Deputetja e AAK-së i reagon Korenicës, e kritikon se po e riaktualizon çështjen e shamisë meqë do të marr vëmendje

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, i ka reaguar kolegut të saj deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, pasi ky i fundit ka thënë se s’do të marrë pjesë në votimet në Kuvend deri të kthehet në shkollë një vajzë me shami nga qyteti i Pejës.

LEXO EDHE:

Bytyqi e ka kritikuar Korenciën se po e ngre zërin me vonesë, duke ia kujtuar ndryshimet për Udhëzimin Administrativ që Lëvizja Vetëvendosje i ka premtuar.

Deputetja e AAK-së ka aluduar se Korenica e ka aktualizuar pikërisht këtë temë, meqë e di që do të marrë vëmendje.

“Ok, krejt në rregull Visar, por ku ishe ti që sa vjet për të fol e ngritur zërin për ndalesën nëpër shkolla që u është bërë vajzave me shamia vazhdimisht pikërisht për shkak të udhëzimit që partia jote ka premtuar se do të bëjë ndryshime. Apo, duke e pas të qartë shumë mirë se një temë si kjo merr gjithmonë vëmendje, e paske filluar fushatën qysh tash. Pse nuk veprove edhe më herët kështu? Mundësinë e ke pas por thjesht nuk të ka interesu, deri sot, sigurisht!”, ka shkruar Bytyqi.

Specialja merr vendim për Haxhi Shalën

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim që të hudhet poshtë kërkesa e Haxhi Shalës për rishikim të vendimit, me të cilin i vazhdohej paraburgimi.

LEXO EDHE:

 

Kjo është bërë e ditur përmes konferencës javore nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep.

“Më 19 shtator, kryetarja Ekaterina Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishikim të vendimit të Gjykatës Supreme, në të cilin u hodh poshtë kërkesa e z. Shala për mbrojtjen e ligjshmërisë në lidhje me vazhdimin e paraburgimit të tij”, tha Griep.

Zëdhënësja tha se Paneli i Supremes ka konstatuar se nuk kishte shkelje të konsiderueshme të procedurës nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili fillimisht e vazhdoi paraburgimin e as nga Paneli i Apelit, i cili e konfirmoi atë vendim.

“Paneli i Gjykatës Supreme konstatoi se nuk kishte shkelje të konsiderueshme të procedurës nga gjykatësi i procedurës paraprake, i cili fillimisht urdhëroi vazhdimin e paraburgimit, ose nga Paneli i Apelit i cili e konfirmoi vendimin. Duke qenë se z. Shala kërkon rishikim të vendimit të mëparshëm, kryetarja (Trendafilova) caktoi të njëjtit gjykatës: Ekaterina Trendafilova, Kristinë van de Vajngart dhe Daniel Fransen”, tha ajo, raporton Betimi për Drejtësi.

Ajo tha se në këtë çështje gjyqësore, gjykimi pritet të fillojë më 11 nëntor, ndërsa dëshmitari i parë pritet të dëgjohet në mes datave 11 dhe 15 nëntor 2024.

Aksion i madh i Prokurorisë dhe Policisë, arrestohen tre persona, janë “peshqi të mëdhenjë”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht hetues policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, me datën 26.09.2024 kanë zbatuar urdhër kontrollin e urdhëruar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti Special, ku janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, katër lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Gjilanit.

LEXO EDHE:

Bastisja është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’, ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë, me të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha të cilat më pas, me qëllim të futjes në sistemin financiar të RKS-së kanë kryer veprime të shumta me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale ‘shpëlarja e parasë’.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa një i dyshuar tjetër nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

• tre folderë/dosje me dokumentacion të ndryshëm si kontrata, autorizime, certifikata të pronave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara

• një revole e tipit VIZOR 50 cal 7.65, një karikator me 7 fishekë, dy karikatorë të zbrazur të armës AK-47, 58 copë municion të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municion 12/A të armës së gjuetisë

• një veturë BMW ngjyrë e zezë me targa vendore, viti prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.)

• një veturë Volkswagen-VW Tiguan ngjyrë zezë me targa vendore, viti i prodhimit 2017 pronë e të dyshuarit (V.C.)

• një telefon HUAWEI

• tre telefon IPHONE

• një laptop.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për:

• 39 – banesa të ndryshme, shprehur në (m2) 3,929.52 m2

• 30 – garazhe

• dy lokale afariste

• 17- parcela tokësore të lokalizuar në lokacione të ndryshme të shprehura në (m2) 29,903.00m2

• janë bllokuar 5 – xhirollogari të personave të dyshuar ku janë ngrirë 179,560.25 €.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të lëndës nga PSRK iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer nën mbikëqyrje dhe koordinim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të RKS-së.

