div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35791 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Xhafer Tahiri kritikon shpërndarjen e 100 eurove: “Merri paratë, por mos ia jep votën”

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Xhafer Tahiri ka reaguar ndaj vendimit për shpërndarjen e 100 eurove për kategori të ndryshme të qytetarëve nga Qeveria Kurti, duke e kritikuar këtë veprim si përpjekje për ndikim politik.

Tahiri ka deklaruar se, sipas tij, kjo mbështetje financiare nuk po bëhet si vlerësim për qytetarët, por si tentativë për të siguruar pushtetin për mandatin e ardhshëm.

“Merrja paret e mos ja qit votën! Nuk po i jep 100€ pse e vlerëson popullin, por po don me ble pushtetin për 4 vitet e ardhshme!”, është shprehur ai në videon e publikuar.

Reagimi i Tahirit vjen pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove, i cili ka sjellë komente dhe qëndrime të ndryshme në skenën politike dhe publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *