Lajmi i Fundit
Analisti Sadiku paralajmëron rënien e VV-së: Populli nuk fal më

Analisti Ermal Sadiku, mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për situatën politike në vend, duke thënë se populli i Kosovës edhe pse ngadalë, reagon ndaj lëvizjeve të tilla.

Ai u shpreh se kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme populli do ta ndëshkojë Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell Klankosova.tv.

“Populli i Kosovës reagon ngadalë ndaj lëvizjeve të tilla, por reagon edhe do të reagojë në zgjedhjet e ardhshme, potencialisht nëse mbahen këtë vit”.

“Patjetër, Lëvizjen Vetëvendosje do ta ndëshkojë, ajo ka qenë në trend të rritjes, populli e vëren sepse aty është bllokada, e vëren se Lëvizja Vetëvendosje mundet me e ndërru pa asnjë problem kandidatin për kryeparlamentar, nuk i ka votat e nevojshme për ta bërë këtë kandidat që e ka vendosur, mund ta propozojë dikë tjetër dhe populli nuk e ka borxh me pritë”, u shpreh tutje Sadiku.

Donjeta Kosumi shtatëzënë?

Donjeta Kosumi ka ndezur rrjetin me një postim në Instagram.

Në një foto ku shfaqet një enë e mbushur me qershi të gjelbra dhe dy emoji që lanë hapësirë për interpretime – një grua shtatzënë dhe një fytyrë që qesh me lot.

Ky postim shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit, duke ngritur menjëherë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Shumëkush e interpretoi si një lajm të madh për jetën e saj personale, mirëpo e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe.

Burime për Prive by Liberta Spahiu bëjnë të ditur se bëhet fjalë vetëm për një shaka të këndshme nga ana e Donjetës, e cila si gjithmonë e ruan stilin e saj plot humor dhe spontanitet.

E vërteta? Jo, Donjeta nuk është shtatzënë – por padyshim, ajo është mjeshtre për të marrë gjithë vëmendjen me një story të thjeshtë. Dhe fansat? Kanë mbetur duke buzëqeshur, si gjithmonë!

Në fshehtësi, këngëtarja shqiptare martohet me të dashurin arab

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur nga formati “DSDS” dhe aktualisht pjesë e spektaklit “Kampf der Realitystars”, ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Fabrice në fshehtësi të plotë.

Çifti është bashkë prej gati shtatë vitesh dhe njihen që nga koha e shkollës. Në një prononcim për BILD, Anita tregon:
“U fejova në prill në Zandvoort (Holandë), në bregdet. Propozimi ndodhi në perëndim të diellit, ishte vërtet romantik. Ishte një surprizë e bukur. Por pas kaq shumë vitesh lidhje, mendoj se ishte momenti i duhur.”

Pas propozimit, nuk kanë humbur kohë: “Donim menjëherë të martoheshim në mënyrë civile. Vetëm me familjen më të afërt. Asnjë nga miqtë tanë nuk e dinte”.
Sipas gazetës gjermane BILD, ceremonia u mbajt fundjavën e kaluar në Schloss Martfeld në Schwelm, një vend i mrekullueshëm dhe privat.
Anita vendosi të mos e bëjë publik mbiemrin e bashkëshortit, por konfirmoi se do të vazhdojë të përdorë emrin e saj artistik:
“Donim që gjithçka ta shijonim vetëm për veten tonë”.

Pas ceremonisë, çifti e festoi martesën në një restorant elegant, larg syve të publikut. “Fillimisht e mbajtëm gjithçka private – por tani duam ta ndajmë këtë lumturi edhe me fansat tanë.”

 

Gjatë xhirimeve të spektaklit “Kampf der Realitystars” në fillim të vitit 2025, Anita zbuloi se ishte shtatzënë.
“Në mes të setit, testi i shtatzënisë doli pozitiv,” tregon ajo për BILD.
Aktualisht në ekran ajo shfaqet ende pa barkun e shtatzënisë – të mërkurën ajo hyri në vilën e të famshmëve në plazhin e Tajlandës dhe nisi menjëherë përplasjet e para me banorët e tjerë.

A do ta trashëgojë foshnja e ardhshme karakterin shpërthyes të Anitës? Kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë, çifti po mendon të organizojë një dasmë më të madhe pas lindjes së fëmijës.

Nga Prishtina në Dubai: Arbenita lë pa fjalë, dhurata për ditëlindje kap shifrën marramendëse

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë sot një postim në Instagram që nuk ka kaluar pa u vënë re, transmeton Insajderi.

Pak ditë pas ditëlindjes, ajo ka shpërndarë një video teksa provon një nga orët më të lakmuara në botën e luksit, një Audemars Piguet Royal Oak totalisht e mbuluar me diamante.

Në përshkrim, Arbenita shkruan: Imagjino të më urresh ndërkohë që unë zgjedh orën e ëndrrave të mia.

