div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35788 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Tragjedi: Një person humb jetën pasi i këputet lifti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Arban të Prizrenit, ku një 79-vjeçar ka humbur jetën pasi ishte lënduar nga këputja e një lifti të improvizuar brenda shtëpisë së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Veli Kelmendi, i cili sipas familjarëve ishte person me lëvizje të kufizuara.

Sipas informatave fillestare, familja kishte improvizuar një lift për ta ndihmuar atë të lëvizte brenda shtëpisë.

Por gjatë përdorimit, lifti dyshohet se është këputur, duke bërë që i moshuari të pësojë lëndime të rënda.

Fillimisht, nga Spitali Rajonal në Prizren ishte raportuar se gjendja e tij nuk paraqiste rrezik për jetën, mirëpo situata është përkeqësuar brenda pak orësh.

Rreth orës 12:55, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e 79-vjeçarit.

Pas rastit, në vendin e ngjarjes dhe në spital kanë dalë njësitet hetimore dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë dokumentuar rastin.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *