Lajmi i Fundit
Nga mbi 28 mijë vota në zgjedhjet e kaluara, Fatos Geci bie ndjeshëm në renditje

Rezultatet e deritanishme të numërimit të votave tregojnë një rënie të konsiderueshme të mbështetjes për Fatos Gecin nga Lista Guxo.

Sipas të dhënave aktuale, Geci renditet i 75-ti në listën e kandidatëve për deputetë, duke u pozicionuar në mesin e emrave me më së paku vota të fituara në këto zgjedhje.

Ky rezultat paraqet një ndryshim të madh krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar, kur ai kishte siguruar mbi 28 mijë vota nga qytetarët.

Mbetet të shihet nëse numërimi i votave të mbetura do të ndikojë në renditjen e tij përfundimtare, por rezultatet e deritanishme sinjalizojnë një rënie të dukshme të përkrahjes elektorale për deputetin e Listës Guxo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *