Zgjedhjet amerikane nuk kanë të bëjnë me atë se kush fiton më shumë vota në përgjithësi, ka të bëjë me atë se kush fiton në vendet e duhura.
Të dy kandidatët janë në “shtetet kyçe” sot në një përpjekje për të fituar votat vendimtare, shkruan skynews.
Kandidatja demokrate, Kamala Harris dhe ai republikan, Donald Trump raportohet se janë në garë të ngushtë bazuar në sondazhet e fundit.
Harris raportohet se udhëheq Pensilvania, Michigan, Wisconsin, Nebraska dhe Nevada ndërsa Trump prin në Georgia, Karolina Veriut dhe Arizona.
Harris aktualisht kryeson në shtetet e betejës elektorale që vlejnë 41 vota në kolegjin elektoral, kundrejt 27 për Trumpin, ndërsa shtetet që vlejnë 26 janë praktikisht të barabarta.
Theksojmë se 50 shtete federale dhe një distrikt japin gjithsej 538 të ashtuquajturit zgjedhës, të cilët ndahen proporcionalisht sipas popullsisë së një shteti federal.
Për shembull, Nebraska dhe Wyoming japin numrin më të vogël të zgjedhësve (3), ndërsa Kalifornia dhe Teksasi japin më shumë, 53 dhe 38. Kandidati që merr më shumë vota në një shtet të caktuar federal fiton të gjithë zgjedhësit e atij shteti, dhe për një fitore totale janë të nevojshme të paktën 270 zgjedhës.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë).