div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-37124 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ish-deputetët që mund të mbesin jashtë Kuvendit

Numërimi i votave të subjekteve politike, por edhe të kandidatëve për deputetë, është gati në të përfunduar.

Me mbi 92% të votave të numëruara, disa nga deputetët e legjislaturës së kaluar, asaj të 10-të, nuk kanë arritur të fitojnë ulëse për Kuvendin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Janë 21 kandidatë që kanë qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas të dhënave të deritashme të KQZ-së, nuk kanë arritur të fitojnë përsëri mandatin e deputetit.

20 nga këta 21 janë: Arijeta Rexhepi, Arsim Ademi, Avdullah Klinaku, Bajram Mavriqi, Bylbyl Sokoli, Drita Pajaziti (ose Sylejman Meholli, pasi që kanë vetëm dy vota dallim deri në momentin e shkrimit të artikullit), Egzon Azemi, Ejup Ahmeti, Enver Dugolli, Fahrush Rexhepi, Fitim Haziri, Fatos Geci, Fjolla Ujkani, Ilir Qeriqi, Luan Aliu, Mimoza Shala, Mytaher Haskuka, Rozeta Hajdari, Shqipe Isufi dhe Vigan Qorrolli.

Haxhiu Avdyli që ishte pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së po ashtu nuk ka arritur të marrë votat për deputet, vetëm se kësaj radhe ai ishte kandidat me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pas formimit të Qeverisë Kurti 3, Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi dhe Mimoza Shala kishin hyrë në Kuvend, pasi u lëshuan ulëset nga kandidatët që u bën ministra.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, sipas të dhënave të deritashme, mandatin nuk kanë arritur ta rifitojnë Arbnore Salihu, Nait Hasani dhe Xhavit Haliti

Prej LDK-së, Adelina Thaqi-Meta ka pak mbi 200 vota më pak se Jeta Statovci e cila për momentin është e fundit në listë për të fituar mandatin si deputete.

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas të dhënave të KQZ-së, nuk ka arritur të fitojë ulëse në Kuvend por që pas paralajmërimit të Ardian Gjinit dhe Daut Haradinajt se nuk do të rrijnë si deputetë, Berishës i lëshohet vendit që të jetë deputet në Kuvendin e ri.

Bahrim Shabani nga Koalicioni Vakat, sipas këtyre të dhënave nuk arrin të rizgjedhet deputet. Ai kishte hyrë në Kuvend pasi që Rasim Demiri në mandatin e kaluar ishte bërë ministër.

Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës nuk pritet të jetë pjesë e Kuvendit, kjo pasi që kjo parti nuk ka arritur të fitoj ulëse fare në Kuvend.

Ergul Mazrek nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, po ashtu, sipas këtyre të dhënave nuk do jetë pjesë e Kuvendit.

Ngjashëm, Fridon Lala nuk ka arritur deri tash të sigurojë votat për deputet derisa në mandatin e kaluar ishte bërë deputet pasi që vendin ia lëshoi Elbert Krasniqi, i cili u bë ministër.

As Lazar Raduloviq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nuk i ka deri më tani votat e mjaftueshme për deputet. Në mandatin e kaluar, atij ulësen në Kuvend ia lëshoi Nenad Rashiq, pasi u bë ministër.

Nga radhët e Listës Serbe nuk kanë arritur të fitojnë votat për deputetë: Milan Kostiq, Nemanja Bishevaq dhe Verica Çeraniq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *