Vëllai vr’au vëllanë, si ndodhi kr’imi – Të dy ndodheshin në arë, debatuan dhe më pas…

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në Kavajë mbrëmjen e sotme, teksa ata të dy kanë qenë duke qëndruar me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë kanë debatuar duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Autori është shoqëruar në polici, teksa hetimet po vijojnë, pasi nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në krimin e rëndë brenda familjes.

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me vendimin final për ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës muaj më parë kanë njoftuar se Trupi Gjykues e ka zgjatur afatin për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik 2026, ndërsa kanë lënë të hapur mundësinë e një shtyrjeje tjetër vetëm nëse kjo konsiderohet “absolutisht e nevojshme”.

Në një përgjigje për lajmi.net,  lidhur me afatin e nxjerrjes së vendimit, Gjykata ka rikujtuar se më 5 maj 2026 Trupi Gjykues nxori urdhër me të cilin afati për shpalljen e aktgjykimit u shty deri më 20 korrik.

“Në atë urdhër, Trupi Gjykues deklaroi gjithashtu se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të ishte absolutisht e nevojshme, ai do të nxirrte një urdhër për këtë çështje në kohën e duhur”, thuhet në sqarimin e Gjykatës.

Sipas Rregullës 159(1) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, nëse rrethanat e rastit kërkojnë më shumë kohë sesa afati fillestar prej 90 ditësh, periudha shtesë nuk duhet të kalojë 60 ditë, përveç rasteve kur ekziston nevojë e domosdoshme për një shtyrje të mëtejshme.

Gjykata ka theksuar se vendimi për një afat shtesë mbetet në diskrecionin e Trupit Gjykues, i cili vlerëson nëse rrethanat e rastit e bëjnë të domosdoshme një masë të tillë.

“Nëse Trupi Gjykues në këtë rast përcakton se nevojitet kohë shtesë, një vendim i tillë do t’u njoftohet palëve dhe do të bëhet publik”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Aktualisht, nuk ka asnjë vendim të ri për shtyrje përtej datës 20 korrik 2026. Kjo do të thotë se, bazuar në informacionet e deritanishme, aktgjykimi pritet të shpallet brenda afatit të përcaktuar, përveç nëse Trupi Gjykues vendos ndryshe në ditët ose javët në vijim.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në paraburgim në Hagë, pasi u konfirmua aktakuza ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas aktakuzës dyshohet se janë kryer gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999. Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë pasur përgjegjësi në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, përmes së cilës janë kryer ndalime arbitrare, keqtrajtime, tortura, zhdukje me forcë dhe vrasje të personave që konsideroheshin kundërshtarë politikë, bashkëpunëtorë ose persona të dyshuar për mosmbështetje të UÇK-së.

Të katër të akuzuarit i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. Mbrojtja ka argumentuar gjatë gjithë procesit se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, ndërsa ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë për përgjegjësi penale individuale të të akuzuarve.

Procesi gjyqësor nisi në prill 2023 dhe konsiderohet një nga rastet më të mëdha që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara. Pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria, Mbrojtja dhe përfaqësuesit e viktimave, Trupi Gjykues është në fazën e përgatitjes së aktgjykimit, që pritet të shpallet gjatë këtij muaji.

Tërmeti në Venezuelë, shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Mund të kemi deri në 10 mijë viktima

Dy tërmete të njëpasnjëshme në Venezuelë kanë pasur përmasa shkatërruese.

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi veriun e Venezuelës pak pas orës 18:00 sipas kohës lokale të së mërkurës, ndërsa një tërmet i dytë me magnitudë 7.5 goditi më pak se një minutë më vonë.

Të paktën 32 persona janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 700 janë plagosur. Ndërtesa në të gjithë kryeqytetin, Karakas, janë shkatërruar.

Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerëson se ka 44% gjasa që numri i të vdekurve të kalojë 10 mijë, siç raporton CNN.

Aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për shkak të dëmtimeve, pasi pamjet treguan njerëz duke ikur nëpër korridoret e tij në momentin kur goditën tërmetet.

SHBA-ja ka premtuar mbështetje mjekësore dhe humanitare. Donald Trump i përshkroi tërmetet si “me përmasa masive” dhe tha se kanë shkaktuar “një numër shkatërrues viktimash”.

