div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-694 category-paged-694 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti lajmërohet nga Amerika, e gjatë për të sot paska qenë dita!
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur për takimet e shumta, që ai ka pasur sot gjatë ditës në New York, në dita e parë ë pjesëmarrjen e parë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“E filluam duke u bërë nikoqir të Kryeministrit të Lihtenshtajnit, Daniel Risch, në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Neë York, në takimin e parë ndërmjet nesh. Principata e Lihtenshtajnit e ka mbështetur vazhdimisht republikën tonë në proceset integruese, për çka i jemi mirënjohës. Me vullnetin e dyanshëm për raporte dhe partneritet sa më të fortë bilateral, bashkë diskutuam se si mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

Dita e parë në New York në pjesëmarrjen e parë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

E filluam duke u bërë nikoqir të Kryeministrit të Lihtenshtajnit, Daniel Risch, në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, në takimin e parë ndërmjet nesh. Principata e Lihtenshtajnit e ka mbështetur vazhdimisht republikën tonë në proceset integruese, për çka i jemi mirënjohës. Me vullnetin e dyanshëm për raporte dhe partneritet sa më të fortë bilateral, bashkë diskutuam se si mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.

Shtet tjetër mbështetës i yni, që e ka njohur pavarësinë tonë brenda më pak se një muaj prej shpalljes së saj, është Islanda. Sikurse me Lihtenshtajnin dhe me Islandën po zhvillojmë diskutimet për të arritur marrëveshje për tregti të mirë me shtetet e anëtare të EFTA-s. Falënderimin në emër të popullit tonë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që vlerat e përbashkëta t’i kthejmë në partneritet ekonomik dhe tregtar, përveç se të sigurisë, pata kënaqësinë që t’i ndajmë me Kryeministrin e këtij vendi, Bjarni Benedikstsson.

Në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Neë York, u takuam gjithashtu me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Diskutuam për performacën ekonomike të vendit gjatë qeverisjes sonë, për zbatimin e programeve që kemi me FMN-në dhe për bashkëpunimin në përmbushjen e agjendës së reformave ekonomike, realizimin e investimeve në infrastrukturë dhe energji, përmirësimin e klimës së investimeve dhe avancimin e mjedisit për të bërë biznes. Ajo na uroi për rezultatet dhe suksesin e arritur në qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e borxhit publik, për çka theksoi se Kosova jonë mund të shërbejë si shembull dhe për vendet tjera.

Ndërkaq ndërmjet takimeve bilaterale, në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mora pjesë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, që kryesohej nga Presidenti i saj, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Aty theksova se përballë sfidave kryesore të kohës sonë, vlerat socialdemokrate, të rrënjosura në solidaritet, barazi dhe prosperitet të përbashkët janë më relevante se asnjëherë më parë.

Takimet vazhdojnë.

Ahmeti zbulon “të pa thënat” para se VV-ja të ndahet: Albini i ka thënë Molliqajt se Shpendi është spiun i Amerikës

Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen të cilën e ka ndaj SHBA-ve.

Ai ka treguar një moment gjatë ndarjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ahmeti tha se në një takim të deputetëve të LVV-së më kryesinë, Dardan Molliqaj i kishte thënë Kurti se “a na ke thënë që Shpend Ahmeti është spiun i amerikanëve”.

Sipas Ahmetit, “SHBA-ja e kanë dërguar atë për ta prishur Vetëvendosjen”.

“Kur jemi dalë ne prej Vetëvendosjes, ka qenë mbledhja e deputetëve me kryesinë dhe Dardan Moliqaj kur u kap i tha Kurtit ti a na ke thëne 8 vjet që Shpendi është spiun i amerikanëve që na kanë çu me prish Vetëvendosjen”, ka thënë Ahmeti në Pressing të T7.

Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira të pakta lokale dhe me rritje të temperaturave deri në 30 gradë Celsius në viset më të ngrohta të rajonit.

Shkarkimi i zëvendesministrit serb, kjo është arsyeja

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim është shkarkuar nga kjo pozitë, më shumë se një vit pasi u emërua nga kryeministri Albin Kurti.

Këtë e konfirmoi vet ai, i cili tha se “sapo mora një e-mail nga Zyra e Kryeministrit që më kanë liruar nga detyra”.

