E trishtë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin fatal në Shqipëri

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një kamioni ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Kadir Behluli, 54 vjeç, shtetas nga Kosova, i cili nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Po ashtu, Klankosova ka mësuar se në aksident janë lënduar edhe djali i të ndjerit, F. Behluli, 25 vjeç, si dhe motra e tij, F.B., 58 vjeçe. Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Nga të dhënat e para mësohet se në aksident është përfshirë edhe një kamion, i drejtuar nga A. M., 50 vjeç, me patentë malazeze.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *