div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-10 category-paged-10 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
‘Tani luftohet vetëm për vend të dytë’, Luizi rikthehet në Big Brother

Tashmë nuk ka më vend për dyshime, gjithçka është vulosur ashtu siç u paralajmërua! Top Channel sapo ka konfirmuar zyrtarisht atë që Prive by Liberta Spahiu raportoi ekskluzivisht vetëm një ditë më parë. Luiz Ejlli, fenomeni absolut që theu çdo rekord shikueshmërie, rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke trazuar ujërat ende pa shkelur mirë në tapetin e kuq.

Në një video promovuese të publikuar pak minuta më parë nga produksioni në Instagram, fituesi i edicionit të dytë shfaqet i ulur në Dhomën e Rrëfimit, vendin ku dhuroi disa nga momentet më ikonike televizive. Me atë vetëbesimin karakteristik që e bëri të adhuruar nga miliona shqiptarë, Luizi dëgjohet të thotë një frazë që duket se është një mesazh i drejtpërdrejtë dhe thumbues për banorët aktualë: “Tani luftohet për vend të dytë”. Kjo deklaratë e fortë konfirmon se “Luanit” nuk i ka humbur dëshira për lojë dhe dominim.

Detajet e qëndrimit të tij përputhen fije për pe me atë që burimet tona zbuluan dje. Ejlli nuk do të jetë thjesht një vizitor për darkën e së shtunës; ai do të qëndrojë brenda shtëpisë deri ditën e martë. Misioni i tij? Ende i mbuluar me mister për publikun e gjerë, por pritet të jetë vendimtar për dinamikat e shtëpisë, të cilat kohët e fundit kanë pasur nevojë për një shkundje të fortë. Hyrja e tij pritet të ndryshojë komplet rrjedhën e lojës për banorët që ndoshta mendonin se e kishin rrugën të shtruar drejt finales. Përgatituni, sepse fundjava do të jetë e zjarrtë!

 

Fero thumbon Mozzik pas projektit të ri, përmend Albin Kurtin

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka rikthyer vëmendjen e publikut më 5 shkurt me publikimin e një EP-je të re, e cila përmban gjithsej pesë këngë. Projekti i fundit ka ngjallur reagime të shumta në skenën muzikore, veçanërisht për shkak të përmbajtjes provokuese dhe mesazheve direkte që përfshihen në disa prej këngëve.

Njëra nga këngët më të komentuara mban titullin “Diss”, ku Mozzik ka zgjedhur një qasje jo të zakonshme, duke ironizuar fillimisht vetveten, por pa kursyer as emra të njohur të estradës shqiptare. Përveç figurave të artit, reperi ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar një situate të ndodhur gjatë vitit të kaluar, e cila në atë kohë kishte marrë vëmendje të gjerë publike.

Këto vargje nuk kaluan pa reagime. Ish-reperi Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku me tone ironike ka komentuar përmendjen e kryeministrit. “Paramendo Albin Kurti duke u munduar t’i bëjë kurthe Mozzikut”, ka shkruar ai, duke nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Duhet theksuar se Fero, së fundmi, në bashkëpunim me reperin S4MM, ka publikuar një këngë të re ku i drejtohen Mozzikut me vargje kritike, duke vazhduar kështu përplasjet verbale mes tyre në muzikë.

Megjithatë, pavarësisht polemikave dhe “diss”-eve, Mozzik ka marrë një valë të madhe komentesh pozitive dhe përkrahjeje nga fansat, të cilët kanë vlerësuar EP-në si një projekt të guximshëm dhe autentik në skenën e hip-hopit shqiptar.

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

Një influencuese 24-vjeçare nga Uganda, Diana Namulinde, u gjet e mbytur në apartamentin e saj në qytetin e Kampalës të mërkurën.

Trupi i 24-vjeçares, e cila njihej në internet si Diana Skys, u gjet nga miqtë kur shkuan për të kontrolluar shtëpinë e saj dhe zbuluan se dera e apartamentit të saj ishte e hapur.

Sipas mediave lokale, Namulinde u gjet me shenja që përputhen me mbytje

Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar, ndërsa dy persona janë aktualisht në paraburgim.

Një nga të arrestuarit thuhet se është një roje sigurie, të cilit iu gjetën sende që besohet se janë vjedhur nga shtëpia e 24-vjeçares.

Namulinde kishte më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku ndante përmbajtje rreth bukurisë, modës, stilit të jetës dhe udhëtimeve.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, më 3 shkurt, një ditë para se të gjendej trupi i saj, 24-vjeçarja tregoi një pamje moderne të shoqëruar me mbishkrimin: “Dianah do të thotë dritë e përsosur. Perëndesha e zjarrit”.

“Ta qi*** nanën Albin Kurti, vajzën po ta rritë Karimi”- Mozzik publikon “Diss” për veten

Reperi Mozzik sapo ka lansuar sEP-në e tij më të re me 5 këngë, duke sjellë një frymë krejtësisht ndryshe.

Në këngën e tij “Diss” reperi i ka bërë diss vetes.

Mozzik në gjithë këtë repturë, përmend komentet negative të njerëzve që i japin për gjithçka që bën.

