Qytetarët brohorasin “Albin Kurti”, vjen reagimi i fortë i Ekrem Hysenit: Eh more qena!
Sot, Vjosa Osmani me Lumir Abdixhikun dhe disa akterë të tjerë të LDK-së kanë vizituar Podujevën.
Gjatë ecjes së tyre në shesh, disa qytetarë nga larg i kanë brohoritur “Albin Kurti”.
Ndaj kësaj situate ka reaguar Osmani, e cila personave që kishte afër vetes në ato momente u ka thënë: Me ardhë me u përballë nuk guxojnë, veç bërtasin prej prapaskenave.
Brohoritjet, me sa duket, e kanë irrituar edhe kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ekrem Hysenin.
Ai u është drejtuar me shprehjen: Eh more qenа.
