Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme, për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
E në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e mazhorancës e as ministrat. Por i pranishëm në seancë është kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. E prania e tij u komentua nga deputetët e opozitës.
Ishte deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, i cili e përgëzoi Konjufcën për pjesëmarrje në seancë. Ndërsa e pyeti se a ka marrë leje nga Dejona Mihali, për të qenë i pranishëm aty.
“Është për keqardhje që në asnjë debat parlamentar të ftuar nga opozita, nuk po vjen mazhoranca. Sot paska ardh kryetari i Kuvendit, e përgëzoj. Po e pyes a je ardh me leje, a pa leje. Ishalla nuk do të kesh ndonjë ndëshkim për këtë”, tha Beqa.
E Konjufca e pati një përgjigjje për Beqën. Ai i tha atij me ironi që të ketë kujdes, se Dejona mund ta shkarkojë dhe atë.
“Ruju Hajdar se dhe ty të shkarkon Dejona”, i tha Konjufca Beqës. .