div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-529 category-paged-529 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Moskonstitumi i Kuvendit, Kurti ua hedh fajin partive të tjera

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ua hedhi fajin deputetëve të partive tjera për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“ Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, u shpreh Kurti në pyetjen e gazetarëve në përfundim të vënies së gurthemelit të QKMF-së në Shtime.

Më tej shtoi se pas formimit të Kuvendit, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re. Deri atëherë, sipas tij vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

E dhimbshme: Ndërron jetë pjesëtari i FSK-së

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë Sabit Rexhep Mazreku, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ishte Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Rreshter i Klasit të Parë.

Sipas njoftimit nga FSK-ja, homazhet nga njësitë e FSK-së do të mbahen në Kazermën “Evropianët e rinj ” në Pomozotin, sot me datë 16.06.2025, nga ora 13:00-14:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Goriq, Komuna e Malishevës.

Sabiti ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut.

I ndjeri pas vetës ka lënë bashkëshorten dy djem dhe një vajzë.

Kurti pas deklaratës së Trumpit: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radojçiqit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit, raporton Ekonomia Online.

Ai u pyet lidhur me zotimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë–Serbi dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.

Në përgjigje, Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike dhe se hapi i parë duhet të jetë dorëzimi i Milan Rajdojçiqit, të cilin e ka cilësuar si “kryekriminel” përgjegjës për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikw së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Ai shtoi se beson në mundësinë e normalizimit, por sipas tij, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, ndërsa vlerësoi lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti, raporton EO.

Shkëlqim Hadri nga Prishtina vdes në një aksident në SHBA

Shkëlqim Hadri ka vdekur pas një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Lajmin e kanë bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ku ka bërë se i njëjti është me prejardhje nga Prishtina, shkruan Insajderi.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW. Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nga kjo qendër kanë thënë se rreth ceremonisë së varrimit do të njoftojnë për ditët në vijim.

Pusho në paqë, Shkelqim!

Trump i paralajmëroi të mos prekin amerikanët, raketat e Iranit godasin ambasadën e SHBA në Izrael

Ambasadori i SHBA në Izrael, Mike Huckabee, thotë se ambasada amerikane në Tel Aviv do të mbetet e mbyllur pasi pati dëme të vogla afër gjatë sulmeve iraniane gjatë natës.

Mike Huckabee tha se nuk pati lëndime në personelin amerikan gjatë sulmeve.

“Ambasada dhe Konsullata Amerikane në Izrael zyrtarisht do të mbeten të mbyllura sot, pasi strehimi është ende në fuqi. Disa dëme të vogla nga goditjet me raketa iraniane pranë Degës së Ambasadës në Tel Aviv, por nuk pati lëndime në personelin amerikan”, shkroi Huckabee në X.

E rëndë: Gjendet e shtrirë pa ndjenja një grua – ndërron jetë në QKUK

Një grua ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të 16 qershorit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:30, një punonjës sigurie, derisa po verifikonte një alarm të aktivizuar në një lokal, ka vërejtur një person të shtrirë në tokë dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Policia ka thirrur njësinë emergjente, e cila ka konstatuar shenja jete te viktima dhe e ka dërguar me urgjencë në QKUK, ku pas një ore mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonalë, forenzika dhe Prokurori kujdestar për Krime të Rënda, me ç’rast është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa identiteti i viktimës mbetet ende i panjohur.

Deklarata e fortë e Trumpit, paralajmëron marrëveshje Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale, duke përmendur rolin e tij në parandalimin e konflikteve të shumta, përfshirë edhe krizën mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij të parë.

Ai përmendi konkretisht përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij, duke thënë se vendet ishin në prag të luftës, por ndërhyrja e tij kishte sjellë stabilitet. Ai gjithashtu paralajmëroi marrëveshje mes dy vendeve.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova”, deklaroi Trump.

Ai nuk la pa përmendur edhe ish-presidentin Joe Biden, të cilin e akuzoi për prishjen e perspektivës afatgjatë në rajon.

“Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregulloj, përsëri!”, u shpreh ai me tone të ashpra.

Trump paralajmëroi gjithashtu se shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se aktualisht po zhvillohen shumë thirrje dhe takime.

Irani e ka seriozisht: Nis faza e katërt e operacionit ndaj Izraelit

Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

Faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit ka filluar, raportoi të dielën media gjysmëzyrtare iraniane Mehr News.

Operacioni, i quajtur “Operacioni Premtimi i Vërtetë 3”, përfshinte “qindra raketa të ndryshme balistike” që synonin ndërtesa banimi dhe infrastrukturë në Izrael, raportoi Mehr.

Sulmet janë një “përgjigje vendimtare” ndaj sulmit fillestar të Izraelit ndaj Iranit, i cili vrau disa komandantë të lartë ushtarakë, deklaroi agjencia e lajmeve.

Autoritetet iraniane theksuan se do të “përgjigjeshin me vendosmëri ndaj çdo aventure” nga Izraeli, sipas Mehr, shkruan BBC.

Sulmet mes Iranit dhe Izraelit, BE-ja marrin një vendim urgjent

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas, ka thirrur një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së, mbi zhvillimet dramatike në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrjes së Teheranit.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë Kaia Kalaska thirrur një takim të Ministrave të Jashtëm të BE-së nëpërmjet videokonferencës për të martën”, tha zëdhënësi.

Takimi do të ofrojë një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje, për të koordinuar qasjen diplomatike ndaj Tel Avivit dhe Teheranit, si dhe për të hartuar hapat e mundshëm të mëtejshëm.

Irani paralajmëron qytetarët izraelit: Largohuni nga bazat ushtarake dhe shkencore

Ushtria iraniane paralajmëroi banorët e Izraelit që të evakuohen nga zonat afër vendeve të rëndësishme ushtarake dhe shkencore izraelite për sigurinë e tyre, në një video deklaratë në televizionin shtetëror iranian.

Koloneli Reza Sayad, zëdhënës i forcave të armatosura të Iranit, bëri njoftimin ndërsa një breshëri predhash iraniane u lëshuan në të gjithë Izraelin.

Sayad i paralajmëroi njerëzit në Izrael të mos jetojnë afër ose të udhëtojnë drejt “vendeve jetësore, të ndjeshme dhe të rëndësishme”, sepse ushtria iraniane ka një bazë të dhënash të këtyre objektivave që po vazhdon t’i godasë.

Ai tha se Irani tashmë ka “goditur me sukses objektiva të ndjeshme dhe të rëndësishme, duke përfshirë qendrat ushtarake dhe të sigurisë”, në Izrael.

Paralajmërimi i Iranit vjen pasi Izraeli lëshoi ​​një paralajmërim të ngjashëm më herët. Izraeli u tha iranianëve që jetonin pranë objekteve të prodhimit të armëve të evakuoheshin, duke thënë se të qenit afër do të rrezikonte jetën e tyre.