“Vajzën po ta rritë Karimi mun me kon reper po sje kurrfarë prindi”.

“Ti je një copë muti, o ty ta qi** nanën Albin Kurti”- citon Mozziku.

Për më shumë dëgjone këngën e plotë:

Adriana Matoshi feston ditëlindjen, mosha do t’iu habisë

Aktorja e deputetja kosovare Adriana Matoshi sot feston ditëlindjen.

E lindur me 5 shkurt të vitit 1980, ka mbushur plotë 46-vjet jetë, shkruan Indeksonline.

Në rrjetet sociale ka pranuar urime të shumta nga dashamirët e saj.

Kujtojmë që Matoshi ka siguruar mandatin e tretë radhazi si deputete ne Kuvendin e Kosovës duke marrë mbi 32-mijë vota.

 

Pas këngës për vëllain që theu rekorde, Gjesti bën reagimin e papritur (Foto)

Kënga e re e Gjestit, “Memories”, e dedikuar vëllait të tij të ndjerë, po shënon një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Artisti ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale se projekti i tij muzikor është renditur në listat trending në shumë vende të Evropës, duke zënë pozita shumë të larta në platformat muzikore. Sipas të dhënave të publikuara prej tij, “Memories” ka arritur vendin e parë në Shqipëri, Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka hyrë fuqishëm edhe në top-listat e shteteve si Gjermania, Suedia, Belgjika, Austria, Norvegjia, Greqia, Sllovenia, Italia, Malta, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Finlanda, Franca dhe Kroacia.

Ky sukses i gjerë ka ardhur vetëm pak ditë pas publikimit të këngës, e cila është pritur me shumë emocion nga publiku për shkak të mesazhit të saj të fortë dhe ngarkesës së madhe emocionale.

Në postimin e tij, Gjesti ka falënderuar fansat për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke e cilësuar këtë arritje si fryt të dashurisë dhe përkrahjes së tyre:

“Me pa këngën trending në kaq shumë shtete dhe gjithë këtë dashuri prej juve… s’kam fjalë”, shkruan ai.

Vjen lëvizja e radhës e Gjestit për Kaderin

Këngëtari i njohur, Gjesti duket se ka “pastruar” dukshëm listën e ndjekësve në llogarinë e tij në Instagram.

Nga lista e tij, Gjesti i ka larguar “follow”, Kaderit.

Ndonëse muaj më parë, ka qenë vetë Gjesti ai i cili ka komentuar ish- banoren e “Big Brother Vip Kosova”, duke e komplimentuar rreth dukjes së saj, tani duket se raporti mes tyre ka marrë kthesë tjetër.

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Kaderi, duke i hequr po ashtu “follow” Gjestit.

Ndonëse dikur mes tyre u përfol se mund të kishte ndjenja e mundësi romance, tani duket se mes tyre çdo raport ka marrë fund.

Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani bashkojnë forcat për “Ferma Vip”?

Luiz Ejlli është pyetur nga mediat në Kosovë nëse do të jetë në rolin e kryeplakut në “Ferma Vip”në edicionin e tij të ri që thuhet se do të prezantohet nga Arbana Osmani.

Luizi la të kuptohet se do të jetë pjesë e një projekti të ri televiziv, megjithatë nuk konfirmoi nëse do të jetë Ferma apo jo.

“Thonë ku ka zë, nuk është pa gjë. Ka pasur oferta. Por unë kam qejf me një lëvizje që do bëj…duroni dhe pak ditë.. me një lëvizje që do bëj do e marrin përgjigjen të gjithë. Duroni dhe pak ditë. Duro 10 ditë. Gjë më e mirë është me u përfolur, por do jem diçka. Se ku…Nuk e di dmth”.

Merr vëmendje komenti i Arbër Hajdarit për Gjestin

Gjesti ka publikuar disa ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor, “Memories”, një këngë e ndjerë e dedikuar për vëllain e tij të ndjerë.

Projekti është pritur shumë mirë nga publiku, duke marrë komente të shumta dhe mbështetje të madhe në rrjete sociale.

Mes reagimeve të shumta, vëmendje ka tërhequr edhe komenti i opinionistit të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari

“Zoti është me durimtarët”, ka shkruar Hajdari në videoklipin e këngës së Gjestit.

Ky koment ka marrë jo më pak se 25 mijë pëlqime, duke u bërë një nga reagimet më të përhapura nga ndjekësit.

Rikthehet Rina, thyen heshtjen me një mesazh

Pas një heshtjeje të gjatë dhe largimit nga rrjetet sociale, blogerja e njohur Rina Maloku është rikthyer me një mesazh plot forcë.

Muaj pas humbjes së partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, Rina duket se ka gjetur fuqinë për të nisur një kapitull të ri. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shpërndarë fjalët: “Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet.”

Por syrit të ndjekësve nuk u shpëtoi edhe një detaj. Rina ka bërë edhe një pastrim në profilin e saj, duke fshirë fotografitë e përbashkëta me Festimin, gjë që sinjalizon gatishmërinë e saj për të ecur përpara pavarësisht dhimbjes.