4.7 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Ademi: Përjashtimi i Zhegrovës, Muslijës dhe Muriq është vendim i trajnerit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur sot rreth përjashtimit nga grumbullimi të kombëtares të futbollistëve, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, dhe portierit Arjanet Muriq.

Kjo ka ndodhur një ditë pasi “Dardanët” pësuan 0:3 nga Rumania në “Fadil Vokrri”.

Dyshohet se ata ishin kapur duke qëndruar deri në orët e mëngjesit në klubet e natës.

Lidhur me këtë zhvillim, Ademi tha se ky vendim është i selektorit Foda.

“Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës”, ka thënë Ademi për Top Channel.

“Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”.

Kreu i FFK-së, insistoi “kombëtarja është e të gjithëve dhe shkon përtej Federatës”.

“Nuk më intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa”, tha Ademi.

Dje, kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 0:4 ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë në Nations League.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here