E rëndë: Ky është 46-vjeçari që mbeti i vr’arë në Dragash

Sinjali mëson se Gazmend Tahirovci është personi që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një përleshjeje mes disa personave.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, viktima dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime të rënda, të cilat rezultuan fatale.

Policia është njoftuar rreth orës 23:15 për një rrahje në fshat. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë e kanë gjetur 46-vjeçarin të gjakosur dhe pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash.

Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj vrasjeje janë duke vazhduar nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *