Kusari – Lila: Bisedat me Radoiçiqin kanë qenë pas insistimit nga Sllavko Simiq, ai e ka telefonuar

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, së fundmi ka folur në lidhje me përgjimet e publikuara në media të bisedës së saj me Milan Radoiçiq.

LEXO EDHE

Ajo ka thënë se biseda me Radoiçiqin është zhvilluar pas insistimit të nënkryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, që Kusari-Lila të bisedonte me njeriun më të kërkuar nga drejtësia kosovare.

“Asnjëherë nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Radoiçiq, as nuk i kam kërkuar, as nuk e kam synuar të marrim prej tipi çfarëdo miratimi për çështje që janë diskutuar, ka qenë insistimi në komunikim i nënkryetarit Simiq medoemos ta thërrasë Milan Radoiçiq për të konfimuar që nuk do të ketë probleme në një proces i cili kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjes së energjisë”.

“Ai komunikim ka ndodhur këtu, kur e ka nxjerrë telefonin dhe me insistimin e tij e ka thirrë dhe pastaj si është përdorë kur është publikuar biseda me Sllavko Simiq janë bërë tema, këputje të disa bisedave që Sllavko i ka incizuar të gjitha, ka qenë shkelje e ligjit mbi privatësinë por pastaj i janë dhënë konotacione politike”, ka potencuar Kusari – Lila.

Sipas saj, ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Lista Serbe dhe më pas opozita e ka përdorur për të krijuar mendim se Lëvizja Vetëvendosje bashkëpunon me Listën Serbe.

Kusari – Lila ka thënë se edhe vetë ishte kërcënuar nga Milan Radoiçiq, në qershor të vitit 2022.

“Në qershor të vitit 2022 në një bisedq të fundit me Simiq në zyrën time, pasi ka lexuar një letër që ka qenë kërcënuese në një farë forme nga Milan Radoiçiq, e kam nxjerrë jashtë dhe aty kam përfunduar komunikimin, asnjë komunikim tjetër, as për çështje tjetër nuk kam pasur”, ka theksuar Kusari-Lila në A2 CNN.

“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”

Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe ambasadori aktual Hovenier, po të ishte me një shtet të fuqishëm do të mendohej “200 herë dhe nuk do të guxonte”.

Sipas Gashit, “ambasadorët vijnë e shkojnë ne jemi përjetësisht”.

“I keni pa do ambasadora që besoj nuk i njeh kerkush në lagjen e vet, po flas për shtetet mike e jo ato armike…”, tha Gashi.

“Paraprakisht të tjerët e kanë lejuar për gjuhë fyese dhe ambasadorit nuk besoj që i duket mirë atë që e ka thënë. Duhet respektuar institucionet tona e nëse dikush e merr se çka ka thanë gjyshi i tij, nuk do të thotë që gjyshi i tij u kanë ma i mençur se ai. E gjyshi jem ka thënë që me çdokusht duhet mi ruajtë trojet tona se ky ambasador një ditë shkon prej këtu, siç e kemi pas një ambasador tjetër i cili shpesh herë e luante rolin si i alkoolizuar e i cili i dirigjonte prej kryeministrave e kryetarëve të shtetit çkado me bo saqë ka pas një ndikim shumë të madh edhe në ndërtimin e rrugës Ibrahim Rugova, asutostradës tonë, ku ai më vonë u bë vetë një prej shefave të kompanisë. Dhe kur ai doli në pension sikur ky Hovenieri që ka me dalë atëherë reagimi i Departamentit të Shtetit ishte se s’kan qa i bajnë se është në pension…”, tha Gashi në Pressing.

Godet Matoshi: Populli po e p***urrë pragun e Amerikës, se s’ka Qeveri pa popull

Komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier bërë një ditë me parë ku ka thënë se nëse dëshironi t’i një klubi, atëherë mos urinoni para tij.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka kritikuar qeverinë Kurti për mosturajte të raporteve me aleatet që e kanë ngritur Kosovën nga asgjë.
Sipas tij, kjo qeveri duke u thirr në sovranitet është duke ‘sharruar’ në desovranitet.

“Sa i përket deklaratës së Hovenier, kjo nuk është asgjë e re. Atij vetëm sa nuk i kanë dalë lotët prej zemërimit për hapat që i ka ndërmarrë qeveria e Albin Kurtit pa koordinim dhe pa njoftim edhe informim të aleatit tonë kryesore siç është Amerika. Ai me herët pati dal edhe pati thënë se jemi të frustruar, dhe njeriu i frustruar flet kështu”, ka thënë Matoshi.

“Kjo deklaratë e Hovenier nuk është e thënë për Qeverinë sa është për popullin e Kosovës. Ky popull duhet me pa se po e ‘p***urrë pragun ku po don me hi’. Kurrë një qeveri nuk mundet me bë këtë nëse nuk e ka mbështetjen e popullit”, ka thënë tutje Matoshi.

Spekulimet se ka “luftë” brenda PDK-së, Hamza: Jemi partia më e unifikuar në Kosovë

Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka mohuar spekulimet për përçarje brenda partisë, duke theksuar se PDK është partia më e unifikuar në Kosovë.

Në “Debat Plus,” Hamza theksoi se brenda strukturave të partisë ekziston unitet i plotë, si dhe një komunikim i ngushtë mes anëtarëve.

Hamza u shpreh i sigurt se PDK-ja është gati për zgjedhje dhe se ajo mbetet partia më e unifikuar në Kosovë, pavarësisht spekulimeve.

“E them me siguri të plotë që brenda PDK-së ka unitet të plotë. Ne përveç që jemi të njëjtës parti me pjesën dërmuese jemi miq e shok. Dhe atë jo për një kohë të shkurt po për dekada. Ka dallim në moshë. Por sa i përket stazhit politik, pjesa më e madhe i kanë më shumë se 20 vjet në PDK. Dhe jam i lumtur që kam një komunikim, mbështetje. PDK është mirë e përgatitur. Ne kemi arritur që gjithë degët ti krijojmë shtabet zgjedhore, t’i krijomë nën shtabet zgjedhore. Dhe pa ndonjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit…

Sa i përket fjalëve që nuk ka unitet brenda PDK-së, për njerëz jashtë strukturave, jashtë vendimmarrjes së PDK-së unë nuk e di. Mund të flet dikush. Por për kryesin e PDK-së për Këshillin Drejtues, Kuvendin, në nivel të degëve është një përkrahje dhe një unitet i plotë.

Është partia më e unifikuar në nivel të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Haradinaj: Qeveria urgjentisht t’iu rritë rrogat ushtarëve, shumica prej tyre kryejnë 2-3 puna për me mbajtë familjen

Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një intervistë për IndeksOnline ka folur situaten e sigurisë në vend.

Sipas Haradinaj, Kosova nuk e ka shfrytëzuar mjaftueshëm sulmin në Banjskë, kjo pasi gjithë ky sulm ka qenë orkestrim nga Qeveria e Serbisë.

Haradinaj ka thënë se beson shumë në institucionet e sigurisë.

“Njësia Speciale e Kosovës janë elitarë, të gatshëm me u përballë me çdo situatë, sidomos me Serbinë”

Haradinaj poashtu ka lavduar ushtrinë e Kosovës.

“Ushtria e Kosovës super e trajnuar, çdo qytetarë ushtar i vendit të vet”, tha ai.

“Duhet me i rritë kushtet, logjistikën, konsideratë për pagesë, me ju rritë rrogat pasi shumica e ushtarëve i mbajné 2-3 puna për me mbajtë familjen”, theksoi ai

Dy deputetë “ndahen” nga VV-ja, Kusari-Lila tentoi t’i bind të votojnë

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millaku, në seancën e sotme janë zhvendosur nga ulëset e tyre të zakonshme në mesin e Kuvendit për të zënë vend pas deputetëve të PDK-së. Ato ulëse zakonisht janë të rezervuara për deputetë të Listës serbe.

