Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, ka shpallur në kërkim një të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim”. I dyshuari është Adnan Cani, 37 vjeçar, nga fshati Llashticë e komunës së Gjilanit.

LEXO EDHE:

“Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kërkon ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar, Adnan (Shkuri) Cani. Datëlindja e tij është 02/09/1987 dhe adresa e banimit është në Fshatin Llashticë, Komuna e Gjilanit. Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, është i lutur të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim.

Screenshot
Pamje të pengesave që vendosi Policia te Ura e Bërnjakut

Policia e Kosovës ka vendosur dje disa pengesa të pjesërishme në Urën e Bërnjakut.

LEXO EDHE:

 

 

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka arsyetuar vendosjen e tyre me qëllim parandalimin e propagandës.

Bllokadat shihet se pengojnë vetëm kalimin e kamionëve, derisa veturat mund të kalojnë.

 

Kështu duken pengesat e vendosura sot në veri

I arratisuri për vrasjen në Mitrovicë dyshohet se ka ikur drejt Turqisë

Mëngjesin e 20 shtatorit Mitrovica u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një person mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri, mu në qendër të qytetit. Ani pse ka kaluar një javë që nga akti kriminal, i dyshuari për vrasjen nuk është arrestuar ende, shkruan Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:

Viktima Florim Zeqiri, fillimisht u plagos pasi drejt tij u shkrepën gjashtë plumba, ndërsa më pas humbi jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Policia kishte njoftuar se personi i dyshuar për vrasjen është Valdrin Salihu, i cili menjëherë pas aktit ishte larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

Më pas kjo ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast Valdrin Salihu u shpall në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Vrasje”.

Një ditë pas rastit, Policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit Salihu, ku u gjetën dhe u sekuestruan; një pistoletë, tre karikatorë e 205 fishekë.

Mirëpo, një javë pas aktit kriminal, i dyshuari Valdrin Salihu ndodhet akoma në arrati.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se ai është larguar nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë.

“Sipas informacioneve që disponojmë, i dyshuari me iniciale V.S., ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Turqisë, për këtë arsye gjykata me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për të dyshuarin”, kanë thënë nga Prokuroria.

Ndryshon moti në Kosovë, nga kjo ditë bien temperaurat

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

LEXO EDHE:

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius.

Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq, për të dielën pritet ndryshim moti.

IHK njofton se do të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.

Në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

GAP e liston Komunën e Mitrovicës me më së shumti premtime të realizuara, Bedri Hamza me 92.6 % të premtimeve në realizim e sipër

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024.

LEXO EDHE:

Sipas raportit të GAP, Komuna e Mitrovicës së Jugut që drejtohet nga Bedri Hamza është një prej komunave me numrin më të madh të premtimeve të realizuara, ndonëse mandat i mbetur nga qershori 2024 deri në fundin e vitit 2025 kur priten të mbahen zgjedhjet janë rreth 1 vit e gjysmë.

Një fluturake ruse dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune, NATO i kundër-përgjigjet

Katër aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën sot në ajër si përgjigje të një sulmi me dronë rus në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Sulmi rus goditi objektivat civile dhe infrastrukturën portuale pranë kufirit me Rumaninë në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas gazetës lokale të lajmeve Agerpres.

Një nga dronët mund të ketë kaluar në hapësirën ajrore rumune për një periudhë prej më pak se tre minutash, rreth orës 3 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Ministria rumune e Mbrojtjes, tha se katër aeroplanë luftarakë u vendosën në përgjigje të sulmit.

Këtu përfshiheshin dy aeroplanë F-16 nga Forcat Ajrore rumune, të cilët u ngritën rreth orës 1:52 të mëngjesit, dhe dy aeroplanë F-18 nga Forcat Ajrore spanjolle, të cilët u ngritën rreth orës 3:22 të mëngjesit.

Të katër aeroplanët u kthyen në bazat e tyre rreth orës 4 të mëngjesit.

I mungoj LDK-së disa vite, ish-kryetari i Prishtinës propozohet për deputet

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri do të rikthehet përsëri në “gara të mëdha”.

LEXO EDHE:

Lajm i hidhur: Vdes ish-ushtari i UÇK-së dhe polici i Kosovës

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Beqiri është parë dje në takimin e thirrur nga Abdixhiku me deputetë, asambleistë e drejtorë lokalë nga kryeqyteti.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se ish-kryetari i Prishtinës është propozuar nga dega e Kodrës së Trimave e njohur si dega e parë.

Bashkë me të është propozuar nga kjo degë edhe Donjeta Dragusha, drejtoreshë aktuale e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës.

LDK-ja krahason çmimet e vitit 2021 me ato aktuale: Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë gjatë Qeverisë Kurti, raporton Express.

LEXO EDHE:

Sipas infografikës së publikuar figuron se buka në vitin 2021 ka kushtuar 35 centë, e në këtë vit 52 centë, qumështi 88 centë e tash 1 euro e 21 centë, orizi 1 euro e 41 centë në vitin 2021 e 1 euro e 68 centë këtë vit.

Sheqeri figuron se nga 70 centë sa ka qenë në vitin 2021, tash kushton 1 euro e 25 centë, çmimi i miellit të grurit nga 52 centë në 79 dhe cmimi i druve nga 39 euro e 31 centë në 60 euro e 71 centë këtë vit.

Vuçiq e mohon sërish gjenocidin e Srebrenicës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

LEXO EDHE:

“Faleminderit që dëgjuat, kuptuat dhe përkrahët të drejtën e popullit serb për liri, pavarësi dhe të vërtetë”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Ai shtoi se Hungaria “do të ketë gjithmonë një partner dhe mik besnik” në Serbi.

Hungaria ishte një nga vendet që votoi në OKB në maj kundër Rezolutës që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe që dënonte mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Vuçiq deklaroi më parë në Nju Jork në shtator se do të nderonte përfaqësuesit e vendeve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nju Jork, SHBA, 24 shtator 2023.

“Ka, natyrisht, rusët dhe kinezët, dhe Nikaragua dhe Meksika dhe Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kongo, në varësi të nivelit të mbështetjes”, tha Vuçiç në atë kohë.

Më 23 shtator, Vuçiq i dorëzoi edhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzha, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

Vuçiq, ndërkaq, aktualisht ndodhet në Nju Jork për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në maj, 84 vende votuan për Rezolutën në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 19 ishin kundër, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, ndërsa 68 vende abstenuan.

Beogradi zyrtar loboi kundër Rezolutës.

Në gjenocidin në Srebrenicë, të kryer në korrik 1995 nga anëtarët e Ushtrisë së Republika Srpska, u vranë të paktën 8,372 boshnjakë.

Nuk është Lazarati: Në këtë fshat të Pejës u zbulua një parcelë me drogë

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar sot se ka sekuestruar mbi 1 ton drogë.

LEXO EDHE:

Burime të Inddeksonline bëjnë të ditur se droga është kapur në një zonë malore të fshatit Kliçinë të Pejës.

Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.