Publikohen pamjet nga momenti kur Gjesti hyri me armë dhe demoloi zyrat e ONIMA
Mediat kanë publikuar pamjet nga momenti kur Gjesti hyri në zyret e ONIMA.
Ndryshe me 13 mars, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka vendosur masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, i dyshuar për tri vepra penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar paraburgimin për Besar Kelmendin i njohur si “Gjesti”., për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprat penale: kanosja, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas shqyrtimit të dokumenteve dhe dëgjimit të palëve, konstatoi se kërkesa e Prokurorisë ishte e bazuar dhe aprovoi paraburgimin për një muaj.
Gjykata theksoi se ekzistojnë rreziqe të ikjes, ndikimit mbi dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale, duke e konsideruar paraburgimin si masën e vetme adekuate për të siguruar rrjedhën e pa penguar të procedurës penale.
