div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-9 category-paged-9 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Blero martohet sonte për herë të tretë, zbulohet partnerja e re

Këngëtari i njohur Blero po kurorëzon sonte martesën e tij për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij, Eronita, do të thonë “po” në një ceremoni private që po mbahet në një restorant të njohur dasmash, ku pritet të marrin pjesë familjarë dhe shoqëri e afërt.

Ngjarja është organizuar larg syrit të publikut dhe mediave, me theks te intimiteti dhe atmosfera familjare. Çifti ka zgjedhur që këtë moment të rëndësishëm ta ndajë vetëm me njerëzit më të afërt, duke shmangur ekspozimin e tepërt.

Kjo martesë shënon një kapitull të ri në jetën personale të artistit. Më herët, Blero ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë, Tara, ndërsa martesa e tij e dytë me Afrona Dikën përfundoi në divorc.

Sonte, këngëtari hap një faqe të re të jetës së tij, ndërsa detaje të tjera nga ceremonia dhe festa pritet të bëhen publike pas përfundimit të mbrëmjes.

Shkurte Gashi në zi, humb më të dashurin e familjes

Një lajm i hidhur ka prekur sot familjen e këngëtares së njohur, Shkurte Gashi. Artistja ka humbur babain e saj, Ramadan Gashin.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti i Shkurtës, Albert Limani, përmes një postimi në rrjetet sociale. Alberti ka ndarë një fotografi krah vjehrrit të tij të ndjerë, duke shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe.

“Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe. Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë në zemrat tona,” ka shkruar Limani në InstaStory.

Ai e ka mbyllur dedikimin me lutjen: “Zoti në Xhehnet, Ramadan Gashi”.

Këngëtarja ende nuk ka bërë ndonjë reagim publik, teksa familja po përballet me këtë moment të vështirë.

Stafi ynë i shpreh ngushëllime familjes Gashi! /Prive By Liberta Spahiu

E 25-ta më e votuara në vend, Edona Llalloshi thyen heshtjen pas zgjedhjeve

E 25-ta më e votuara nga krejt partitë, Edona Llalloshi ka thyer heshtjen pas rezultatit spektakolar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku arriti të sigurojë mandatin e dytë dhe të renditet e 25-ta në nivel vendi me plot 44,259 vota.

Këngëtarja dhe deputetja i është drejtuar qytetarëve me një mesazh emocionues, duke e cilësuar këtë mbështetje masive jo vetëm si nder, por si një peshë të madhe mbi supe.

“Ky besim nuk është vetëm një nder personal, por, mbi të gjitha, një përgjegjësi e madhe morale dhe institucionale ndaj jush dhe ndaj Republikës sonë,” është shprehur ajo.

Në reagimin e saj, Edona ka garantuar se çdo votë e sheh si zë shprese dhe kërkesë për përfaqësim të ndershëm. Ajo është zotuar se mandatin e ri do ta ushtrojë me transparencë të plotë, duke rikujtuar se “pushteti buron nga qytetari dhe i shërben vetëm atij”.

Pas fitores të VV-së, a do të jetë Fatmir Spahiu ministër i Kulturës? Deklarohet aktori

Ndërsa procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit po shkon drejt fundit, vëmendja është zhvendosur te emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar “Kurti 3”.Deri tani, nga numërimi i mbi 99.50% të votave,rezulton se Lëvizja Vetëvendosje është fituese absolute me rreth 50,55% të votave (që pritet të përkthehen në rreth 57 ulëse në Kuvend).

Me këtë forcë të numrave, Kryeministri Albin Kurti pritet të formojë qeverinë i vetëm, ndërsa një nga emrat më të lakuar për dikasterin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet ai i aktorit dhe producentit, Fatmir Spahiu.

Ky i fundit ishte pjesë e planeve të Kurtit edhe në tentativat e kaluara për formimin e qeverisë.

Më 26 tetor të vitit 2025, përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu kishte konfirmuar publikisht se kishte pranuar ftesën e Albin Kurtit për t’u bërë pjesë e ekzekutivit.

Megjithatë, pasi ajo përbërje qeveritare nuk u votua, pyetja që shtrohet tani është: A mbetet Spahiu zgjedhja e parë e Kurtit edhe pas triumfit të 28 dhjetorit?

I kontaktuar nga Insajderi për të mësuar nëse ka marrë një ftesë të re pas certifikimit të rezultateve, Spahiu u tregua i rezervuar:

S’kam asgjë me thënë diçka konkrete për momentin”, deklaroi shkurtimisht ai.

