div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-97 category-paged-97 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Limaj flet për pritjet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit: Do të bëjmë mrekulli

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i pyetur nëse ka shpresë që pas 28 dhjetorit të jetë pjesë e Kuvendit, u shpreh i bindur në një rezultat pozitiv.

“Jo shpresë, por ne do të bëjmë mrekulli më 28-tin. Jo unë, por qytetarët.

Kjo do të thotë ndryshim i qeverisjes dhe një bashkim i madh,” deklaroi Limaj.

Ai theksoi se beson fuqishëm në angazhimin e qytetarëve për të sjellë ndryshimin politik që, sipas tij, vendi ka nevojë.

Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj foli për fyerjet e fundit që po iu bëhen ish-luftëtarëve t♪7 UÇK-së.

Ai ndër tjerash tha se gjatë luftës nuk e ka lëshuar asnjëherë frontin, duke nënvizuar se ka varrosur me duar të tij shumë nga shokët e tij.

“Po e kam nënën gjallë, çka ka faj nëna ime që është gjallë? Është më se e thjeshtë, unë vëllezërit s’i kam, e kam nënën gjallë, a duhet me u bë pengesë kjo? Ose nëse eventualisht me më ballafaqu me emocionet e nënës, unë tash po u dashka me u sjell si guri, si jo njerëzor”.

“Unë nuk e them këta që me i mohu të tjerët ose me u veçu, po kam qenë luftëtar i luftës, nuk e kam leshu në asnjë orë fronin e luftës. I kam pa t’u m’u vra plot, e me duar të mia i kam shti në dhe plot, unë asnjëherë nuk mundohem mos me pa përpara. I kam kry punët që më presin nëse ma jep votuesi votën”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv

Haradinaj gjithashtu theksoi se Kosova është një popull me vlera dhe se shumë studiues të huaj e kanë lavdëruar këtë karakteristikë të popullit shqiptar.

Trumpi ndalon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një vendim për të kufizuar edhe më tej hyrjen e shtetasve të huaj në Shtetet e Bashkuara.

njoftimin e saj, Shtëpia e Bardhë ka thënë se SHBA-ja ka vendosur kufizime të plota dhe hyrje të kufizuara për shtetasit nga pesë vende – Burkina Faso, Mali, Nigeri, Sudani i Jugut dhe Siria, shkruan Reporteri.net.

Këto vende i janë shtuar listës fillestare prej 12 vendesh të publikuar në qershor, shtetasve të të cilave u ndalohej hyrja në SHBA.

Lista përfshin shtete si Afganistani, Birmania, Chadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni, Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela./Reporteri.net

 

Abdixhiku me premtime elektorale megalomane, të cilave s’iu “beson” as vet – rritje enorme pagash

Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat i LDK-së për Kryeministër, ka premtuar ngritje pagash, nëse ai do të vie në krye të Qeverisë.

Por ta kemi parasysh një gjë, ky është një premtim elektoral megaloman, që thjesht pas zgjedhjeve do të arsyetohet moszbatimi i tij me mungesë buxheti, shkruan Veriu.info.

Duket se këtij premtimi elektoral megaloman nuk i beson as vet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka përmendur disa nga katergoritë, që sipas tij do të paguhen shumë më mirë me LDK-në në krye të vendit.

Pagat për mësuesit do të jenë plotë 1 mijë euro. Ky është nivel i ri. Sonte u drejtohem edhe policëve, zjarrfikësve dhe ushtarëve; pagat me neve në qeveri do të jenë 900 euro, në muajt.” – tha ndër të tjera Abdixhiku në këtë premtim thjesht elektoral që merr fund natën e 28 dhjetorit.

Ish-asamblisti i VV’së publikon dokumentin që dëshmon se kompania e Vuk Hamoviqit u licencua nga ZRRE’ja më 2021-ën

Asamblisti i pavarur në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu, i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar një dokument të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që dëshmon se ky institucion kishte licencuar Energy Financing Team (EFT)-në, kompaninë e biznesmenit serb, Vuk Hamoviq.

Lahu e ka shpërndarë këtë dokument në ‘Facebook’ duke thënë se Armend Muja dhe Artane Rezvanolli është mirë ta pranojnë këtë, shkruan Insajderi.

