div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-20932 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Plumbi qorr godet 62-vjeçarin në oborrin e shtëpisë në Vushtrri, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një burrë ka mbetur i plagosur nga një e shtënë me armë zjarri.

Sinjali mëson se viktima është Sh. Maxhuni, 62-vjeçar i cili ka deklaruar se rreth orës 20:25, përderisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij, ka dëgjuar një krismë dhe menjëherë ka ndjerë një goditje në këmbën e djathtë, sipër gjurit.

Ai ka treguar se nuk ka pasur probleme me askënd dhe se nuk dyshon në ndonjë person të caktuar. Deri më tani, Policia nuk ka identifikuar autorin e ngjarjes.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë, ku sipas mjekëve është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *