Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq në Gjermani

Familja Maloku ka njoftuar se sot varroset djali i tyre Trimi, i cili vdiq javën e kaluar në Gjermani.

LEXO EDHE:

Në njoftimin e familjes thuhet se lutjet do të bëhen në xhaminë e fshatit Maxhunaj, ndërsa varrimi i tij bëhet në fshatin Ropicë, në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Me rastin e vdekjes së djalit, vëllaut, nipit tonë Leutrimit, ju njoftojm se varrimi i të ndjerit bëhet me daten 27. 09. 2024 pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Maxhunaj, kurse në ora 14:00 bëhet varrimi i tij në varrezat e fshatit Ropicë.

Të pikëlluarit familja Maloku

Po shtohen paknaqësit brenda VV-së, edhe një deputete po i ‘ndan rrugët’ me Kurtin

Rrugën e Haki Abazit, Doarsa Kica-Xhelilit, Fatmir Humollit, Eman Rrahmanit dhe Visar Korenicës, mund ta ndjekë edhe një tjetër deputete në Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

Drita Millaku ka konfirmuar se është e pakënaqur me partinë e Kurtit.

Në një prononcim për Indeksonline, Millaku ka lënë të hapur opsionin për largim nga Vetëvendosje.

“Çdo gjë së shpejti do të jetë mediatike. Nuk jam t’u u ngut për vendimin. Pakënaqësi ka pasur dhe ka prej fillimi mes nesh dhe Vetëvendosjes. Të rejat do t’i merni vesh pas pak ditësh”, ka thënë Millaku për Indeksonline.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se brenda partisë ka pakënqësi edhe deputetja nga Vushtrria, Fjolla Ujkani.

Osmani ‘ul tonet’ kur pyetet për raportet me Kurtin: Të bëhemi sërish bashkë, t’i bashkojmë forcat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Zërin e Amerikës, është pyetur ndër të tjera edhe për raportet me kryeministrin Albin Kurti, bashkërendimin me të, si dhe për shqetësimet ndërkombëtare. Osmani siç duket këtë herë vendosi që t’i ‘ulë’ pak tonet dhe bëri thirrje për ribashkim, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE: 

Osmani tha se duhet të ketë bashkëpunim, ndonëse “jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë”, duke shtuar se insistimi i saj ka qenë që të gjitha veprimet të bëhen duke punuar edhe me aleatët.

“Natyrisht që jo vetëm këto shqetësime, por të gjitha çështjet i diskutojmë shumë hapur. Rolet tona në Kushtetutë janë të caktuar dhe të ndara, por megjithatë ekziston sistemi i “kontrollit dhe balancës”, sipas parimeve që vet Kushtetuta jonë i ka përqafuar. Mirëpo, është në interes të Republikës së Kosovës që ne të bashkëpunojmë, që ne të bashkërendohemi, gjithnjë duke e vënë si pikë udhërrëfyese interesin e qytetarëve tanë dhe interesin e Republikës së Kosovës, parime këto që edhe na kanë bërë bashkë në vitin 2021. Jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë, megjithatë sa i përket interesave afatgjata të shtetit tonë, sa i përket synimit final, ne nuk dallojmë.

E duam një Kosovë të fuqishme, sovrane në çdo cep të territorit, një Kosovë të integruar në familjen euro-atlantike, në mekanizmat nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Mbi të gjitha, një Kosovë ku sundon ligji e jo kriminelët. Prandaj në këtë aspekt jemi të pakompromis. Por, insistimi im i vazhdueshëm është që në mënyrë që të gjitha këto veprime që janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën të jenë me sukses më afatgjatë dhe më të qëndrueshme, duhet vazhdimisht të punojmë bashkë me aleatët tanë. Mos të harrojmë që aleanca me Shtetet e Bashkuara është ndër themelet e shtetit tonë. “

Në pyetjen se “Objektivin (me Kurtin) e keni të njëjtë por mënyra se si do shkoni deri atje, mund edhe ta ngadalësojë procesin…apo jo?

Osmani është përgjigjur “Ne duhet të bëjmë atë që në ShBA dhe në ushtri e quajnë “regroup” and “reorganize”. Pra, të bëhemi sërish bashkë, t’i bashkojmë forcat sepse interesi i Kosovës është përtej dallimeve që mund t’i kemi. Ne e shohim që në këtë moment kur ka luftëra në botë, Kosova nuk është top prioritet në botë, jemi pak për të qenë të ndarë.”

Lajm i hidhur: Vdes ish-ushtari i UÇK-së dhe polici i Kosovës

Familja Ademi nga Vushtrria ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e anëtarit të saj.

LEXO EDHE:

Ish-ushtari i UÇK-së dhe polic i Kosovës nga fshati Skromë ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

I ndjeri ishte pensionuar vetëm vitin e kaluar nga uniforma e Policisë, dhe me gjithë këtë, ka ndërruar jetë brenda një viti.

Lajmin e ka bërë të ditur biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa varrimi do të mbahet nesër në fshatin Begaj.

Postimi i plotë:

Shok miq dhe dashmire, ju njoftojme se varrimi i babes tone Avdyl Sherif Ademi behet neser me 27.09.2024 pas namazit te xhumas, funerali niset nga xhamia karamanli!
Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Begaj!

Allahu të shperblefte me Xhennet babi

Screenshot
Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërde dhe 11 villa

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona në Prishtinë, Gracanicë dhe Novëbërdë dhe 11 villa, raporton Express.

Vendimi për ndalimin e përkohshëm të këtyre pronave dhe villave është bërë nën dyshimin se janë përfituar me vepër penale.

LEXO EDHE:

Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale. Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet në njoftim.

Serbët protestojnë sot në veri

Sot pritet të mbahet një protestë nga serbët e veriut në Zubin Potok.

LEXO EDHE:

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se protesta pritet të nis në orën 11:00.

“Jemi njoftuar për një protestë nesër në ora 11:00”, ka thënë Elshani mbrëmë.

E arsyeja e kësaj proteste ende nuk dihet.

Ky është moti për sot

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor.

LEXO EDHE:

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 25 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s. Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit.

Vendet që do të jenë pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 27.09.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

LEXO EDHE:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet:

Dalja 10kV Bellobrodi (kodi: 30036008) nga ora 10:00 deri 14:00..

Vendet: Bellobradi, Brruti, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxë e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit, Afariste:ILVA” Buqe, Restorant Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive i daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10 kV Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet:Topliçan, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci, Gelaca, bizneset:N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë, Selim Muharremi

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive i daljes 10kV , shtrëngim i perçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të demtuar.

3.

Nga NS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10kV  Shpenadia (kodi: 32000023)  nga ora 10:30 deri 15:00.

Vendet:  Fshatrat: Caparc, Novak, Serbica e Epërme, Shpenadi, Smaç, Trepetincë dhe Velezhë.

Arsyeja: Mirembajtje preventive-pastrimi i trasesë dhe vendosja e shtyllave 10 kV.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:

LP 10kV J09 Drejtimi i Komogllavës (kodi: 40000009) nga ora 10:30 deri 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magjistralja Prishtinë-Ferizaj (1 konsumator) dhe Varosh.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/10(20) kV Vushtria 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Stacioni Hekurudhor  (kodi: 73000004) nga ora 10:30 deri 15:00.

Vendet: Fshatrat: Akrashticë, Ashlan, Balinc, Beçiq, Bruznik, Bukosh, Dolak, Dubovc, Galicë, Hercegov, Liqej, Lugmir, Mikushnicë (një pjesë), Novolan (një pjesë), Okrashticë, Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Shtruher, Stacioni Hekurudhor dhe Taraxha  (një pjesë).

Arsyeja: – Mirembajtje preventive- pastrimi i trasesë dhe vendosja e shtyllave 10 kV.

Gjakovë 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërpritet:

Dalja 10kV Pataçani ( kodi: 82000001) nga ora 10:30 deri 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm,  Pataçan i Poshtërm, Senoc, Varjak, dhe Zatriq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërpritet:

Dalja 10kV Hogoshti (kodi: 62000001) nga ora 10:30 deri 15:00.

Vendet: Kopërnica, Hogoshtë, Ploçikë, Desivojsë, Shipashnicë e Ulët, Shipashnicë e Epërme, Krenidell, Dazhnicë, Kostandincë, Kolloleq, Tërsten, Laçiç, Vriçevcë, Lisockë, Gjyrishevcë, Zhujë, Air Energy – Kitka, Velegllavë, Marovcë dhe Sotllar.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive , ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë

Vërejtje:Dalja ka BRRE!

Punimet në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Serbët paralajmërojn protestë nesër në veri

Serbët e veriut kanë paralajmëruar protestë për të premten në Zubin Potok.

LEXO EDHE:

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se protesta pritet të nis në ora 11:00.

“Jemi njoftuar për një protestë nesër në ora 11:00”, ka thënë Elshani.