Numërohen 87% e vendvotimeve, LVV ruan epërsinë në nivel vendi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet më të fundit preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku pas numërimit të 2,174 nga 2,498 vendvotime, apo 87.03% të totalit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:04, janë numëruar 620,962 vota, ndërsa renditja e subjekteve politike është kjo:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 43.68% (260,481 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.67% (129,229 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18.04% (107,593 vota)
AAK – 7.39% (44,088 vota)
Lista Serbe – 4.42% (26,364 vota)
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 0.60% (3,587 vota)
Me afro 88 për qind të vendvotimeve të numëruara, LVV mban një epërsi prej mbi 22 pikë përqindje ndaj PDK-së, ndërsa LDK vazhdon të mbetet forca e tretë politike në vend.

