Enver Hoxhaj shpall kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së

Enver Hoxhaj ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dorëheqjen e Memli Krasniqit e kam kuptuar nga mediat “, tha ai në Klan Kosova.

Kujtojmë se PDK-ja po përgatitet për zgjedhjen e kryetarit të ri pas dorëheqjes së papritur të Memlit Krasniqit, ndërsa Bedri Hamza tashmë ka paralajmëruar kandidimin e tij për ta rikthyer partinë “si forcën kryesore politike”.

Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.

Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.

Lëvizje e rëndësishme: Djali i Kadri Veselit mbështet këtë kandidat për kryetar të PDK-së

Pas djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritit, i cili dje doli në përkrahje të kandidaturës së Bedri Hamzës për Kryetar të PDK-së, tani njëjtë ka vepruar edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestor Veseli, ka shkruar se PDK-ja fuqizohet përmes bashkimit dhe bashkëpunimit, duke ndërtuar mbi përvojën dhe angazhimin e anëtarëve të saj.

 

 

Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij, duke shprehur besim në profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e tij vizionare në proceset që e presin.

Edhe djali i Thaçit, Endrit Thaçi, dje e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

 

 

Ai e ka cilësuar Hamzën si një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen PDK-së dhe Kosovës.

Policia me operacion të madh, sekustrohet arsenal armësh – 3 të arrestuar

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se në bazë të informatave të siguruara.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar bastisje në tri lokacione në Fshatin Ratkoc – Komuna e Rahovecit.

Gjatë këtyre veprimeve (bastisjeve) janë sekuestruar/konfiskuar si në vijim:

1. – Tek i dyshuari me inicialet P.H.,

¾    Një (1) Mitraloz ,

¾    Një (1) pushkë automatike – AK-47 ,

¾    Një (1) pushkë automatike (Sharc),

¾    Një (1) Pistolet me gas dhe 608 copë fishkë.

2. Tek i dyshuari me inicialet Xh.H.,

¾    Një pushkë Gjahu,

¾    Një  Pushkë Automatike M-47,

¾    Një pushkë Gj. Automatike M-48 municion 33 cop 12 mm dhe 329 fishek te armeve tjera

3. Tek i dyshuari me inicialet A.M.,

Dy (2) Pistolete me Gas, pa Minucion

Si rezultat i këtyre veprimeve, tre (3) persona, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria njofton gjithashtu se ndaj të njëjtëve, brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndajë të dyshuarve P.H., Xh.H., dhe A.M., është inicuar rast për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale dhe në garantimin e sigurisë publike, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente

Reagon PDK-ja pasi PZAP-ja refuzoi rivotimin në Mitrovicë, paralajmërojnë këtë veprim
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi ankesën e saj lidhur me parregullsitë e pretenduara gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Në reagimin e saj, PDK është shprehur thellësisht e zhgënjyer me vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të shkëputur nga realiteti i situatës në terren.

“E konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në faktet reale. PDK ka paraqitur dëshmi, prova dhe dokumente që qartë tregojnë se procesi zgjedhor në Mitrovicë është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar në përputhje me ligjin dhe standardet demokratike”, thuhet në reagim.

Partia thekson se nuk do të ndalet dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

“Hapi ynë i radhës është dërgimi i ankesës në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, si instanca e fundit që mund të garantojë drejtësi dhe transparencë të plotë në këtë proces”, ka njoftuar PDK.

Në fund të reagimit, partia thekson se do të vazhdojë betejën ligjore deri në fund, duke mbrojtur, siç thotë ajo, votën e lirë dhe të pastër të qytetarëve të Mitrovicës.

“Ne jemi dhe mbetemi në mbrojtje të votës së lirë, të drejtë dhe të ndershme të qytetarëve. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të qytetarëve. Drejtësia do të vijë”, përfundon reagimi i PDK-së.

Ndërron jetë në moshë të re vajza nga Podujeva (Foto)

Ka ndërruar jetë në moshë të re Elikona Latifi Krasniqi.

Lajmi është publikuar në faqet lokale të Podujevës.

Për kohën e varrimit do të ju njoftojmë.

Një veturë përplas një grup njerëzish në Beograd, disa të lënduar
Në lagjen Banjica të Beogradit sot ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor. Një automjet ka goditur një grup njerëzish.

Sipas informacionit jozyrtar, dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Aksidenti ndodhi në rrugën “Bakhtiyar Vahabzadeh”, ndërsa një Golf u përplas me grupin e njerëzve, shkruan nova.rs.

Dëshmitarët thonë se automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe njëri prej tyre tregoi momentet dramatike.