“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif. Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të perpiqen ta fshehin te vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT. Me 02 Shtator 2021, është Licencu EFT, nga ZRRE”, thuhet në postimin e tij

Vetëvendosje në vazhdimësi ka mohuar të është licencuar EFT’ja përgjatë kohës së pushtetit të këtij subjekti politik. Megjithatë, në bazë të këtij dokumenti, shihet se nënshkrimi i dhënë nga Ymer Fejzullahu i ZRRE’së është i datës 2 shtator 2021. /Insajderi.org/

Rritja e çmimeve të naftës, Qeveria në detyrë del me këtë vendim

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se ka nënshkruar vendim për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren në transport.

Hajdari ka thënë se vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së drejtë në tregun vendor.

Sipas vendimit, shitja me shumicë është caktuar deri në 2 cent për litër, teksa për shitjen me pakicë 12 centë për litër, shkruan Reporteri.net.

“Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien…Përmes këtij vendimi të sotëm, që hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore”, ka shkruar Hajdari./Reporteri.net

“Kurti me vizionin e tij komunist është më i dëmshëm sesa një hajn ordiner në qeveritë e kaluara”

Analisti Azdren Shala ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, siç thotë ai, me vizionin e tij komunist, raportin me ndërkombëtarët dhe në aspektin diplomatik, i bën më shumë dëm Kosovës, sesa një hajn ordiner që mund të ishte në qeveritë e mëparshme.

Në emisionin “Kosova Today”, Shala po ashtu tha se pavarësisht rritjes së çmimeve në tavan, Qeveria Kurti ka heshtur gjithmonë, transmeton Klankosova.tv.

“Kur vinë mërgimtarët për festat e fundvitit çmimet shkojnë në tavan. Ne nuk kemi pasur ndonjë rritje të naftës, energjisë, por pse po rriten çmimet? Dhe Qeveria hesht, në këtë rast Qeveria Kurti. Unë mendoj që ky në aspektin diplomatik, raporti i tij me ndërkombëtarë, vizioni i tij komunist për botën, pakrahasimisht është më i dëmshëm se një hajn ordiner që ka mundur me qenë në Qeverinë Haradinaj ose në Qeverinë Mustafa e Thaçi”, u shpreh Shala.

Derisa gazetari Ardian Gaxherri ia shtroi një pyetje kryeministrit Kurti.

“A jemi të varfër apo të vjedhur?”, ishte pyetja e tij, duke thënë se me këto gënjeshtra ai erdhi në pushtet.

Merret vendimi: Ndahen nga 600 euro për këta punëtor

Bordi i Drejtorëve të Pallatit të Rinisë ka marrë vendim që të ndajë nga 600 euro për secilin punëtor, si shpërblim për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit, duke u bazuar në performancën pozitive financiare të Ndërmarrjes. Kjo shumë përfaqëson një rritje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Bordi ka bërë të ditur se synimi është që, në vazhdën e përmirësimeve të vazhdueshme dhe standardeve të vendosura gjatë tre viteve të fundit, vlera e shpërblimit të rritet çdo vit.

Sipas Bordit të Drejtorëve, gjendja financiare e Pallatit të Rinisë është stabile dhe pozitive, me të hyra që kanë tejkaluar planifikimin vjetor për 16.35 për qind.

Çitaku për intervistën e Konjufcës: Paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e VV-së

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidate për deputete, Vlora Çitaku ka ironizuar me intervistën e njeriut të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, për të cilin tha se fliste sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të emisionit.

Çitaku ka vlerësuar se intervista e tij mbrëmë ishte sikurse e një mysafir rasti në historinë e Vetëvendosjes.

“Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të “Pressing”-ut në T7. Në njërën anë dalin me thirrje patetike “Mos lësho pe”.

Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka. Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj.

Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes.

Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, ka shkruar Çitaku për intervistën e Konjufcës  dhënë mbrëmë në në T7.

Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka marrë vendimin e parë si kryetar, për themelimin e komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijet me Nevoja të Veçanta Arsimore, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Ky komision do identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus ata me vështirësi në të nxënë dhe me nevoja të veçanta”, ka shkruar Peci.

Kujtojmë se Peci u betua si kryetar i Mitrovicës të premtën me 12 dhjetor.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi ☀️

✍️ Vendimi i parë si kryetar që e mora është themelimi i komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijet me Nevoja të Veçanta Arsimore.

Ky komision do identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus ata me vështirësi në të nxënë dhe me nevoja të veçanta.

Pasqyra më e mirë e një shoqërie është se si iu qaset këtyre kategorive ❤️.