div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33912 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Vrau vëllanë 6 vjet më parë, vdes në burgun e Francës Emrush Gashi

Emrush Gashi, 66-vjeçar, i dënuar për vrasjen e vëllait të tij më 14 korrik 2018 në Tërbovc të Lipjanit, është gjetur i vdekur para disa ditësh në një burg në Francë. Sipas raportimeve, ai ka kryer vetëvrasje.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, e ka konfirmuar se ka pranuar informata për vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare.

Po ashtu, në përgjigjen e kësaj prokurorie bëhet e ditur se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë gjatë marsit të vitit të kaluar.

“Ju njoftojmë se më 27.03.2025, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Klanin.

“Gjithashtu, kemi pranuar informata lidhur me vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare dhe kemi pranuar edhe vërtetimin e vdekjes së tij. Aktualisht, ende jemi në pritje të aktvendimit nga Gjykata”.

Policia e Kosovës gjatë vitit 2018 kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e Emrush Gashit, nën dyshimin se kishte vrarë vëllanë e tij, M.G., 54 vjeç.

Ai ishte arrestuar pak vjet më pas, më 26 gusht 2021 në Francë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *