Futbolli kosovar në zi: Vdes futbollisti i njohur në moshë të re

Vushtrria dhe komuntiteti futbollistik kanë marrë një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Samadrexhë, ku thuhet se Fatjon Fatmir Bunjaku ka humbur jetën mbrëmë në një aksident tragjik.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në emër të banorëve të fshatit janë shprehur ngushëllime për familjen Bunjaku në këto momente të rënda.

Në këtë link mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Bëhet e ditur se për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes.

“Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap”.

Pamje Horror: Babai kërcënon vajzën 3-vjeçare me thikë dhe e var nga dritarja, policia e shpëton në momentet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Ankaranë, ku një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e kërcënoi me thikë dhe e var nga dritarja e një apartamenti pas një konflikti me bashkëshorten e tij.

Sipas raportimeve nga mediat turke, incidenti ndodhi në lagjen Etimesgut. Burri dyshohet se u përfshi në një debat të ashpër me gruan e tij për arsye ende të paqarta, përpara se situata të përshkallëzohej në mënyrë dramatike.

Pas konfliktit, ai mori vajzën e mitur dhe e mbajti peng, ndërsa në dorë mbante një thikë. Dëshmitarët raportuan momente paniku kur burri u shfaq në dritaren e apartamentit duke e mbajtur fëmijën të varur jashtë ndërtesës.

Ngjarja shkaktoi alarm të madh te banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Forcat speciale të policisë turke ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të shpëtonin fëmijën pa lëndime.

Pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke dokumentuar momentet dramatike para ndërhyrjes së policisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arrestohen tetë persona në Graçanicë

Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor, shkruan Reporteri.net.

Sipas komunikatës së përbashkët, shtatë persona janë arrestuar më 19 maj 2026 për veprat penale që ndërlidhen me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik.

Ndërkaq, më 4 qershor 2026 është arrestuar edhe një person tjetër në të njëjtën komunë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie ryshfeti në lidhje me votimin.

Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se gjatë javëve të fundit kanë trajtuar informacione të shumta që lidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe aktivitete të kundërligjshme me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

Sipas institucioneve, hetimet dhe monitorimi i aktiviteteve që mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 janë duke vazhduar.

Në komunikatë u bëhet thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës lirshëm dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të presionit, kërcënimit apo ndërhyrjeve të kundërligjshme në procesin zgjedhor.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA POLICIA E KOSOVËS DHE ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

Prishtinë, 06 qershor 2026

Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.
Gjatë javëve të fundit, institucionet e zbatimit të ligjit kanë pranuar dhe trajtuar informacione të shumta që ndërlidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe aktivitete të kundërligjshme me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje, paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, më 19 maj 2026 janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale që ndërlidhen me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik në komunën e Graçanicës. Po ashtu, më 4 qershor 2026, në të njëjtën komunë, është arrestuar edhe një person tjetër nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin.

Këto veprime dëshmojnë përpjekjet aktive për ndërhyrje në zgjedhje si dhe vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të luftuar çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në vullnetin e lirë të votuesve.

Institucionet relevante janë duke vazhduar trajtimin e informacioneve të tjera, si dhe monitorimin e afërt të çdo aktiviteti që mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, gjuhe, përkatësie politike apo bindjeje personale, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës lirshëm, pa presion, pa frikë, pa ndikime të jashtme dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të të presionit, kërcënimit apo çfarëdo forme tjetër të ndërhyrjes së kundërligjshme në procesin zgjedhor.

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë.

Raportoimin e Sinjalit e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë Kosovë. Viktima (femër) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.”, tha ajo.

E rëndë, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë – e raporton si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, ku një 85-vjeçare dyshohet se është vrarë nga vajza e saj.

Sipas hetimeve, shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën më 30.04.2026 si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa fillimisht rasti është raportuar si vdekje natyrale dhe nuk është njoftuar Policia.

