Vďes veterani i arsimit
Ka vdekur veterani i arsimit, Jashar Dacaj nga Irzniqi i Deçanit, shkruan GazetaDemos.
Për shumë vite, ai i shërbeu me përkushtim arsimit në shkollën e Irzniqit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë gjeneratave.
Në nder të tij do të mbahet mbledhje komemorative, në ora 12:00, në sallën e Qendrës Rinore në Deçan, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 16:00 në varrezat e fshatit Irzniq.

