div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-87 category-paged-87 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Vetëm gjykata vendos” – Kryeziu kundër Policisë për konfiskimin e patentave të shoferëve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu (103), ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me konfiskimin e patentave të shoferëve nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas Kryeziut, organi i vetëm kompetent për pezullimin e patentës së shoferit është gjykata, duke u bazuar, siç thotë ai, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Imazhi.

“Për ju shoferë që iu është konfiskuar patenta nga policia dhe Ministria e Xhelal Sveçlës, ju njoftoj se organi kompetent dhe i vetëm për pezullimin e patentës është gjykata”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shton se, sipas tij, ministria nuk ka të drejtë ta marrë patentën e shoferëve, pasi ajo është lëshuar nga shteti dhe vetëm gjykata mund të vendosë për heqjen apo pezullimin e saj.

Kryeziu ka paralajmëruar se, nëse PDK vjen në pushtet, do të ndërmerren veprime për kthimin e patentave të shoferëve, ndërsa në të ardhmen vendimet për ndalim të drejtimit do t’i takojnë vetëm gjykatës.

“Sapo të vijmë në pushtet, patentat e shoferëve do t’ua kthejmë, ndërsa gjykata do të vendosë pastaj se kujt do t’ia marrë”, ka theksuar ai.

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër

Cyrihu është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një akti të dhunshëm.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Buchs, në kantonin e Cyrihut.

Sipas mediave zvicerane dhe njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, autoritetet kanë ndërhyrë pas marrjes së një alarmi dhe kanë gjetur viktimën pa shenja jete.

Në vendngjarje janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në rast: një grua 48-vjeçare dhe dy burra të moshave 27 dhe 51 vjeç, të gjithë shtetas zviceranë.

Policia ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim, ndërsa motivi i krimit dhe rrethanat e sakta ende nuk janë bërë publike. Prokuroria kantonale ka marrë përsipër rastin dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacione zyrtare.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë siguruar se po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit.

Sa % do t’i marrë Vetëvendosje sipas Kurtit

Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është shprehur optimist për një fitore të madhe të Vetëvendosjes.

“Zgjedhjet e kaluara kishim mbi 42%, tani synojmë mbi 50%”, ka thënë Kurti.

Qeveria shpërndan 100 eurot e shumë përfolura

Katër ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar subvencionet prej 100 euro për grupin e dytë të studentëve.

Paparaci merr vesh se studentët kanë pranuar në llogaritë e tyre shumën prej 100 eurove.

Grupi i parë i studentëve u subvencionuan tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që ishin mbajtur më 9 nëntor.

Atëkohë, studentët u njoftuan përmes një mesazhi në numrat e tyre të telefonit për alokimin e mjeteve.

“Të dashur studentë, më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do ta kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës”, thuhej në mesazhin telefonik.

Vendimi për subvencionimin me nga 100 euro për studentët ishte marr në tetor të këtij viti, ku ishte njoftuar se përfitues janë mbi 40 mijë studentë.

Veteranja e UÇK-së mesazh Albin Kurtit: Ai e kaIIi Kuvendin për pushtet, unë e kaIIi nëse më prek në vlera të luftës

18 vjeçarja e UÇK-së, Ramize Sinanaj Shala ishte mysafirja e radhës e emisionit “N’Demos”.

Ish-ushtarja pati edhe një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

” Ai e kaIIi Kuvendin për pushtet, unë e kaIIi nëse më prek në vlera të luftës”, deklaroi Sinanaj-Shala ndër tjerash.

 

Arrestohet 73-vjeçari në Llapushnik të Drenasit, zbulohet arsyeja

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Personi i arrestuar Z.Th (mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

Pas një fjalosjeje në trafik e goditi në kokë dhe i shkaktoi vdekjen, i akuzuari dënohet me 5 vjet e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj Dionis Gashit, duke e dënuar me burgim me kohëzgjatje me 5 vjet e 6 muaj për “Lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen”.

Sipas gjykatësit Adnan Kamberi të akuzuarit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Të njëjtit, me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 maj 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dionis Gashi akuzohej se më 12 dhjetor 2024, në kryqëzimin e rrugës “Dardania” me rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë-Kosovë, pas një fjalosjeje në trafik në mes të tij dhe tani të ndjerit R.K., ka ardhë deri te goditja nga ana e të pandehurit në drejtim të të ndjerit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, tani i ndjeri del nga vetura e tij dhe shkon në drejtim të veturës ku ishte Dionis Gashi, ku edhe ky del nga vetura dhe në fjalosje e sipër e godet të ndjerin me grusht në kokë dhe nga goditja tani i ndjeri R.K., rrëzohet në tokë, ndërsa i pandehuri largohet ngavendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, tani i ndjeri për shkak të goditjes kërkon tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë, të cilin me ndihmë të shpejtë e kanë transportuar në QKUK dhe nga aty në Qendrën Intensive për tretman të mëtutjeshëm. Si pasojë e lëndimeve R.K., më 22 dhjetor 2024, ka ndërruar jetë.