Kështu duken pengesat e vendosura sot në veri

Policia e Kosovës ka vendosur tashmë pengesat prej betoni, tek ura e Bërnjakut në veri. E gjithë  është bërë me qëllim të ndalimit të kontrabandës.

LEXO EDHE:

Në fotot të cilat i posedon “Indeksonline”, shihet se si duket ura e Bërnjakut pas vendosjes së pengesave të betonit.

Ndryshe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, ka thënë se pengesat janë vendosur për të pamundësuar qarkullimin e kamionëve. Ndërsa veturat mund të kalojnë lirshëm në këtë urë.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut,  me qëllim të parandalimit të  kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndersa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani.

Vendoset kamerë te varri i Faton Hajrizit, vëllai i tij tregon arsyen

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit ka folur sot në lidhje me kamerat e vendosura tek varri i Fatonit.

LEXO EDHE:

Ai ka thënë se ato kamera janë vendosur nga familja, duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm sa për ta vëzhguar.

“S’është asgjë, ajo është e ligjshme. Nuk jemi aty, për shembull unë e shikojë nga Gjermania, vetëm për këtë. Nuk mund ta dëmtojë askush varrin e tij, ai që e dëmton varrin e tij, ai nuk është shqiptar”, është shprehur Artan Hajrizi në Klan Kosova.

Policia e Kosovës vendos pengesa betoni në veri, ja cili është qëllimi

Policia e Kosovës ka filluar vendosjen e pengesave prej betoni, tek ura e Bërnjakut në veri. E gjithë kjo sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, po bëhet me qëllim të ndalimit të kontrabandës.

LEXO EDHE:

Sveçla paralajmëron: Grupi i Radoiçiqit po trajnohet në serbi për sulme të reja

KFOR-i dhe Policia e Kosovës shtojnë patrullimet në veri

Elshani ka thënë për Indeksonlinen se pengesat janë vendosur për të pamundësuar qarkullimin e kamionëve dhe se veturat mund të kalojnë.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut,  me qëllim të parandalimit të  kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndersa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani.

Kush është dëshmitari i 91-të në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë sot ka filluar dëshminë dëshmitari i 91-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W04669 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

LEXO EDHE

Ja kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe pyetjet për atë në seancë private i ka filluar prokurori Cezary Mihailzcuk. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurori, ky dëshmitar më 1999 ishte arrestuar nga pjesëtarët UÇK-së, ku edhe ishte keqtrajtuar. Po ashtu, theksoi se kishte parë keqtrajtimin e një viktime të vrasjes.

“Në vitin 1999 dëshmitari 04669 është arrestuar na disa pjesëtarë të UÇK-së dhe është dërguar në një kompleks të UÇK-së. Atje, dëshmitari 04669 është keqtrajtuar, është marrë në pyetje dhe është mbajtur në kushte çnjerëzore. Ai, gjithashtu ka parë me sytë e vet keqtrajtimin e një viktime vrasjeje dhe ka dëgjuar rrahjet e disa personave të tjerë të mbajtur të ndaluar bashkë me atë”, tha prokurori, duke kërkuar më pas seancë private për pyetjet e radhës.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, një orë janë paraparë për pyetjet e ZPS-së, ndërsa mesatarisht rreth dy orë për ekipet mbrojtëse.

Gjithashtu, Smith III tha se pyetje për dëshmitarin do të ketë edhe mbrojtësi i viktimave. Pas ZPS-së dhe mbrojtësit të viktimave, mbrojtja e Jakup Krasniqit përmes avokates, Shyamala Alagendra tha se ata do të jenë të parët që të do të fillojnë me pyetje.

Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit, përveç Hashim Thaçit, i cili po e përcjellë përmes video-lidhjes. Gjithashtu, virtualisht është prezent edhe gjyqtari Fergal Gaynor.

 

 

Smith gjithashtu tregoi se ka ndryshime edhe në orarin e sotëm të seancës. Ai tha se pushimin e drekës do ta bëjnë në orën 13:00 deri në orën 14:00 për të vazhduar më pas me seancën e dytë deri në ora 15:00, gjithnjë me 45 minuta vonesë në transmetim.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

Ja kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, flasin nga Specialja

Tahiri për sanksionimet e SHBA-së ndaj PK-së: Dëmi më i madh që mund t’i bëhet policisë

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se deklarata e ambasadorit amerikan, Jef Hovenier ka ardhur si pasojë e situatës që ka krijuar qeveria e vendit.

LEXO EDHE:

Ai tha se si PDK-ja për katër muajt që kanë mbetur do të angazhohen që më Kosova të mos sanksionohet nga BE-ja e SHBA-ja.

