Ron Gjinovci bën thirrje të votohet kjo parti në zgjedhjet e 7 qershorit
Aktivisti dhe analisti politik, Ron Gjinovci, ka dalë me një qëndrim publik lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit, duke u bërë thirrje qytetarëve që nuk planifikojnë ta votojnë Lëvizja Vetëvendosje, të mbështesin Partia Socialdemokrate.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjinovci tha se kushdo që dëshiron ta ndëshkojë Vetëvendosjen për, siç u shpreh ai, “qeverisje të dobët”, duhet ta japë votën për PSD-në, pasi sipas tij opozita aktuale nuk është e përgatitur politikisht, moralisht dhe organizativisht për t’u përballur me kryeministrin Albin Kurti.
Ai kritikoi partitë opozitare, duke thënë se ato kanë dëshmuar mungesë të dijes politike, kredibilitetit dhe aftësisë për të kryer rolin e opozitës.
“Me 100 defekte që i ka PSD, të paktën kanë mendim politik, pozitë morale dhe aftësi me u organizu, të tri këto në përmasa pakrahasimisht ma të mëdha se partitë aktuale opozitare”, ka shkruar Gjinovci.
Në fund të reagimit të tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i japin një shans PSD-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