Mbetet të shihet nëse në seancën e ardhshme të Kuvendit, kur pritet të votohet ekzekutivi i ri, Fatmir Spahiu do të ulet në karrigen e ministrit për të udhëhequr një nga dikasteret më me peshë për rininë kosovare./Insajderi

Kështu po duket Osman Azemi pas aksidentit, paska ndryshuar shumë

Aktori i njohur Osman Azemi ka qenë për një kohë të gjatë larg skenës dhe projekteve artistike, pas aksidentit automobilistik që pësoi. Aktualisht, ai ndodhet ende në fazë rikuperimi dhe ka shmangur angazhimet profesionale.

Së fundmi, Azemi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një pamje ndryshe nga ajo me të cilën publiku është mësuar

Osman Azemi njihet gjerësisht për rolin e “Tetës Gjyli”, i cili e bëri atë shumë të dashur për publikun.

Aktualisht, fokusi i tij mbetet rikuperimi dhe shëndeti, ndërsa rikthimi në art pritet të vijë në një moment të përshtatshëm.

I zëshmi i LDK-së mbetet jashtë Kuvendit

Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Guri, i cili pati mundësinë të ushtrojë detyrën e deputetit gjatë periudhës së bllokadës institucionale për më shumë se tetë muaj, këtë herë nuk ka arritur të sigurojë mandat.

Nga rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai është renditur i 17-ti në listë, duke marrë gjithsej 15 mijë e 391 vota.

Në legjislaturën e nëntë, Guri u dallua si një deputet i zëshëm dhe përfaqësues i gjeneratës së re politike, falë angazhimit dhe aktivizmit të tij.

Ai është i njohur veçanërisht për përplasjet publike me Agim Bahtirin.

Luizi rikthehet në ‘Big Brother’?

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ngjallur sërish kuriozitet te fansat e Big Brother, pas një postimi në rrjetet sociale.

Ai publikoi një foto nga prapaskena e Fan Club-it të programit, ku shihet në një ambient që lidhet me shtëpinë e BB, ndërsa moderatore është gruaja e tij, Kiara Tito.

Ky postim ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se Luizi mund të rikthehet si pjesëmarrës në një nga edicionet e ardhshme të Big Brother.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo nga vetë këngëtari, prandaj mbetet e paqartë nëse rikthimi i tij është i vërtetë apo thjesht një prapaskenë nga Fan Club-i.

“Ka kënduar për mua”, Egli kujton momentet me Gjestin në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, ekrani i Top Channel u ndez nga atmosfera festive e emisionit “E Diell”, i cili mblodhi emra të njohur të artit dhe ekranit për të festuar fundvitin.

Mes të ftuarve spikatën zërat e dashur të muzikës popullore, ku padyshim vëmendjen e mori këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani.

Gjatë rrjedhës së emisionit, një moment mjaft emocional u krijua kur Egli Tako u afrua pranë këngëtares për të shprehur vlerësimin e saj të lartë. Egli nuk i kursye fjalët, duke e cilësuar Remzien si një person mjaft të veçantë në jetën e saj, jo vetëm si artiste, por edhe për kujtimet që ato ndajnë

“Remzia është shumë e veçantë për mua dhe besoj se të gjithë e dimë arsyen. Ajo ka kënduar në një moment shumë të rëndësishëm për mua,” u shpreh Egli, duke sjellë në vëmendjen e publikut një nga ngjarjet më të përfolura vitin që lamë pas.

Ajo i referohej ‘dasmës’ së saj me Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku Remzie Osmani ishte e ftuara speciale që performoi gjatë ceremonisë.

Ky gjest dhe këto fjalë rikthyen tek ndjekësit emocionet e asaj nate, duke treguar mirënjohjen që Egli vazhdon të ketë për këngëtaren.

U përplas me familjen Lushtaku, kaq vota mori Adriana Matoshi

Adriana Matoshi, kandidate për deputete nga radhët e VV-së, ka arritur të sigurojë edhe një mandat.

Kur janë numëruar mbi 86 për qind e kutive të votimeve, Matoshi ka marrë 26,239 vota

Ajo është renditur ndër më të votuarat në VV.

Sjellim ndër mend që javëve të fundit, Matoshi ka pasur përplasje publike me Sami e Mërgim Lushtakun, zyrtarë të PDK-së.

Selvija me dedikim për Shpatin: Zemra s’njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur ti ishte pranë nesh

Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi përmes një InstaStory e ka kujtuar atë në natën e ndërrimit të viteve.

Ajo ka thënë se zemra nuk njeh kalendar, derisa u shpreh se ka mbetur në ditët kur kanë qenë bashkë.

“Zemra nuk njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur ti ishte pranë nesh Shpat”, ka shkruar ajo.