Nga veprimet hetimore rezulton se autore e dyshuar e ngjarjes është vajza e viktimës, shtetasja Violeta Shpani, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me të ndjerën dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të hetimeve, Policia e Lezhës ka ndaluar 57-vjeçaren, e dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Si provë materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), së bashku me prova të tjera që lidhen me ngjarje

Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. Ll., me detyrë mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe pa njoftuar organet e rendit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Polici i plagosur vazhdon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës në Shqipëri tashmë është stabile.Në njoftimin nga Spitali i Traumës, i siguruar nga Top Channel thuhet se efektivi Edison Adri është ende i intubuar, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë, i ardhur nga Korça dhe i shtruar pak ditë më parë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), vijon të jetë i intubuar, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.Ekipi mjekësor i SUT-së do të vijojë ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të Policisë dhe do të informojë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës

Tahiri: Sovranitetin në veri e ka forcu PDK-ja, jo agjenda manipuluese e Kurtit

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka thënë që pikërisht kjo parti e ka forcuar sovranitetin në veri të Kosovës.

Ai tha se Kurti fitoi në zgjedhjet e 9 shkurtit duke u thirrur në “çlirimin” e Mitrovicës, dhe se e ka përdorur Betejën e Banjskës për populizëm duke e rritur më shumë se sa betejat e UÇK-së.

“Pse i ka fitu [Albin Kurti] zgjedhjet më 9 shkurt? Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kur u janë drejtu kutive të votimit më 2025, e kanë votu Albin Kurtin veç për një arsye: kanë thanë, e ka çliru Mitrovicën…për shkak që aq shumë ka ba politikë, deri në nivelin që e ka tentu me e rritë lavdinë e Betejës së Banjskës ma shumë se sa betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Domethanë, aq shumë e ka përdorë për populizëm Betejën në Banjskë, sa që është e paimagjinueshme me e madhnu ma shumë se sa betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Tahiri pohoi se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës u forcua nga akterët e PDK-së, atëbotë kryeministri Hashim Thaçi dhe kandidati i tanishëm për kryeministër, Bedri Hamza, sa kishte qenë ministër i Financave.

“Personalisht, por edhe si Parti Demokratike, kemi punu në vazhdimësi për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës”.

“Pikën 1 dhe 31 i ka vendosë Hashim Thaçi, edhe Bedri Hamza kur ka qenë ministër i Financave, pikat doganore në ato pjesë. Domethanë, është forcu, ka pasë agjendë”.

“Po kush e ka udhëheqë Betejën e Banjskës? Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Kush kanë qenë ata policë? Fëmijë të dëshmorëve, fëmijë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

U bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i vajzës së Teuta Rugovës

Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndarë një lajm mjaft të bukur ditën e djeshme.

Vajza e tij, ish-deputetja e njohur Teuta Rugova, dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë, duke sjellë një lumturi të madhe në familje.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur kunata e Teutës, Blerta Kllokoqi Rugova, përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram.

Në videon e ndarë me ndjekësit, shihet Ukë Rugova, i cili uron prindërit e rinj për ardhjen në jetë të mbesës.

Nga ky urim është zbuluar edhe emri i veçantë që dyshja ka zgjedhur për të voglën e tyre.

“Urime Teutë, Agron për Arianën, për bukuroshen,” dëgjohet të thotë Uka në video, duke zbuluar kështu se vogëlushja e sapolindur mban emrin Ariana.

Parashikimi i Haxhiut për zgjedhjet e 7 qershorit: LDK-ja do të jetë partia…

Analisti Baton Haxhiu ka dhënë parashikimin e tij për zgjedhjet e nesërme.

Ai ka bërë me dije në këto zgjedhje LVV do të dalë e para, PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta.

Në emisionin Pressing në T7, ai ka treguar se bashkimi i Osmanin me LDK-në nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh.

“Ajo që ka sjell Vjosa Osmani dhe e ka bartë në VV, unë po ju them që nuk e merr as gjysmën e saj, me kthy mbrapshtë. E kthen një pjesë të konsiderueshme por larg shumë larg prej premtimeve të cilat unë po i dëgjoj. PDK del e dyta pa dilemë me ni dallim jo të madh por të mjaftueshëm të vota, kurse AAK del si parti e katërt. Qysh është e mundur që pakënaqësia është aq madhe, nuk e keni idenë sa ka pakënaqësi të njerëzit dhe votimi me pësu kaq pak ndryshim.”, është shprehur ai.