“Krejtësisht e pritshme”, ka shtuar Radomiroviq, i cili ditë më parë njoftoi dorëheqjen nga partia teksa bëri të ditur pakënaqësitë e fundit në lidhje me ndarjen e fondeve nga eprori i tij, Nenad Rashiq, për veriun e Kosovës.

Sipas tij, Nenad Rashiq po e akuzon për bashkëpunëtor të shërbimeve të Serbisë, që sipas tij është “absurde”.

“Bomba po gjuhen mbi kolegët e mi në veri, kolegët e mi ndalohen në Serbi, a këto shoqëruesit e afërt të tij lëvizin lirshëm nëpër Serbi”, tha Radomiroviq, duke iu përgjigjur këtyre akuzave që, siç thotë ai, Nenad Rashiqi ka shtruar ndaj tij te Qeveria e Kosovës.

Radomiroviq e ka shtruar një pyetje, që sipas tij, duhet ta shtrojë publiku dhe të kërkojë qartësim për paratë e ministrisë që shkojnë të një OJQ që udhëhiqet nga një person me emrin Milan Dabiq.

Ai thotë se është krejtësisht në lidhje personale, interesi e përfitimi me Nenad Rashiqin.

“Autoritetet kompetente duhet të adresojnë çështjen e granteve të ministrisë. Ato po ashtu duhet të adresojnë çështjen se kush janë këto OJQ që i marrin grantet e ministrisë. Po ashtu, kush është Milan Dabiqi dhe pse dhe si punon ai me ato para të ministrisë”.

Edhe vetë Rashiqit do t’i duhet të jep llogari për shumë çështje. Praktikisht nuk e ka më askënd në kabinet, të gjithë kanë hequr dorë nga ai”.

Protesta e tij ndaj Rashiqit thotë se ka të bëjë me shpërputhjen në ndarjen e fondeve, ku prej 7 milionë eurove, vetëm 180 mijë janë ndarë për veriun e Kosovës.

“Qeveria dëshiron të integrojë veriun e Kosovës dhe t’i ndihmojë qytetarët, dhe ju do të pajtoheni që 180 mijë janë qesharakisht pak”, tha ai.

Ai thotë se Milan Dabiq “është Alfa dhe Omega i parasë në ministri. Është ky që vendos kush merr grantet. Krejt paratë e OJQ-ve shkojnë te ai”, tha ai për Nacionalen.

Haziri për deklaratën e Hovenierit: Shuplakë diplomatike e Amerikës për Qeverinë Kurti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se qeveria Kurti mori edhe një shuplakë diplomatike nga Amerika. Duke cituar ambasadorin amerikan Hovenier, Haziri tha se kjo tregon sa të shqetësuar janë miqtë e Kosovës me qeverinë aktuale.

Sipas Hazirit, deklarata e Hovenier vjen si shkak i veprimeve të qeverisë.

“Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier, i cili e citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos p…… në dyer të klubit që doni të hyni”. Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve”, deklaroi Haziri në profilin e tij në FB.

Reagimi i tij i plotë:

Edhe një ‘shuplakë’ diplomatike e Amerikës për qeverinë Kurti

Në 1-vjetorin e sakrificës së policit Afrim Bunjaku dhe reagimit të Policisë së Kosovës të cilët parandaluan dhe eliminiuan kërcnimin më të madh terrorist në Republikën e Kosovës, vjen një shuplakë diplomatike e Amerikës për qeverinë Kurti.

Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier, i cili e citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos p…… në dyer të klubit që doni të hyni”.

Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale me durim dhe profesionalizëm faktuan këtë sulm dhe ngritën aktakuzë ndaj 46 pjesëmarrësve që organizuan dhe u munduan të zbatojnë një zbarkim deri të lumi Ibër, por u ndalën, u vranë, u burgosën dhe të tjerët ikën.

Drejtësia dhe Gjykata duhet të tregohet e drejtë dhe zbardh deri në fund këtë plan, inkriminimin dhe rolin e shtetit serb fqinji verior i Republikës. Drejtësia vonon, por del në dritë. Kurrë mos guxoni t’ia mësyni se nuk mund të ikni prapa më

Koha po vjen tuj ardhë!

Albin Kurti shkarkon zëvendësministrin serb

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq është shkarkuar nga detyra.

Burime të Tëvë 1 kanë thënë se ajo është shkarkuar për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

“Dite me pare Radomiroviq është shkarkuar pasi qe nuk ka bashkëpunuar me kryetarin e Komunës se Leposaviqit, Lulzim Hetemi deri sa edhe e ka kërcënuar me një padi ne Gjykate”, ka thënë ky burim.

Lajmi për shkarkimi e tij për Tëvë1 është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Emri i Radoica Radomiroviqit është përfolur në media, opinion e nga opozita se ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

A po ‘sanksionohet’ Policia e Kosovës nga SHBA-ja? Anulohen trajnimet

Disa trajnime të ndryshme të Policisë së Kosovës që janë kryer deri së fundmi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, po raportohet se janë anuluar. Këto informacione as nuk janë pohuar por as mohuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa Policia e Ambasada e SHBA-së nuk ka kthyer përgjigje.  

Këto po vlerësohen si zbatim i asaj çka paralajmëroi ambasada amerikane, se veprimet e Qeverisë në veri do të ndikojnë në natyrën e bashkëpunimit me MPB-në dhe vartësit e saj.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës për një kohë nuk do të jenë pjesë e trajnimeve ndërkombëtare të organizuara e mbështetura nga SHBA-ja.

Siç raporton Tv Dukagjini, krejt kjo është bërë si formë sanksionimi për veprimet e Qeverisë dhe Policisë në veri të Kosovës, kur mbylli komunat paralele serbe.

“Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”,kishte paralajmëruar atë kohë Ambasada amerikane në Prishtinë.

Se zyrtarët policorë janë lënë jashtë këtyre trajnimeve, nuk është pohuar por as mohuar nga Policia e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Imami në Shqipëri: Të krijohet “Shteti Islam” para atij Bektashi, ne e meritojmë

Pasditen e djeshme u organizua një protestë në Tiranë, para KMSH, me fokus jo vetëm te krijimi i “shtetit bektashi” por edhe te lufta mes Izraelit dhe Palestinës.

Dhjetëra besimtarë myslimanë kanë protestuar duke fajësuar edhe Izraelin për këtë luftë dhe pasojat e saj.

Imami Ladi Lusha tha për Euronews Albania se nëse duhet krijuar një shtet brenda shtetit atëherë ai iu takon myslimanëve që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të popullsisë.

“Jam kundër asaj ideje, nuk e kuptojmë ku do të dalë kryeministri, ka folur vetëm atje, bektashinjtë nuk kanë qenë të nënvlerësuar, janë njerëz shumë të mirë, se di çështjen e pronave nga shteti. Kam kundër, unë jam shumë dyshues që këtu fshihet diçka e madhe, pse duhet të bëhet shteti bektashi? Të krijohet një shtet islam, ne jemi mbi 70 për qind, dhe nëse të takon të krijosh shtet, na takon neve”, tha ai.

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku i njohur, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ishte po ashtu profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe kolegët e tij nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

 

 

Specializimin për Radiologji diagnostike ai e ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku gjithashtu ka përfunduar edhe studimet pasdiplomike.

Varrimi i Prof. Asoc. Dr. Halit Ymeri, do të bëhet nesër, në varrezat e fshatit Uçë në Istog.

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim Fejzullahu, tha se ata si familjarë kërkojnë vetëm drejtësi.

“Prej 14 janarit më nuk jam mirë as psiqikisht e as fizikisht. Dhimbje tepërta nuk po mundem ti përballoj. Duam vetëm drejtësi reale jo selektive, po nëse s’ka drejtësi kom me thirr protestë gjithë popullore”, tha xhaxhai i ndjerit.

Ai bëri të ditur se ka pasur kontakt me familjen e njërit prej të miturve që dyshohet se kanë kryer veprën penale.

“Me familjen Kadriu kemi pasur ndërmjetësim përmes hoxhallarëve dy herë nga një muaj besë, më kurrë. Me familjen Abdullahu jo. Le ta dinë të gjithë se borxh më kanë sa të kanë ymër”, tha Fejzullahu.