“Një deklaratë e tillë mjafton me pa edhe karshi situatës së krijuar që e kemi në Kosovë. Ju e shihni se fundi i mandatit të qeverisë Kurti, Kosovën e zënë nën sanksione, me raporte te cenuara me partnerët tanë strategjikë. E gjene me një diplomaci të rrënuar. Kosovën e gjen me një gjendje ekonomike më të rënd e me telashe të mëdha në arsim e shëndetësi. Një e mirë është këtu që jemi në fund të këtij mandati dhe 9 shkurti besoj që vendit do të arrijmë që t’i japim një qeveri të re, që do të drejtohet nga kryeministri Bedri Hamza. Në të ardhmen e afërt besoj fuqishëm se nuk do të ballafaqoheni me deklarata të ashpëra. Ju e shihni se çfarë pozicioni e ka Serbia me BE-në e SHBA-në dhe çfarë e kemi ne”, tha Tahiri.

Sa u përket raportimeve që Policia e Kosovës është sanksionuar nga SHBA-ja, ai e ka quajtur dëmin më të madh që nga themelimi i saj.

“Që nga themelimi i Policisë së Kosovës ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet PK-së nga një partner i ynë strategjikë siç është SHBA-ja. Kjo nuk po ndodh për shkak të SHBA-së kjo po ndodh për shkak të përdorimit apo keqpërdorimit të PK-së nga Qeveria e Kosovës. PK-ja është një institucion i pavarur që duhet të veprojë konform kushtuese dhe ligjeve tona nuk duhet të keqpërdoret as me urdhra të Sveçlës e as me urdhra të Kurtit”, tha ai.

“Policia e Kosovës është sanksionuar nga SHBA-ja

Dy deputetë të Vetëvendosjes ulen pranë deputetëve të PDK-së, intervenon Mimoza Kusari-Lila

Dy prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millaku kanë kaluar nga ulëset e Partisë Demokratike të Kosovës.

LEXO EDHE:

Deputetët e pakënaqur me VV-në, tregojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila.

Në fotografitë e më poshtme të Arbresh.info, shihet se ajo ka shkuar afër tyre dhe tenton t’i bind ata që të kthehen në vendin që iu përket./Arbresh.info/

Deputetët e larguar dhe ata të pakënaqur me VV-në, tregojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Deputeti i VV’së e përmend çështjen e nxënëses me shami, Konjufca: Nga 6-7 janari nis fushata, keni kohë me i ngrit të gjitha

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka shfrytëzuar një hapësirë jashtë rendit të ditës për të ngritur çështjen e një nxënëse në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë, të cilës i është ndaluar ndjekja e mësimit për shkak të bartjes së shamisë.

Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që t’ia lejojnë asaj të drejtën për shkollim.

LEXO EDHE:

Flet drejtori i shkollës që përjashtoi një nxënëse me shami: I thamë, largoje shaminë e hajde nisja mësimit!

Imami Maliqi takon Konjufcën, flasin për temën e shamisë së vajzave që arsimohen

“Nuk kam ndonjë hapësirë tjetër për me marrë fjalën. Po du me ngrit një shqetësim aktual. Të njëjtin shqetësim e kam ngritur edhe vitin e kaluar dhe më vjen keq që ministrja e Arsimit s’është në Kuvend. Ka katër javë që një vajzë nuk po vijon procesin mësimor në Pejë dhe është e moshës madhore, i ka 18 vjet. Çdo dy-tri ditë paraqitet në shkollë dhe përjashtohet nga drejtori Musa Nikqi dhe nuk e kuptoj se sa e drejtë është që ne të qëndrojmë këtu si deputetë dhe ju si kuvendar në krye të Kuvendit, por edhe vetë ministrja e Arsimit dhe të mos merret me rastin dhe me i dhënë të drejtën vajzës me shku në shkollë. Ne e kemi këtë përgjegjësi kolektive edhe si deputetë edhe ju si kryetari i Kuvendit dhe s’ka kuptim me vazhdu me votimin dhe mos mu marrë dhe me trajtu këtë rast dhe me ia dhënë të drejtën për arsim. Pra, i çoj mesazh drejtpërdrejt ministres së Arsimit të merret me rastin dhe të mos lejojë që këto probleme çdo vit me u paraqit për një faj që ne e kemi trashëguar nga dikush tjetër që e ka vendosur një udhëzim administrativ diskriminues”, tha ai.

Por, Konjufca tha se meqë bashkëpartiaku iu drejtua, atij i duhet që t’ia tërheqë vërejtjen që doli jashtë rendit të ditës dhe i tha se fushata fillon në janar që të merret me “të gjitha problemet”.

“Unë si kryetar i Kuvendit, pra pasi po kërkon me qenë profesional duhet me ta tërheq vërejtjen që ishe ishe jashtë rendit të ditës. E para dhe  besoj që fushata fillon nga 6-7 janari dhe e keni gjithë kohën e mjaftueshme m’i ngrit të gjitha problemet”.

18 vjeçarja nxënëse shembullore në Pejë largohet nga shkolla për shkak të shamisë, Maliqi: Nagavci ta shfuqizojë udhëzimin që shkakton përçarje