div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-188 category-paged-188 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Martohet Leart Hoxha, kjo është nusja bukuroshe

Leart Hoxha është gazetari dhe prezantuesi televiziv, i cili prej vitesh moderon debatet politike, fillimisht në “Rtv21”, e vitet e fundit në “Atv”.

Rrona, është prezantuesja e emisionit të showbizit “No Filt” në “Atv”.

Çifti, janë prej kohësh në lidhje dhe siç kuptojmë tashmë janë martuar edhe zyrtarisht. Ata, kanë shpërndarë disa foto në profilet e tyre në rrjete sociale.

Urime për çiftin e ri!

I shpallur në kërkim nga Policia, por Stresi bën këtë veprim

Stresi nuk e ka ndërmend t’u dorëzohet organeve të drejtësisë.

Të paktën kështu lë të kuptohet nga postimet e tij në rrjetet sociale.

E fundin është një video në instastory të tij, ku reperi shihet në një varkë duke u kënaqur me miq e duke qeshur me të madhe.

Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës meqë dyshohet se është i përfshirë në një përleshje të rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë gjatë muajit të kaluar.

Shiko këtu videon:

 

“Faleminderit o Zot”- Luiz Ejlli ndan videon e ëmbël me Lunën

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania,” ka emocionuar ndjekësit e tij me një moment të veçantë familjar.

Së fundmi, ai ka ndarë në Instagram një video ku shihet duke shijuar kohën e lirë me partneren e tij, Kiara Tito, dhe vajzën e tyre, Lunën.

Në këtë video të ëmbël, Luiz shihet duke luajtur me vajzën e tij në një pishinë, ndërsa vogëlushja Luna është e ulur mbi një komardare, e posaçme për fëmijë.

“Faleminderit o Zot,” shkruan Luizi, duke shprehur mirënjohjen për momentet e mrekullueshme që po përjeton si baba.

Shiko këtu videon:

‘Nuk përmbahet’ Ilnisa, e puth Meritonin në mes të qytetit në këtë pjesë të trupit

Gazetarja e njohur shqiptare, Ilnisa Agolli, dhe partneri i saj, Meriton Mjekiqi, duket se po shijojnë çdo moment të dashurisë së tyre, teksa nuk ngurrojnë ta shfaqin atë publikisht.

Së fundmi, çifti është fotografuar duke kaluar një ditë të qetë në qytet, ku nuk janë përmbajtur dhe kanë shkëmbyer puthje në mes të rrugës.

Ky gjest romantik ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe është kthyer në një moment të ëmbël që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ndjekësit e tyre janë të entuziazmuar me këtë lidhje, duke i komplimentuar për lidhjen e tyre të fortë dhe të natyrshme.

Ilnisa dhe Meritoni duken të lumtur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke dëshmuar edhe një herë se dashuria e tyre po lulëzon.

Ky çift simpatik vazhdon të jetë një prej më të pëlqyerve nga publiku, për shkak të mënyrës se si e përjetojnë dhe e ndajnë dashurinë e tyre pa komplekse, duke e kthyer çdo moment të përbashkët në një festë të ndjenjave.

‘Nashta edhe s’është shumë’, ‘Orhani’ humb edhe më shumë peshë, ja si duket

Aktori shqiptar Fatmir Spahiu, i njohur për rolin e tij të famshëm si Orhani, ka habitur ndjekësit e tij në Instagram me një postim të fundit ku duket se ka humbur dukshëm në peshë.

Në këtë foto, e cila ka marrë vëmendje të madhe, Fatmiri shihet me një pamje më energjike, duke shkruar mbi të me humor: “Nashta edhe s’është shumë?!”

Kjo foto ka shkaktuar një lumë komentesh nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen e tij të re dhe kanë shprehur mbështetje për transformimin e tij.

Aktori, i cili ka qenë gjithmonë një figurë e dashur në ekranet shqiptare për rolet e tij humoristike, duket se ka marrë hapa të mëdhenj për përmirësimin e shëndetit dhe pamjes së tij.

Pamja e tij e freskët dhe humori që e karakterizon e kanë bërë këtë postim të fundit një sukses të vërtetë në rrjetet sociale.

Transformimi i Fatmir Spahiut është një shembull frymëzues për shumë njerëz që kërkojnë të arrijnë qëllime të ngjashme, dhe aktori tregon se përkushtimi dhe disiplina mund të sjellin rezultate të jashtëzakonshme. Ndërkohë, ndjekësit e tij presin me padurim projektet e reja dhe paraqitjet e tij të ardhshme, për të parë nëse kjo humbje peshe lidhet edhe me ndonjë rol të ri./Gazeta Imazhi/

 

Blero vazhdon vuajtjet: Zemra ime është e thyer, e të gjitha plagët janë të hapura

Këngtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi ende po vazhdon të vuaj nga ndarja me ish-të dashurën.

Më parë, Blero i ka kërkuar publikisht “bebit” që t’i kthehet, por kjo nuk ka ndodhur.

Tani , ai ka ndarë pak nga një tekst i këngës angleze.

“Tregoju që isha i lumtur, dhe zemra ime është e thyer, e të gjitha plagët janë të hapura”, janë vargjet e këngës, që si duket e prekin thellë Bleron.

U nominua për topin e artë, Leonita krenare për Granitin, bën këtë veprim

Franca pak me parë ka publikuar listën e futbollistëve qe janë të nominuar për Topin e Artë, ndër ta është edhe Granit Xhaka.

Andaj nuk ka munguar përkrahja nga familjarët e tij.

Bashkëshortja e futbollistit ka ndarë postimin e veçantë ku shihet i nominuar Granit Xhaka duke i bashkangjitur një zemër.

Përndryshe Leonita është ajo që nuk e ka kursyer asnjëherë mbështetjen për bashkëshortin e saj në çdo rast dhe në çdo lojë./kosovarja

Edhe një aktor turk zgjedh Shqipërinë për pushime: U ndjeva si në shtëpinë time

Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya, një ndër të preferuarit e publikut shqiptarë ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve këtë vetë.

Ka qenë vetë Petekkaya i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga Tirana dhe nga Vlora

“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, ka shkruar ai.

Aktori i madh Erkan Petekkaya ka bërë për vete një pjesë të mirë të shqiptarëve edhe nëpërmjet një ndër serialeve turke më të vlerësuara ndër vite, “DILA”.

.Ky është postimi i Aktorit, ku ka ndarë një video nga pushimet në Vlorë.

Kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Shqipërinë. Ai ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet edhe në vitin 2019, kur përveç Shqipërisë, vizitoi edhe Kosovën.

Meda nuk prek më në tokë, kjo është arsyeja

Meda është një nga artistët më të dashur nga të gjitha grupmoshat.

Meda së fundmi sjell një set fotografikë profesional.

Në një nga fotografit, ai shihet derisa nuk prekë më në tokë.

Në një nga fotografit, ai shihet derisa nuk prekë më në tokë.

Kujtojmë që Meda sado që fluturon nga tokë për poza, përsëri është një nga artistët më të kërkuar.