Rrahmani e Millaku pakënaqësinë e tyre e kanë shpërfaqur edhe në momentin e votimin, duke mos marrë pjesë fare. E për t’i bindur ata, ka shkuar edhe shefja e GP të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj lëvizje në Kuvend, megjithatë deputeti Eman Rrahmani ka kohë që ka mospajtime me vijën e Lëvizjes Vetëvendosje për çështje të ndryshme.

Ambasada e ShBA-së mohon t’i ketë anuluar trajnimet për Policinë e Kosovës

Mbrëmë u raportua se ShBA-ja i ka anuluar trajnimet për Policinë e Kosovës. Krejt kjo u tha se vjen si pasojë e veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës në veri.

Por, këtë fillimisht e mohuan burime të Klankosova.tv brenda njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Edhe nga vetë Policia, sot zyrtarisht u tha se kjo nuk qëndron.

E në një përgjigje për Klankosova.tv, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thanë po ashtu se nuk ka një vendim të tillë.

Zyra për komunikim e Ambasadës i është referuar një deklarate të bërë më 30 gusht, ku thuhej: “Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj”.

Në vazhdën e kësaj deklarate, Ambasada tha po ashtu se janë duke i përcjellë zhvillimet, por se nuk ka ndonjë vendim për anulim të trajnimeve në këtë kohë.

“Jemi duke vazhduar të rishikojmë këtë çështje, dhe nuk kemi marrë asnjë vendim në këtë kohë”, thanë për Klankosova.tv nga Ambasada e ShBA-së.

Në reagimin e 30 gushtit, Ambasada veç tjerash pati thënë: “Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës përgjatë shumë viteve si pjesë e përkushtimit tonë për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës nga ana e qeverisë për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet e Kosovës që të ‘vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar’. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj”.

E Policia e Kosovës tha sot se janë duke vazhduar trajnimet me ShBA-në, por thanë gjithashtu se i marrin seriozisht edhe deklarimet e Ambasadës Amerikane që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe institucionin e saj.

Abdixhiku: Prishtina është gati për zgjedhje, nga 5 dege janë propozuar 20 kandidatë për deputetë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi ka bëre të ditur se në 5 degë të Lidhjes janë propozuar 20 kandidatë për deputetë.

Abdixhiku vlerësoi kandidatët e propozuar, duke thënë se pas vetës mbajnë një përvojë dhe karrierë të pasur.

Postimi i plotë:

Prishtina gati për 9 shkurt! 🔵⚪️

Kandidatë për deputetë, asambleistë e drejtorë lokal nga Kryeqyteti sot u bënë bashkë në takimin e parë mobilizues për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Do të garojmë si një ekip, si një tërësi – fitues, nga tash deri në shkurt.

Do të mbajmë një takim të madh me të gjitha strukturat, për të vazhduar me takime nëpër çdo lagje, çdo shtëpi e çdo pjesë të Prishtinës.

Nga 5 degët tona janë propozuar 20 kandidatë për deputetë. Ata pas vetes mbajnë jo vetëm një përvojë të pasur, por edhe një karrierë të pastër. Krenar me secilin prej tyre; i bindur me përkushtimin e tyre ndaj vendit e qytetarëve.

Me ta dhe çdo qytetar, do të flasim për planin tonë kundrejt ngecjes së tanishme. Për planin tonë për fëmijë e familje, për paga më të larta e përballueshmëri të çmimeve. Për një Kosovë të zhvilluar e me investime, të fortë, të hapur e në rrugëtim të palëkundur euroatlantik.

Kurti: Lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Greqinë kanë shënuar rritje në këto tri vjet e gjysmë, sidomos pas liberalizimit

Kryeministri Albin Kurti është takuar në New York me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka thënë se ka pasur një takim të mirë.

Kurti ka deklaruar se lidhjet diplomatike me Greqinë kanë shënuar një rritje prej se ai është kryeministër, e sidomos pas liberalizimit të vizave në janar të këtij viti.

Me Mitsotakis, Kurti ka thënë se ka folur për zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike.

“Takimi i mirë me kryeministrin grek sot. Diskutuam mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, të cilat kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, veçanërisht duke u intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti. Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Kurti.

Sa janë pagat në Zvicër?

Natyrisht, paga juaj do të varet jo vetëm nga vendi ku jetoni në Zvicër, por edhe nga lloji i punës që bëni dhe pozicioni juaj brenda kompanisë. Por statistikat zbulojnë disa fakte për qytetet ku (në përgjithësi) pagat priren të jenë më të lartat.

Studimi ‘City Statistics’, i publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), ofron disa pamje interesante në aspekte të ndryshme të jetës në 10 qytetet më të mëdha të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

LEXO EDHE: 

Midis tyre është një krahasim se ku pagat mesatare janë më të larta dhe më të ulëta.

Vendet e përdorura për studim janë Cyrihu, Bazel, Berna, Biel/Bienne, Gjenevë, Lozanë, Lucern, Lugano, St. Gallen dhe Winterthur.

FSO e bazoi analizën e saj në të ardhurat mesatare vjetore të tatueshme për taksat federale, të deklaruara nga secili banor, shkruan thelocal.

Këto janë gjetjet:

Ndoshta nuk është për t’u habitur që Cyrihu kishte pagën më të lartë – mesatarisht 70,394 franga të ardhura të tatueshme.

Por atëherë të dhënat janë më befasuese: ndërsa mund të prisni që Gjeneva të jetë në vendin e dytë për sa i përket pagave, qyteti është, në fakt, në vendin e katërt – pas Bazelit (66,923) dhe Luganos (62,339).

Gjeneva është më pas me 60,989 franga, e ndjekur nga Lucerne (59,827), Winterthur (57,253), Berna (57,064), Lozana (54,397), St. Gallen (53,351) dhe Biel/Bienne (44,973).

Ka dy gjëra që duhen mbajtur parasysh: këto të ardhura të tatueshme janë të vitit 2021; pagat janë rritur mjaft që atëherë (paga mesatare në Zvicër në vitin 2024 është rreth 80,000 franga në vit).

Megjithatë, këto janë statistikat me të cilat FSO ka punuar për studimin e saj.

Gjithashtu, këto shifra janë vetëm për qytetet; nëse përfshini statistikat nga aglomoracionet, shifrat janë më të larta – për shembull, ndërsa në qytetin e Gjenevës, paga vjetore renditet si rreth 61,000 franga, nëse shtohen zonat periferike, ky numër shkon në 72,640.

Është e njëjtë për të 10 qytetet.

A nuk janë pagat në qytetet e mëdha zvicerane më të larta se shifrat në studim?

Shumë varet nga lloji i kritereve dhe metrikave të tjera që përdoren në llogaritjen e pagave.

Kjo mund të jetë arsyeja pse jeni mësuar të shihni numra të ndryshëm.

Dhe ka një pjesë më interesante të të dhënave në studimin e FSO

Kjo nuk ka lidhje me pagat. Por FSO gjithashtu shikoi përqindjen e banorëve në çdo qytet që flasin anglisht në shtëpi.

Këto janë rezultatet:

Cyrih 15.8 për qind

Bazel dhe Gjenevë: 13.7 për qind

Lozana 9.9 për qind

Luzern 8.4 për qind

Bernë 8.2 për qind

Winterthur 6.5 për qind

Biel/Bienne 5.2 për qind

St. Gallen dhe Lugano 4.8 për qind.