Venezuela po shënonte një festë kombëtare të mërkurën dhe shumë njerëz ndodheshin në shtëpi kur goditën tërmetet.

Rraħ’je në Lipjan, 8 persona përfundojnë në QKUK

Një incident ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e një konflikti fizik, tetë persona kanë përfunduar në spital.

Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje.

Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, bën të ditur se ata janë dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

“Tetë persona të lënduar nga Lipjani, si pasojë e një konflikti fizik, janë sjellë në QKUK me lëndime trupore. Njëri prej tyre është pranuar për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa dy të tjerë janë ende në observim në QKUK, ku pritet t’u përsëriten disa ekzaminime”.

“Të lënduarit e tjerë, pas trajtimit të marrë, janë liruar në përcjellje të policisë”, bën të ditur ky burim brenda Qendrës Emergjente.

Tër’metet në Venezuelë lënë të paktën 32 të vd’ekur dhe mbi 700 të pľ’agosur

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur në Venezuelë, pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik në popullatë.

Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbarë vendin, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura.

Sipas saj, deri tani janë konfirmuar 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota nga rajoni i La Guaira, i cili konsiderohet si zona më e goditur nga fatkeqësia.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, kanë goditur të njëjtën zonë të Venezuelës. Pas tyre janë regjistruar të paktën 20 pasgoditje, sipas të dhënave të monitorimit sizmik.

Lëkundjet kanë shkaktuar shembje ndërtesash në kryeqytetin Caracas, ndërsa aeroporti kryesor i vendit është mbyllur për arsye sigurie. Qytetarët kanë dalë me panik në rrugë, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.

Pamjet e para pas tërmeteve të fuqishme në Venezuelë, shkatërrimi është i jashtëzakonshëm

Në Venezuelë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme tronditën kryeqytetin Karakas brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më shkatërrues, ishte me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.

Sipas raportimeve, të paktën 32 persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit. Dyshohet se të dy shifrat mund të rriten ndjeshëm me ardhjen e informacioneve të reja.

Tërmetet kanë shembur një numër të madh ndërtesash në kryeqytet, Karakas.

Përgjatë bregdetit në Catia La Mar, asnjë ndërtesë nuk mbeti e paprekur. Hoteli i famshëm Eduard u shemb plotësisht.

 

Situata u përkeqësua më tej nga fakti se Venezuela po festonte një festë kombëtare. Tërmetet goditën vendin në orën 6:04 të pasdites sipas kohës lokale, që do të thotë se shumica dërrmuese e qytetarëve ishin në shtëpitë e tyre me familjet e tyre në kohën e tërmetit.

 

 

Ky shtet goďiťet nga dy tërmete të fuqishme, dyshohet për numër të madh të viktimave

Në Venezuelë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme tronditën kryeqytetin Karakas brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më shkatërrues, ishte me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.

Gazeta spanjolle El Pais raporton se të paktën 32 persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit. Dyshohet se të dy shifrat mund të rriten ndjeshëm me ardhjen e informacioneve të reja.

Kryetari i bashkisë së Chacao-s, Gustavo Duque Saez, konfirmoi se të paktën dy ndërtesa në komunë, e cila është pjesë e zonës më të madhe metropolitane të Karakasit, janë shembur plotësisht.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin 18 persona të gjallë nga rrënojat. Më shumë se 500 shërbime emergjence janë aktualisht në terren, duke bërë çmos për të shpëtuar banorët e mbetur të bllokuar. “Askush nuk është vetëm në Chacao dhe ne nuk do të largohemi që këtej derisa të shpëtohet edhe banori i fundit”, tha kryebashkiaku.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kërkojnë anëtarë të zhdukur të familjes që të shkojnë në dy sheshet kryesore lokale – Plaza Altamira dhe Plaza Los Palos Grandes. Atje, autoritetet lokale kanë ngritur qendra krize për të mbledhur informacion në lidhje me të zhdukurit, për të shpërndarë ujë dhe për të siguruar strehim të përkohshëm për të prekurit. “Përveç këtyre dy ndërtesave që janë rrafshuar me tokë, kemi edhe një listë të gjatë të atyre, struktura e të cilëve është e kompromentuar dhe e dëmtuar në mënyrë të rrezikshme”, paralajmëroi Duque Saez./Reporteri.net/