2026.

Sipas njoftimit të FKPK-së, rreth 70 për qind e kësaj shume përbëhet nga kontributet pensionale të qytetarëve, ndërsa rreth 30 për qind janë të ardhura të gjeneruara nga investimet.

Nga të dhënat e publikuara shihet se fondi ka shënuar rritje të vazhdueshme ndër vite. Në fund të vitit 2015, FKPK-ja kishte rreth 1.2 miliardë euro mjete nën menaxhim, ndërsa tani kjo vlerë është më shumë se trefishuar.

Sipas fondit, rritja e vazhdueshme e mjeteve nën menaxhim reflekton zgjerimin e kontributeve pensionale dhe kthimin nga investimet përgjatë viteve të fundit.

27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti – dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, përgjatë magjistrales Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:40.

“Sot kemi pranuar informatën se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, te një objekt, një person kishte rënë nga kulmi (pullazi) dhe kishte pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Veseli.

Sipas tij, i lënduari fillimisht është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa më pas, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

Lidhur me rastin, Veseli ka thënë se hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e rrethanave të incidentit, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, tha Veseli.

Halil Matoshi i pranon tre suksese të Albin Kurtit

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko tha se i ka mbështetur disa nga veprimet e Qeverisë së Albin Kurtit në veri të Kosovës, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe shtrirjen e sovranitetit institucional.

Matoshi tha se e ka duartrokitur shpërbërjen e strukturave paralele serbe, duke e konsideruar të papranueshme ekzistencën e “dy shteteve brenda një shteti”.

“Po, duartrokas shpërbërjen e strukturave paralele, menaxhimin e veriut nga aspekti i sigurisë, jo për politikë sepse politikë për veriun s’ka hiq. Por sidomos shpërbërja e strukturave paralele që mua më pëlqen, sepse dy shtete brenda një shteti nuk munden me ekzistu, kjo është fakt”, deklaroi Matoshi.

Ai tha se ka mbështetur edhe ndalimin e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Dhe ndalimi i referendumit të Serbisë, një shteti tjetër në Kosovë, po ashtu i kam duartrokitur. Këto janë tri çështjet më fatlume që i ka bërë Kurti”, u shpreh ai.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/_NJsml8WPJw

Rrahje masive mes dy familjeve – Dy persona bëhen për spital

Një konflikt mes fqinjëve në Zubin Potok ka përfunduar me rrahje, intervenim policor dhe trajtim spitalor për dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 20 maj 2026 në fshatin Ugljar, ku një çift bashkëshortor është paraqitur në Stacionin Policor duke raportuar se janë sulmuar fizikisht nga fqinjët e tyre – babë e bir.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktimat, M. L dhe B. L, kanë deklaruar se janë rrahur nga Nikola Lazareviq dhe Milan Lazareviq.

Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimat fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Zubin Potok e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga Policia lidhur me rastin.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa pas procedurave policore të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

PSD goditet para zgjedhjeve, vijnë dy dorëheqje të papritura

Zgjim Hyseni dhe Qendron Kastrati nuk janë më pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD), pasi kanë dhënë dorëheqje nga funksionet dhe angazhimet në këtë subjekt politik, shkruan Gazeta Metro.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Qendron Kastrati nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e angazhimit politik në parti, për shkak të mospajtimeve rreth kushteve dhe mënyrës së pjesëmarrjes në proceset e brendshme.

Pas këtyre zhvillimeve, të dy figurat politike janë distancuar nga PSD-ja.

Serbia kundër formimit të Xhandarmërisë së Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur ligjore dhe legjitime në Kosovë dhe se Prishtina nuk ka të drejtë të formojë “struktura të reja paraushtarake ose policore”, ndërsa institucionet e Kosovës kanë njoftuar krijimin e një xhandarmerie brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporton Anadolu.

Në një deklaratë, lidhur me njoftimet nga Prishtina se institucionet do të formojnë një xhandarmëri, Petkoviq theksoi se “premtimet zgjedhore dhe lëvizjet e dëshpëruara të Albin Kurtit, i cili shpall formimin e një xhandarmërie, u vendosën me qëllim fitimin e pikëve të lira politike, sepse fushata e tij padyshim nuk po shkon siç e kishte imagjinuar”.

“KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur ligjore dhe legjitime në Kosovë, përgjegjëse për kontrollin dhe patrullimin përgjatë vijës administrative dhe Kurti e di shumë mirë këtë dhe nuk mund ta ndryshojë realitetin me fotografi dhe premtime në fushatën zgjedhore”, tha Petkoviq.

Ai theksoi se Neni 9 i Marrëveshjes së Brukselit thotë se përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të pasqyrojë përbërjen etnike të popullsisë së atyre katër komunave, ndërsa Plani i Zbatimit thotë qartë se asnjë formacion i ri policor në veri nuk mund të formohet pa pëlqimin e Grupit Punues, i cili, përveç Prishtinës, përbëhet nga përfaqësues të Beogradit dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe pa lejen e të cilëve një gjë e tillë nuk është e realizueshme.

“Pra, aktivitetet e fundit zgjedhore të Albin Kurtit nuk janë gjë tjetër veçse dyfish të zhveshura, siç do të thoshte populli ynë”, shtoi Petkoviq.

Kujtojmë se sot ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se ka nënshkruar themelimin e grupit punues që do të merret me analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e këtij institucioni të ri të sigurisë i cili do të funksionojë si Agjenci e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, theksoi Sveçla.

Ai ka thënë se Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit.

Po të ishte vrarë Sami Lushtaku, do e kishin barazuar me Adem Jasharin

Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, hodhi kritika të mëdha ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me qasjen e tyre ndaj çlirimtarëve të UÇK-së.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se sikur Sami Lushtaku, që po sulmohet ditëve të fundit nga eksponentë të LVV-së, do të vritej gjatë luftës, ai do të barazohej me komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Po të ishte vrarë gjatë luftës, por të ishte dëshmor e hero, do ta kishin barazuar pastaj afër Adem Jasharit. Këta po shihet që ne të gjallët iu pengojmë. Askush i gjallë nga pjesa e PDK-së e e UÇK-së për këta nuk mbeti i mirë”,  tha kandidati i PDK-së për deputet, Demaku.