Plagoset një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person është plagosur sot në fshatin Sharban të Prishtinës, i cili është dërguar për treman mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë Pllana për Reporteri.net.

Nasel Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net. se i plagosuri është në gjendje stabile.

“Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.

Nga Ministria e Mbrotjes tregojnë se a u plagos sot ushtari i tyre

Një person është plagosur nga arma e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës, rreth orës 14:30.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

Pas raportimeve fillestare se personi i plagosur mund të ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Demos” kontaktoi me zyrën për informin të Ministrisë.

Nga Minista e Mbrojtjes për “DEMOS” deklaruan se nuk kanë asnjë njoftim apo raport nga Policia lidhur me rastin.

“Zyrtarisht nuk kemi asnjë njoftim apo raport nga Policia lidhur me rastin, prandaj nuk mund të konfirmojmë nëse ndonjë pjesëtar i FSK-së është i përfshirë,” kanë deklaruar nga Ministria e Mbrotjes për “DEMOS”

Një ushtar i FSK’së dyshohet se u plagos nga kolegu

Një person është plagosur nga arma e zjarrit përgjatë së dielës. Ngjarja ka ndodhur në Sharban të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Pllana.

Gazeta Insajderi jozyrtarisht ka marrë vesh se personi i plagosur është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe se dyshohet se plagët i mori nga arma e kolegut të tij.

Këta janë dy deputetët e rinj të VV-së që do të zëvendësojnë Pecin e Thaçin

Formacionit të 48 deputetëve të Vetëvendosjes mund t’i ndërrohen dy lojtarë

Kjo pritet të ndodhë kur edhe zyrtarisht Faton Peci e Halil Thaçi të japin dorëheqje nga ky post, për të marrë mbi supe udhëheqjen e Mitrovicës së Jugut dhe Obiliqit

Zëvendësuesit e tyre mund të jenë Taulant Kelmendi dhe Vigan Qorrolli, si dy më të votuarit e atyre që s’morën sa duhet kokrra elektorale për t’u bërë ligjvënës në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Ligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë, deklarohen nga Qeveria

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit dhe se dinjiteti nuk mund të vonohet, referuar faktit se për gati një vit në Gjykatën Kushtetuese opozita ka dërguar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Kanë mbetur më pak se një muaj që të bëhen 1 vit që kur opozita i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vetëm 3 nene të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, shkruan Sallahu.

Sallahu potencon se kjo vonesë krijon terren të përshtatshëm që pasuria e pajustifikueshme të mbetet e paprekur.

“Ende s’ka shqyrtim, ende s’ka vendim. Si rrjedhojë e kësaj ka heshtje e cila krijon terren të përshtatshëm ditor që pasuria e pajustifikueshme të mbetët e paprekur, duke sfiduar qytetarët e ndershëm dhe duke e dobësuar njëkohësisht besimin në shtetin ligjor. Lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit tonë dhe dinjiteti nuk mund të vonohet. Andaj, secila vonesë e paarsyeshme e saj nënkupton cenim të ndarjes dhe funksionimit të pushteteve dhe dëmtim të parimeve të funksionimit të shtetit të së drejtës në përgjithësi”, ka shkruar Sallahu.

Krasniqi e quan “njeri jonormal” Hysamedin Ferajn pas shkrimit se PDK dhe LDK janë “djem të Serbisë”

Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes, këshilltar i Albin Kurtit, i çoi kualifikimet në nivele ekstreme të gjuhës politike, kur PDK-së dhe LDK-së iu referua si “djem të Serbisë”.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha se personi në fjalë “ka rrëshitë” dhe se “nuk duhet të quhet normal”.

“Këtij personi duket sikur ia kanë thyer password-in dhe ai nuk është në dijeni. Ose thjesht ka rrëshitë. Hysamedini që kam njohur para 20 vitesh ka qenë njeri normal. Autori i këtij postimi nuk mund të quhet normal. Aq më pak intelektual”, shkroi Krasniqi.

Molliqaj: Qeverisja e Kurtit është autoritare, e korruptuar dhe e rrezikshme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për qeverisje autoritare, të korruptuar dhe të rrezikshme, raporton GazetaBlic.

Në një reagim publik, Molliqaj tha se pas katër vjetësh në pushtet, këto fakte i bashkëngjiten bilancit të qeverisjes së Kurtit, duke theksuar se vendi po përballet me pasoja të rënda politike e shoqërore.

 

NATO “kërcënohet” nga raketa bërthamore ruse Burevestnik me rreze të pakufizuar

Një dokument i klasifikuar i Aleancës, të cilin e ka parë gazeta gjermane Die Welt, thekson se sfidat ekzistuese do të përkeqësoheshin edhe më tej nga fuqia e kësaj rakete.

Raketa ka kapacitet për të përshkuar distanca të gjata dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 900 kilometra në orë. Ajo mund të lëshohet nga platforma të lëvizshme dhe, falë sistemeve të avancuara, është në gjendje të shmangë mbrojtjen ajrore të NATO-s.

Reaktori bërthamor i raketës i siguron një rreze veprimi teorikisht të pakufizuar, duke i mundësuar të udhëtojë dhjetëra mijëra kilometra pa nevojën për karburant, të qëndrojë në ajër për periudha të gjata, të ndryshojë kursin dhe të sulmojë objektiva nga çdo drejtim, sipas vlerësimit të dokumentit të NATO-s.

Ky zbulim nënvizon mangësitë e Aleancës në përballimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë, veçanërisht atyre me karakteristikë bërthamore. Megjithatë, disa ekspertë shprehin skepticizëm mbi efikasitetin e raketës, duke dyshuar se reaktori bërthamor mund të mos funksionojë sipas parashikimeve.

Ra në shina e u shtyp nga treni, shpëton 45 vjeçari në Hamburg

Një burrë i mbijetoi shtypjes nga një tren në Hamburg, pasi ra mbi shina.

Policia federale raportoi se 45-vjeçari humbi ekuilibrin dhe ra nga platforma në stacionin kryesor të Hamburgut rreth orës 2:45 të mëngjesit, transmeton Klankosova.tv 

Pasagjerët që prisnin u përpoqën ta paralajmëronin burrin për trenin që po vinte, por nuk arritën ta parandalonin aksidentin. 

Policia dhe shërbimet e emergjencës arritën ta lironin burrin duke e shtyrë trenin prapa. Burri u dërgua në spital me lëndime të rënda, përfshirë një krah të thyer.

Pas shqyrtimit të deklaratave të dëshmitarëve dhe pamjeve filmike, policia njoftoi se nuk kishte të bënte me tentative vetëvrasjeje. /Klankosova.tv 

Gucati: Clark do të jetë një bombë për Specialen, njeriu më i afërt i Thaçit dhe të tjerëve

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka folur në lidhje me dëshminë që do ta japë Wesley Clark në Hagë.

Ai u shpreh se Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, duke thënë se ka qenë njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve dhe i gjithë UÇK-së.

“Unë besoj që Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve, njeriu më i afërt i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Gucati në Klan Kosova.,

“Njeri i cili mori vendime dhe hapa të mëdha ta bombardonte Serbinë në atë kohë dhe nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpallet organizatë kriminale atëherë do të shpallet edhe NATO organizatë kriminale, që NATO-ja bombardoi Serbinë për gjenocidin që e beri në Kosovë”, u shpreh ai.