Egli rikthehet në “BBVA”, këto janë fjalët e saj befasuese

Egli Tako është rikthyer në “BBVA” pasi u largua me dëshirën e saj për të ruajtur shëndetin e saj.

Egli u rikthye më ndryshe dhe fjalët e saj pas rikthimit janë këto: Kam gjetur dashurinë jashtë pa kushte, familje ime është ajo që unë jam sot këtu.

Ajo tha se kjo rifutje do të jetë një mundësi për të treguar dinjitetin e saj që nuk e bëri herën e kaluar.
Ajo ndër tjera tha se jam penduar ndaj vetvetes, duke hyrë dhe dal jashtë nga kjo shtëpi me kokë lart, shkruan “Kosovarja”.

Është Egli kur përfshihet emocionalisht harron vetën e saj, harron potencialin e vet dhe është e gatshme të vetëflijohet për vetën e saj, tha Egli.

Reagon menjëherë Egli pas daljes së klipit të saj në ‘Prime’

Egli Tako është ish-banorja që ka lënë shtëpinë pak ditë me parë.

Largimi i saj ka trazuar rrjetin dhe jo vetëm.

Sonte gjatë transmetimit të klipit të saj në Prime, Egli ka reaguar në ‘instastory’ duke thënë:

“Mendohuni mire para se te bëni një grua te qaj, sepse Zoti numëron lotët e saj, gëzuar 8 marsin.

G Bani largohet nga BBVA, Ledioni i jep lajmin e trishtë

Prime i kësaj të marte ka nisur në një mënyrë tepër të pazakontë, me Ledion Liçon që u fut në shtëpi.

Ai i dha një lajm të trishtë G Banit, babai i së cilit ka pësuar një ishemi dhe ndodhet në spital në Londër.

“Keni kaluar disa ditë jo dhe fortë të mira për shkak të gripit por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush që duhet t’ia thoja vetë. Nuk është shumë e rëndë. G Bani duhet të të them diçka. Pak kohë më parë na kanë njoftuar se babai yt është sëmurë dhe ndodhet në spital. Ka pësuar një ishemi dhe për momentin gjëndja është e stabilizuar. Mami dhe vëllai e dinë sa shumë ti e do këtë eksperiencë, por ata duan që të ndodhesh pranë tij këto momente. Produksioni të ka prerë biletën e avionit që të nisesh për në Londër që këto momente”, i tha Ledioni banorit.

Ky i fundit, menjëherë është çuar dhe ka zgjedhur që të largohet nga shtëpia, për t’iu gjendur pranë babait të tij.

Publikohen pamje, Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje tjetër pasionante

Puthja në buzë që ndodhi mes Gjestit dhe Eglit, të shtunën gjatë natës Prime, nuk mbeti e vetmja.

Ishte e para dhe jo e fundit!

Në promon e publikuar sot nga BBVA, shihet dyshja duke u puthur edhe në dhomën e rrëfimeve.

Se çfarë po ndodh mes tyre, dhe cila do të jetë lidhja e tyre, është ende e dyshimtë, pasi siç dihet deri më tani raporti i tyre është ende shumë i lëkundur.

Por, mbetet ta kuptojmë në vijim!

Vdes në moshë të re aktori i njohur kosovar!

Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në Gjermani.

Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi  i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë.

 

Fero publikon foto me gruan e tij: Mos na shqetësoni

Para pak ditësh, ish-reperi Fero ka njoftuar se ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Ai nuk dha detaje rreth ceremonisë madje as fotografi nuk publikoi me tashmë bashkëshorten e tij.

Megjithatë, para disa orësh, ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram më pak se gjysmën e fytyrës së gruas së tij, duke e ruajtur ende portretin total të saj.

“Mos na shqetësoni”, ka shkruar ai.

 

Zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës

Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” hapën zemrën dhe ndanë letrat e tyre me emocion, por njëri prej tyre nuk pati guximin ta lexonte të tijën. Gjesti u largua nga dhoma, duke i lënë të gjithë të pyesin: çfarë kishte shkruar që nuk mund ta ndante me të tjerët?

Një ditë më parë, u tha se letra e tij ishte një dedikim për ish-të dashurën, Diellzën, ndërkohë që sot, përmbajtja e saj është bërë publike. Në vargje të mbushura me mall dhe nostalgji, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.

Por ndërkohë që ai vuante për dashurinë e humbur, Egli shkruante një letër plot dashuri… për të! Disa aluduan se ky mund të ketë qenë edhe shkaku që Gjesti nuk e lexoi dot – si t’ia lexosh një letër ish-it, kur tjetra sapo të ka bërë një dedikim romantik? Një situatë që vetëm “Big Brother” mund ta krijojë!

Letra e Gjestit:
“E dashur ishe D.
Oj drita jem, kallxom natën ku po flen
O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen
O drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xën
O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?

Ti s’mundesh me kon e tjetër kujt, ti je e jemja
Ti je my bebim, je my shpirt, je my zemër
Prej meje mund të ikë trupi, e jo nuk të ik menja
Ti s’mund me m’harru kurrë, hala për mu t’rreh zemra.

A m’ke harru be?
A m’ke harru bre?
Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.
Veç ty jom ka t’du,
Veç ty jom ka t’du bre
Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre
Ah, ata lot e tu…
Ah, lot e tu bre…
Shumë t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Nga raporti me Gjestin ka bërë që të jetë prezent edhe Xheneta në ‘Big Brother VIP Albania’.

Vëllai madh ka transmetuar një klip teksa Xheneta kishte dhënë për ‘Fan club’ ku tregon se ende ndjenë për Gjestin dhe ndjehet e shfrytëzuar nga ai.

Nuk shkoi shumë ajo publikoj disa foto teksa shihet e rregulluar në çdo detaj, por vëmendjen e madhe e mori mbishkrimi saj.

“Pom dhem kryt se Kurora shumë e rond”, tha ajo.

Xheneta në ‘BBVA’, ky është reagimi i Gjestit

Sonte Gjesti nga dhoma e rrëfimeve është suprizuar nga një klip ku shihej Xheneta.

Në një intervistë që kishte dhënë për ‘Fan club’ Xheneta tregoi se ende ndjenë për Gjestin.

Kurse Gjesti shprehet se “E kom dashtë shumë, por ajo me ka keqtrajtu shumë, kom hekë prej saj, unë i kom tregu që mos me lujt me mu, se edhe unë di me ja kthye në atë mënyrë”.
Gani Gërmia humbë personin e dashur

Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Gërmia, ka humbur gjyshen, shkruan “Kosovarja”.

Njoftimin, e ka bërë në rrjete sociale, ku shkruan:
“Dheu qoftë i lehtë për ty gjyshe”.

Ngushëllime!