-2.9 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Fitorja e Trumpit në Amerikë, paralajmërohet lirimi i Thaçit dhe të tjerëve së shpejti

Evi Kokalari aktiviste e njohur në SHBA ,tha se pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-së, së shpejti do të lirohen nga Haga Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë.

“Kam idenë që Hashim Thaçi dhe të tjerët që janë në Hagë fatkeqësisht, e kam idenë që së shpejti do të lirohen pasi fitoi Donald Trump. Këtë e di që e kanë qëllim individë rreth presidentit Trump”, u shpreh Kokalari.

Duke folur për fitoren e Trump, Kokalari theksoi se kosovarët në Amerikë ishin më të kujdesshëm për votën e tyre.

”Shqiptarët e Kosovës kanë qenë më të kujdesshëm për të dhënë votën”, tha Kokalari në RTV21.

Gjatë këtij viti, edhe ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte folur për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se evropianët po bëjnë një punë të pisët.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z. Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, kishte deklaruar Grenelli.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here