Me këtë postim, ajo duket se jo vetëm ka zgjedhur një aksesor super luksoz, por edhe ka dhënë një mesazh të qartë: jetën po e jeton sipas standardeve të saj, pa u ndikuar nga zërat e tjerë. 

Dhe fjala “luksoz” është pak të thuhet. Ora që shihet në dorën e saj është një Royal Oak Full Diamond, e njohur në botën e koleksionistëve për çmimin marramendës që fillon nga 150,000 dollarë dhe mund të shkojë deri mbi 500,000, në varësi të personalizimit, cilësisë së diamantëve dhe materialit bazë të orës (shpesh ari i bardhë ose platini).

Dizajni është ikonë i shtëpisë së orëve Audemars Piguet, me formën tetëkëndëshe karakteristike dhe ndriçimin e çmendur të mijëra gurëve të çmuar që mbulojnë çdo milimetër të sipërfaqes. Ky nuk është thjesht një aksesor, por një deklaratë fuqie, stili dhe statusi.

Kujtojmë që Arbenita prej kohësh jeton në Dubai, ku është përfolur për një lidhje me një biznesmen të pasur nga Emiratet.

E larguar nga skenat publike shqiptare dhe pas ndarjes me Fero, ajo ka ndërtuar një imazh të ri, që shkon përtej titullit të “ish-it të dikujt”.

E ndërsa rrjeti ka nisur të vlojë nga komentet, një gjë është e qartë: Arbenita s’po zgjedh më, ajo po dominon. Me orën e ëndrrave në dorë, buzëqeshjen ironike dhe një lifestyle që flet vet, ajo ka vendosur të jetë në kohën e vet.

FOTO/ A e njihni këtë vogëlushe? Sot është një ndër këngëtaret më të preferuara

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, njihet nga publiku shqiptar për zërin e rrallë që ajo ka.

Së fundmi ajo ndau një fotografi të rrallë me ndjekësit e saj, në rrjetin social “Instagram”.

Duket se artistja është bërë nostalgjike, teksa na tregoi se sa simpatike ka qenë ajo e vogël.

FOTO/ A e njihni këtë vogëlushe? Sot është njëFOTO/ A e njihni këtë vogëlushe? Sot është një

Vdes aktori i njohur amerikan

Aktori i njohur i filmave Joe Don Baker ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur akoma.

Aktori i personazheve të famshëm u rrit në Teksas dhe pasi shërbeu në Ushtrinë Amerikane u zhvendos në Neë York City për të studiuar aktrim.

Ai u regjistrua për herë të parë në filma në vitet 1960 duke punuar në më shumë se 50 filma.

TË NGJASHME:

Vdes në moshë të re aktori i njohur kosovar!

Adri e Iliriana po bëhen prindër për herë të parë?

Çifti simpatik Adri e Ilirjana ditë më parë lansuan këngën e re.

“Ne ja dolëm”, titullohet kënga e cila është vizualizuar me videoklip, shkruan Indeksonline.

Në këtë këngë të bukur, duket se dyshja na dha një lajm të ëmbël.

Thuhet se Iliriana është në pritje të fëmijës së parë, bashkë me Adrin.

 

 

Sidoqoftë mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse ky lajm do të konfirmohet.

Redoni feston ditëlindjen, a e uroi Egli?

Ditën e sotme këngëtari Redon Berani feston ditëlindjen.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ai bëri një falënderim të veçantë, shkruan Indeksonline.

“Sot e kam ditelindjen 🎉

Faleminderit Zotit per shendetin, familjen dhe shoqerine 🥂”, shkroi ai përbri postimit.

 

Deri më tani, Egli nuk e ka uruar dhe nuk dihet sesi qëndrojnë raportet mes tyre pa përfundimit të “BBVA4”.

 

 

U larguan nga “Ferma Vip”, Alba zbulon raportin me Limin (foto)

Largimi i Albes dhe Limit nga “Ferma Vip”, kanë trazuar rrjetin ditën e djeshme.

Por për të shuar kureshtjen e ndjekësve, Alba ndau një foto duke zbuluar raportin me të dashuri, shkruan Indeksonline.

Krahas postimit ka shkruar: “Besnikëria mbi dashurinë”, duke e etiketuar Limin.

Duket se dyshja po e vazhdojnë lidhjen e dhe jashtë, bashkë e të lumtur.

A është në lidhje me Anen? Kevini habit me përgjigjen

Vëmendje të madhe që pas përfundimit të “BBVK”, kanë çiftet të cilat janë krijuar në këtë format.

E një dyshe e cila pëlqehet shumë nga publiku janë Ana dhe Kevini, shkruan Indeksonline.

Ai në “Instastory” ka hapur një pyetësor ku nuk kishte si të ikte nga pyetjet për Anen.

“A je me Anen a jo?”, ishte pyetja drejtuar atij.

 

Ai u përgjigj që ende janë bashkë, dhe nuk do të ndahen kurrë.

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/