18.7 C
Pristina
E shtunë, 9 Gusht, 2025

Kurti vendos lule te varri i Rugovës: Shënojmë gëzimin për çlirim dhe kujtesën për sakrificën

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në lagjen Velania të Prishtinës.

Kurti tha se Rugova ishte një figurë kyçe për unitetin e popullit dhe për ta bërë çështjen e Kosovës të njohur në botë.

“Duke vënë lule të freskëta te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, një kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi gjatë gjithë viteve të 90-ta dhe më pas presidentit të parë të Kosovës, pas do të vazhdojmë edhe te varri i simbolit të rezistencës, Mandeles së Shqiptarisë dhe Europës, Adem Demaçi, për të vijuar me kompleksin Adem Jashari”, tha ai.

Kurti shtoi se me këto vizita shënohet “gëzimi për çlirim” por edhe kujtesa për ata që punuan dhe sakrifikuan për Kosovën e sotme.

“Shënojmë kësisoj edhe gëzimin tonë për çlirim, por edhe kujtesën tonë për ata që punuan dhe sakrifikuan për shtetin që e ndërtojmë dhe e zhvillojmë sot”, tha Kurti për gazetarët.

Pas deklaratës, Kurti nuk pranoi pyetje të gazetarëve.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here