“Drejtuesi i veturës ishte mjaft i ri. Automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe. Drejtuesi i automobilit tjetër u përpoq të kthehej, dhe pastaj kjo veturë u përplas mes nesh. Ai shkoi drejt meje, unë e shmanga, por goditi një grua tjetër. Ajo mbeti e bllokuar nën makinë”, tha ajo.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe pjesëtarë të ushtrisë, pasi automjeti ka goditur edhe gardhin e një objekti ushtarak.

Bashkudhëtari i veturës që u përplas me njerëzit shpjegoi si, sipas tij, ka ndodhur aksidenti.

“Veturë tjetër po bënte një kthesë të gjysmë rrethore. Ne menduam se do të kalonim. Ai automjet doli përpara. Ne, për ta shmangur, dolëm nga rruga. Atëherë goditëm trotuarin. Dy gra u plagosën, por ne mbetëm këtu. Drejtuesi i makinës që po bënte gjysmë rrethoren iku,” tha i riu.

 

PZAP vendos, a do të ketë rivotim në Mitrovicë?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kërkonte përsëritje të procesit zgjedhor dhe rivotim në Komunën e Mitrovicës së Jugut, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025.

Në vendimin e publikuar të premten, PZAP ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të pretendimeve të PDK-së dhe përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka gjetur bazë ligjore që procesi të shpallet i pavlefshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me të cilën është kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), brenda afatit ligjor, të urdhërohet të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut duke organizuar rivotim, në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në vendim thuhet gjithashtu se Paneli ka hedhur poshtë pretendimin për të ashtuquajturin “tren bullgar”, duke theksuar se nuk është gjetur asnjë provë që vërteton manipulime të tilla.

Pretendimet e PDK-së

PDK kishte dorëzuar një ankesë më 11 nëntor, ku ngrinte dyshime për: përzierje të fletëvotimeve mes vendvotimeve të ndryshme; fletëvotime të pavulosura ose të vulosura dy herë (“tren bullgar”); mos-përputhje mes kodit të vendvotimit dhe fletëvotimit; rritje të pazakontë të daljes në votime në balotazh; presion ndaj qytetarëve ditën e votimit.

Sipas PDK-së, këto parregullsi “cenonin integritetin e procesit zgjedhor”, duke kërkuar rivotim të plotë në komunë.

PZAP vlerësoi se: shkeljet e raportuara janë rezultat i një defekti teknik të operatorit ekonomik; gabimet janë të izoluara dhe nuk ndikojnë vullnetin e përgjithshëm të zgjedhësve; nuk ekziston bazë ligjore për rivotim në tërë komunën; procesi i numërimit dhe administrimi i fletëvotimeve përputhet me të gjitha regjistrat zyrtarë./Reporteri.net/

Hajdari e përjashton Kurtin nga skandali me rezervat shtetërore, sulmon Blerim Isufajn

Ministrja në detyrë, e MINT, Rozeta Hajdari ka thënë së kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka asnjë lidhje me skandalin e rezervave shtetërore, për të cilën tashmë është ngritur edhe aktakuzë ndaj saj.

“Nuk ka asnjë lidhje kryeministri Kurti, Kurti ka të vetëm lidhje që ka aprovuar me kolegjin qeveritar kërkesën tonë të ligjshme sipas ligjit në fuqi për largimin nga procedurat nga prokurimi publik, sepse dështuam tri herë kjo është e vetmja ndërhyrjeje ligjore të Qeverisë”, tha ajo në konferencë për media.

Ajo ka sulmuar edhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke përmend edhe kryeterroristin Millan Radojçiqin.

Ajo pretendon se po ndiqet politikisht veç për të luftuar Qeverinë.

“Prokuroria vendos që të më ndjek mua politikisht për të luftuar Qeverinë e cila atë dhe shefin e tij Blerim Isuaj nuk lejoj që të avancohen në pozita që të vazhdonin të vepronin në dëm të shteti e për interesa të ndryshime duke mos anashkaluar ato të Serbisë si në rastin kur kanë anuluar urdhër arrestin kundër Milan Radojçiq”, tha ajo.

Kërkohen nga Policia e Kosovës: A i njihni këta tre persona?

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore të Pejës, ka publikuar të dhënat e tre personave të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Personat e kërkuar janë:

Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë
Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë
Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë

Të pandehurit kërkohen për veprat penale:
Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve
Lëndim i lehtë trupor
Kanosje

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e publikuara, të njoftojnë menjëherë autoritetet policore ose të paraqiten në stacionin më të afërt.

Numrat e kontaktit:
192 dhe 0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
Email: info@kosovopolice.com

Hekuran Murati jep lajmin e mirë për pensionet

Pensionistët e Kosovës nga ky muaj do të përfitojnë pensione me rritje.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot pritet ekzekutimi i pensioneve të përmirësuara.

“Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik, të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje në 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit”, tha ai.

Ministri Murati shtoi se “Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët”.