26.7 C
Pristina
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Sulmet në zemër po prekin edhe të rinjtë – Doktori i njohur tregon arsyet shqetësuese

Shumë qytetarë po përballen me probleme kardiake, në veçanti shqetësues është numri i pacientëve të ri në moshë

E sipas drejtorit të Kardiologjisë, Faik Shatri, për këtë po ndikojnë shumë faktor.

“Mesazhi im është i qartë: mos e neglizhoni asnjë simptomë! Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm shpëton jetë. Kardiologjia është më efikase kur intervenohet në kohë. Rritja e problemeve kardiake te të rinjtë lidhet me stilin e jetesës sedentare, stresin e lartë, duhanin, ushqimin jo të shëndetshëm dhe mungesën e aktivitetit fizik”, ka thënë Shatri në një prononcim për IndeksOnline.

Shatri gjatë bisedës tregon se cilat ndryshime do të bënte në Klinikën që udhëheq.

“Do të shtoja menjëherë një sallë të tretë të kateterizimit me ekip të plotë profesional. Kjo do të na mundësonte të përgjysmonim listën e pritjes dhe të ofronim trajtim shumë më efikas. Gjithashtu, do të forcoja sistemin informatik dhe zinxhirin e referimit për të optimizuar qarkullimin dhe trajtimin e pacientëve”, vlerëson ai.

Shatri tregon se me cilat klinika jashtë vendit kanë bashkëpunim, për rastet më të rënda.

“Bashkëpunimi me qendra ndërkombëtare si ato në Luksemburg, Itali, Gjermani dhe Bullgari është intensifikuar gjatë vitit të fundit. Janë realizuar ndërhyrje strukturore në zemër, procedura të elektrofiziologjisë dhe implantime të pajisjeve. Kemi mbajtur workshop-e të përbashkëta dhe synimi është që këto ndërhyrje të avancuara të ofrohen në të ardhmen e afërt edhe në Kosovë, në mënyrë të pavarur”, thekson ai.

I pari i kësaj klinike, po ashtu tregon planet për zgjerim të kapaciteteve apo investimeve të reja në tekonologji.

“Po. Jemi në fazën e parë të projektit për ndërtimin e sallës së tretë të kateterizimit në Prishtinë, në bashkëpunim me LuxDev, i cili ka bërë donacionin përkatës. Gjithashtu jemi në proces rinovimi të disa hapësirave të Klinikës. Është planifikuar edhe një strategji afatmesme për periudhën 2026–2030, që përfshin investime në teknologji të avancuar dhe trajnime për stafi”, përfundon ai.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here