Nuk u mbijeton plagëve, vďes një grua pas aksidentit

Ka ndërruar jetë një nga katër të aksidentuarit në përplasjen e rëndë që ndodhi të hënën, në Klinë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për H.M., një grua që u lëndua rëndë.

Pavarësisht nënshtrimit të ndërhyrjes kirurgjike, viktima nuk iu bëri ballë plagëve të marra.

Në gjendje kritike vazhdon të jetë bashkëshorti i viktimës.

Numërimi drejt fundit, këto janë mandatet aktuale të partive në Kuvend

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit po shkon drejt fundit.

Pas përfundimit të votave me postë, e mërkura pritet të shënojë fillimin e numërimit të votave me kusht, duke hapur kështu rrugën që Komisioni Qedror i Zgjedhjeve të planifikojë shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Aktualisht, numërimi i votave me kusht ka shkuar në mbi 92% dhe kanë mbetur edhe pak kuti që të numërohen.

Ndërkohë, KQZ-ja ka njoftuar se do të nisë paralelisht edhe numërimin e votave me kusht, si dhe më pas edhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 22, LDK-ja 18, Aleanca 7 dhe pjesa tjetër e ulëseve prej 120 sosh, do të ndahet për komunitetet jo shumicë.

Por, nga numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, mund të ndryshojë edhe shpërndarja e mandateve në legjislativin e vendit.

Votat me post, LVV ja siguron edhe një ulëse

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me post, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 53-të në Kuvendin e Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë, ky zhvillim ka ndikuar në uljen e numrit të mandateve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht llogaritet me 18 deputetë.

Si pasojë e këtij ndryshimi, kandidatja e LDK-së Jeta Statovci, mbetet jashtë Kuvendit dhe humb mandatin e deputetes.

Procesi i numërimit të votave me post pritet të përfundojë nesër, ndërsa pritet të fillojë numërimi i votave me kusht. /IndeksOnline/

Mihali i kundërpërgjigjet Lushtakut: Për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtakut, i cili ngriti dyshime mbi angazhimin e saj në Kosovë.

Mihali i ka thënë Lushtakut se “për 1 vit që ka mbajtur armën në krah”, i ka dhënë vetes të drejtën “me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet”.

“Çka me thënë njeriu për ty? Faqja e zezë. Ngado plaçk, haraç, dhunë, gangsterllëk, budallallëk, pisllëk”, ka shkruar Mihali.

Postimi i plotë:

U lajmërua dhe bosi i Përpamiut, samiulushtaku dora vet. Mirë bëre. Se çdo herë po mbetesh pas shpinës së Ganimetes. Ajo e nderuara, çdo ditë kujdestari pas emrit tënd.

Ama, po të dish të lexosh shqip nuk të është thënë ty “krim i organizuar” os “rrënjët e krimit”. Po thuaj ti e di më mirë këtë punë. Nëse do mbaje dhe ti. E gëzofsh!

Tani, mirë që u lajmërove se shumë e ke sikletin e madh dhe ti. Mos pahiri PDK po bën ndonjë dakordim e po lëviz nga bllokada ku ka ngecur.

Aty ku e do ti. Të ngecur, nëpër marifetet e tua dhe atyre që të vinë rrotull. E do një PDK sa për vete, sa me t’i la ty gjynahet. Po dije që dhe ata një ditë kanë me u largu nga ty, se nuk ta kanë me borxh.

Sa për Aleksandrin, që ta dish, se për ta kuptuar nuk kupton dot: Nënkolonel Aleksandër Mihali ka lindur në Tiranë e do vdes po atje, ku i ka varret e babës, nënës e krejt familjes.

Ti dhe soji yt që për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet, nuk i afroheni as të këmbët Aleksandrit dhe shokëve të tij.

Se ata po i afrohen të 80-tave dhe kurrë nuk ia kanë punuar pas shpine as Shqipërisë as shqiptarisë. E kundërta, krejt jetën kanë punuar me nder. E ashtu do t’i mbyllin sytë, të nderuar.

E ti?

Çka me thënë njeriu për ty? Faqja e zezë. Ngado plaçk, haraç, dhunë, gangsterllëk, budallallëk, pisllëk.

Veç ai vit i luftës, shyqyr zotit që e ke dhe atë.

Por edhe për atë mbase me të pyet kur erdhe në luftë o zotëri? Në cilin muaj e vit?

Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook, iu kundërpërgjigj Dejona Mihalit, shruan GazetaDemos.

Ai e quan “Dejona e Aleksandrit nga Greqia”.

“Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?”, shkruan Lushtaku.

Postimi i plotë:

Ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia,

Meqë së fundi më ke përmendur shpesh, ta dish që grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japni shumë përgjigje jeni ju.

Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa?

Kush të financon ty?

Çfarë misioni ke në Kosovë?

Për kë punon ti?

A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?

SL

Çështja e presidentit, Peci: E kam një besim se nuk shkojmë në zgjedhje

Çështja e zgjedhjes së Presidentit u shtrua sot si diskutim me bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci, u shpreh i bindur se nuk do të shkohet sërish në zgjedhje.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të ketë sërish qasje që mund të gjendet një zgjidhje.

“Kësaj here e kam njëfarë besimi që nuk shkojmë në zgjedhje. Cili do të jetë potencialisht koalicioni? Unë jam ithtar që me gjetë një emër konsensual. Nuk e kam diskutuar as me kryeministrin, as me Donikën, as me Mimozën dhe as me akterët e rëndësishëm brenda Vetëvendosjes. Por, unë jam i bindur që kryeministri ka me pasë një qasje gjeneroze që me ju thënë sillni emrat”, u shpreh Peci në Klan Kosova. 

“Kryeministri e ka thënë disa herë se nuk duam t’i kemi president, kryeministër, kryetar të Kuvendit. Na mundësoni mos me pasë njërën nga këto pozitat kryesore”, shtoi ai.