div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-692 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zbulohen detajet e fundit nga lidhja Gjesti-Egli

Marrëdhënia e Gjestit dhe Egli që pas ‘BBVA’ është mjaftë e përfolur në mediat rozë, Gazetari Tiron Alili ka ndarë disa detaje të reja për çiftin e ri.

Mes uljeve dhe ngritjeve që kishin në shtëpinë m të famshe në vend, ndërsa jashtë saj sipas Alilit raporti i tyre po vazhdon të jetë mjaftë i ngushtë, shkruan “Kosovarja”.

Mes tjerave ai thekson se Gjesti dhe Egli po vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në hotel, e gjatë ditës së sotme e pranishme ishte edhe motra e Eglit e cila kaloi disa çaste bashkë.

Sipas tij, çifti po qëndron larg vëmendjes mediatike dhe ndjekësve për një periudhë të pacaktuar.

Për më shumë ndiqeni në video.

 

 

Përplasja me Ramën, deklarohet Sejdiu: U ndjeva…

Ish nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka folur për përplasjen që pati sot me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, për Planin Zhvillimor.

“U ndjeva jashtëzakonisht keq, sjellja ke e keqe, intimiduese”, tha ai në T7.

“Kryetari e kish thirr seancën prapë për të martën që ta kalojë këtë dokument. Nëse kalon duhet me i dërgu krejt komentet brenda 30 ditëve”, tha ai.

“Pa konsultim publik është brengosëse. Nuk kemi pa që ka marrë feedback prej qytetarëve”, shtoi ai.

Sejdiu pati kritika edhe sa i përket arsimit në kryeqytet.

“A ka digjitalizim?…Shkollat që janë përfundu u patën nis në mandatin e kaluar”, tha ai.

Egli publikon foto nga makina, por a është Gjesti me të?

Gjesti dhe Egli vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’ andaj veprimi i fundit nga këngëtarja ka ngjallë reagime nga ndjekësit.

Një foto e publikuar nga Egli ku shihet në veturë nga ulësja e pasagjerit, fansat kanë aluduar se shofer ndoshta mund të jetë Gjesti.

Por Tako është shfaqur mjaftë e rezervuar duke mos ndarë detaje më tepër.

Pas kësaj përvoje, çifti mori pjesë në festën e ‘Top Channel’, duke u shfaqur më të lumtur se kurrë.

Javë historike për Gjestin, arrin një tjetër sukses

Një javë historike për këngëtarin Gjesti.

Me 19 prill Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, shkruan Indeksonline.

Por suksesi nuk ndalet me kaq, pasi profili i tij në Instagram shpërtheu, duke kapur shifrën 600 mijë ndjekës.

Kjo rritje e madhe dëshmon për dashurinë e madhe që publiku ka treguar për të gjatë gjithë rrugëtimit të tij në “Big”.

 

“Natën e mirë!”, ishte fraza me të cilën Gjesti mbylli finalen, por për të duket se kjo është vetëm fillimi i një rruge edhe më të ndritur në karrierën publike.

Me këtë fitore dhe këtë përkrahje të madhe në rrjete sociale, Gjesti pritet të jetë një nga figurat më të rëndësishme të showbiz-it shqiptar në muajt që vijnë./Indeksonline/

Refuzimi për t’u paraqitur në Prokurori, merret ky vendim ndaj Kurtit

Deputeti Albin Kurti është dënuar sërish me gjobë prej 250 eurosh nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të tij për t’u paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të dëshmuar në cilësi të dëshmitarit për Aferën e Rezervave Shtetërore.

Media “Kallxo.com” raportoi se gjobitja e dytë e Kurtit erdhi si pasojë e mosbindjes së këtij të fundit ndaj urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kurti para tre javësh ishte dënuar për herë të parë me 250 euro nga Gjykata, ndërsa pyetur nga gazetarët për komentim, pati thënë “më dënojnë mua kështu nganjëheër, por ju mos u mërzitni”.

Nuk ndalet Jozi, bën këtë veprim pas fotos së Gjestit në Lamborghini

Pas fotos së Gjestit duke pozuar në një Lamborghini për të festuar fitoren e Big Brother VIP Albania 4 dhe çmimin prej 100 mijë euro, ka reaguar edhe ish-banori Jozi – me të cilin Gjesti pati përplasje gjatë qëndrimit në shtëpi.

Jozi publikoi një video ku shihet duke vozitur një veturë të markës Lamborghini, çka është interpretuar nga ndjekësit si një “diss” i koduar ndaj Gjestit.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, komentet shpërthyen me aludime për një rivalitet që po vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Derisa asnjëri s’ka reaguar publikisht, fansat mendojnë se “lojërat” mes tyre sapo kanë filluar.

Haliti: PDK më penalizoi kur e votova Glaukun për kryeparlamentar, tash po e lypin

Ish-nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Xhavit Haliti duke folur për kushtëzimet që po i bëjnë partitë opozitare për emrin e kryetarit të Kuvendit të propozuar nga LVV-ja, ka thënë se nuk mund të jep emra të përveçëm.

Por, ai ka kujtuar se ishte penalizuar nga partia e tij, që kishte votuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Haliti thotë se të njëjtin tash po e kërkojnë për kandidat për kryeparlamentar.

“Në zgjedhjet e kaluara, unë jam penalizu nga PDK- ja , pse e kam votuar Glauk Konjufcën. Kam pas një deklarim publik lidhur me këtë. Tash këta pe lypin Glaukun. Dil Glauk se ty të votojmë, ndoshta ka qenë e i mirë….Por emra të përveçëm nuk dua me përmend, sepse i takon LVV-së”, ka thënë Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi të mërkurën pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se partia e tij do ta votonte “një kandidate ose kandidat që nuk ka histori të përçarjes”.
Por, Haliti ka thënë se nuk beson se LVV do të ndryshojë kandidaten e tyre.

“Aq sa e njohë këtë parti në mënyrën se qysh ka funksionu dhe si funksion, në qoftë se duhet t’i themi hiqe Albulenën, ata e qesin. Nëse ka marrëveshje mos me qenë Albulena, mund të mos jetë.

Por me deklarata publike nuk e heqin dhe unë po besoj që nuk kanë me heq”, tha ai.