Futbollisti kosovar, Granit Xhaka është nominuar për ”Topin e Artë”, pas paraqitjeve fantastike që kishte sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin dhe kombëtaren zvicërane.
Ai është në list së bahsku me yjet botëror si, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicus Jr dhe Jude Bellingham.
E për këtë sukses të Granitit, në një pronocim për IndeksOnline, ka folur edhe babai i tij, Ragip Xhaka.
Ai ka thënë se Graniti për të arritur këtu bëri shumë punë dhe se ndihet krenar për këtë sukses.
”Me të vërtetë jam krenar me arritjen e dy djemve, por në veçanti me Granitin sepse askush s’ja fali meritat e tij, por me punë me sjellje arriti këtu ku është dhe atë që e kom bë për të si prind, ma ktheu shumëfishë dhe me bëri krenar jo verem mua si prind por besoj të gjithë shqiptarët. Të jam i sinqertë nuk di as vetë ta përshkruaj ndenjen time dhe jam shumë i emocionuar kur djali e bon tërë familjen krenar, edhe sikur mos të ishte djali im prapë e kisha ndie veten krenar.”, ka deklaruar Ragip Xhaka