Me këtë, Dionis Gashi akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndimi rëndë trupor ma pasoja vdekjen” nga neni 186, par.5 lidhur me par. 1 të Kodit Penal.

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Lushtaku duke folur para të pranishmeve tha se Kurti nuk ka interes për këtë vend, transmeton lajmi.net.

Ai shkoi më tutje duke thënë se Kurti nuk e ka asnjë varr të familjarëve në Kosovë.

“Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend”, tha ai ndër të tjera.

Temperaturat bien ndjeshëm, paralajmërohet dhe reshje bore në këto zona

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje lokale dhe të herëpashershme shiu. Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë pjesës më të madhe të ditës reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës në vijim, reshjet pritet të intensifikohen dukshëm. Me rënien e temperaturave, shiu në shumë zona do të përzihet me borë, veçanërisht në viset më të larta dhe zonat malore, por nuk përjashtohet edhe në disa pjesë të ultësirave.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 8 gradë Celsius. Këto kushte mund të ndikojnë në rrugë të lagështa dhe të rrëshqitshme, sidomos gjatë orëve të natës dhe në mëngjesin e hershëm.

Aeroporti i Vlorës në rrezik: Gjykata ndalon votën e Pacollit, dyshohet nxjerrja e kontrollit jashtë Shqipërisë

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka marrë të martën vendim për Aeroportin e Vlorës.

Në aktvendim, Gjykata e ka pranuar kërkesën e 2A Group për sigurimin e padisë dhe ka pezulluar të drejtën e votës së aksionarit Mabco Construction SA, si dhe çdo të drejtë tjetër që rrjedh nga zotërimi i kuotës, në shoqërinë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., deri në vendimin përfundimtar.

Vendimi vjen pas padisë së ngritur nga 2A Group, kompani në pronësi të Valon Ademit, për përjashtimin e ortakut dhe pas konstatimit se ekzistonte një rrezik real, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë.

Sipas padisë dhe vlerësimit paraprak të gjykatës, Behgjet Pacolli dyshohet se ka përdorur shumicën e votës për të sunduar shoqërinë në mënyrë të njëanshme, duke marrë vendime pa Asamble, duke publikuar akte të pavlefshme në QKB, duke shkarkuar administratorë që refuzuan të firmosin dhe duke bllokuar çdo kundërshtim institucional.

Zemra e dosjes lidhet me “Compartment Bernina”, një strukturë financiare e huaj e përfshirë në një kontratë të lidhur në fshehtësi përmes Delphos Securities SARL”, e cila sipas dokumenteve të padisë nuk përfaqësonte një kredi të zakonshme, por një mekanizëm që i transferonte kontrollin real ekonomik dhe vendimmarrës të aeroportit një pale të tretë jashtë Shqipërisë.

Padia përshkruan se skema Bernina–Delphos parashikonte veto mbi statutin, administratorët, llogaritë bankare dhe të ardhurat koncesionare, si dhe klauzola që, në rast mospërmbushjeje, do ta kalonin aeroportin në mënyrë të pakthyeshme në kontroll të investitorëve anonimë jashtë juridiksionit shqiptar, duke shuar çdo mundësi reagimi nga shteti dhe gjykatat vendase.

Gjykata ka vlerësuar se, nëse vota dhe pushteti vendimmarrës do të vazhdonin të ushtroheshin, do të krijohej një fakt i kryer: ndryshime statuti, emërime administratorësh të kontrolluar dhe thellim i zbatimit të skemës Bernina–Delphos, duke e bërë drejtësinë formale dhe pa efekt.

Për këtë arsye, është urdhëruar ngrirja e plotë e votës dhe e çdo të drejte që buron nga kuota, si masë emergjente për të ndalur përshkallëzimin e rrezikut dhe për të mbrojtur një pasuri publike strategjike.

Pezullimi do të qëndrojë në fuqi deri në vendimin përfundimtar dhe dërgon një mesazh të fortë për publikun se, kur përballë janë skema si “Compartment Bernina” dhe Delphos, drejtësia ka zgjedhur të ndërhyjë tani, përpara se Aeroporti i Vlorës të mbyllej juridikisht jashtë Shqipërisë.